Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-01-08, 16:12   #5
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dorėshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210

Prof. Dhimitėr Shuteriqi
"Lajmi i njė zbulimi mėse tė madh pėr kulturėn shqipe"

Disa herė nė kėtė vit , dr. Musa Ahmeti, nga Kosova, ka dhėnė lajmin e pėrmbirrallė dhe tė pėrmbigėzueshėm se ka zbuluar nė arkivat e Vatikanit njė dorėshkrim shqip tė vitit 1210. Vepra ėshtė e firmuar mė 9 mars tė atij viti nga njė Teodor Shkodrani. Ajo ka 208 fletė tė formatit 28 me 39.5 cm, pra mund tė jetė edhe mė e vėllimshme se "Meshari" i Gjon Buzukut i vitit 1555. Ky libėr i parė qė njohim shqip ka bėrė tė pohohet se, me gjuhėn e tij tė punuar, shqipja tregon se ka qenė lėvruar kohė mė parė. Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit ėshtė 345 vjet mė i moēėm se libri i Buzukut. Ca mė shumė ai ėshtė 74 vjet mė i moēėm se lajmi i parė qė ka qenė dhėnė mbi ekzistencėn e gjuhės sė shqiptarėve, si gjuhė mė vete. Emri i Teodor Shkodranit, i vitit 1210, ėshtė i njohur sado rrallė tek ne, se shkruante nė periudhėn kur ai bėnte dhe punėn pėr shqipen, si njė autor i ditshėm. Aty nga vitet '30, Faik Konica nisi tė shkruante njė vepėr anglisht mbi Shqipėrinė "kopsht shkėmb" (rockengard) i Ballkanit, vepėr qė mbeti e pakryer dhe qė u botua pas Luftės sė Dytė Botėrore nga miqtė e tij nė SHBA. Duke u mbėshtetur tek dėshmia latinishte e francezit Gulielm Adami, njohur zakonisht si "Brocardus Monacus", Konica qė u mor shpesh me tė kaluarėn e shkrimit tė shqipes dhe tė letėrsisė shqiptare, nė veprėn e tij postume, bėri supozimin se shqipja qė, sipas dėshmisė sė pėrmendur, ka libra tė sajat mė 1332-nė, shkruar me alfabetin latin, duhet tė jetė shkruar, p.sh., e pakta qė nga viti 1272, kur Karli I Anzhu i Napolit e shpalli veten "Rex Albaniae", por edhe mė herėt, ndoshta qė nga fundi i shek.XI e gjer nė fund tė shek. XII, kur normandėt zbritėn nė Shqipėri pėr tė sulmuar bizantinėt qė mbanin vendin. Ne, duke u mbėshtetur nė latinistė tė zotė, si prof. Sotir Papakristo dhe Stefan Prifti, kemi pranuar se shqipja kishte qenė shkruar e pakta qė nga shekulli XIII( nė historinė e letėrsisė shqipe" pėr shkollat e mesme, qė u botua me 1955-n). Mė tej kemi supozuar se periudha e shtetit tė parė tė Arbrit, ajo e viteve 1190-1216, mund tė ishte koha e fillimeve tė shkrimit tė shqipes. Ėshtė njė ēast nga mė tė rėndėsishmit e jetės sė hershme tė popullit tonė. , kur katolicizmi dhe ortodoksia ishin nė ndeshje tė ashpėr me herezinė, qė kishte pushtuar Ballkanin dhe Shqipėrinė vetė dhe njė pjesė tė mirė tė Perėndimit, qė nga brigjet e Atlantikut nė Francė dhe qė e luftonte papa Inocent III. Ky papė u mor vesh edhe me Arkondin Dhimitėr, qė ishte nė krye tė Arbrit, pas vitit 1208, pėr t'i dėrguar kėtij njė prelat nga Durrėsi, qė tė pėrforcohej feja nė Arbėr. Por Dhimitri guxoi tė prishet me papėn. Tani, zbulimi mė i madh i dr. Ahmetit, na bėn tė themi, bashkė me Konicėn, se shqipja ka nisur tė shkruhet edhe pėrpara vitit 1210, posa kėtė vit njė Teodor Shkodrani na ka lėnė njė vepėr nė gjuhėn shqipe, nė tė cilėn ai merret me ēėshtje tė teologjisė, filozofisė dhe historisė. ( Me sa duket, me kronikėn e qyteteve shqiptare tė kohės). Aleks Buda i kėrkonte origjinat e shtetit shqiptar qė nga mesi i shekullit XI, kur njihet me emėr njė zot i njė qyteti alban nė Shqipėri tė Veriut, si dhe emri i peshkopit tė peshkopatės, qė e ka qendrėn nė atė qytet. Pėr t'iu vėnė punės sė kėrkimit tė ndonjė dokumenti shqip me rėndėsi, dr.Ahmeti u nis nga botimi i Eqerem Ēabejt, tė cilit arbėreshi i Italisė, Nilo Borxhja, qė ėshtė marrė me kėrkimin dhe botimin e fragmenteve tė moēme tė shqipes sė shkruar, i kishte thėnė filologut tonė tė madh se kishte rėnė nė gjurmė tė njė vepre shqip pėrpara Buzukut. Dr. Musa Ahmeti, si edhe Ēabej e tė tjerė, ka pasur parasysh dėshminė e Adamit, tė vitit 1332. Dhe, me durim shumė tė madh e me guxim, i ėshtė vėnė punės pėr tė zbuluar diēka me rėndėsi tė madhe pėrpara librit shqip tė vitit 1555, duke korrur njė sukses qė nuk ka ēmim dhe qė e nderon fort. Dorėshkrimin e Teodor Shkodranit tė vitit 1210 ai e gjeti nė arkivin e Vatikanit, ku nuk ishte sinjalizuar nė mėnyrė tė mjaftueshme apo evidente. Nuk ka lajm mė tė gėzueshėm qė na jep, nuk ka nder mė tė madh qė ai i bėn kulturės nė gjuhėn shqipe. I lumtė! Bota shqiptare pret me ankth qė ai tė botojė veprėn shkodrane qė, pėr sė shpejti, pasi ka punuar pėr ta gatitur pėr shtyp qė nga viti 1998, kur pati fatin e bardhė ta zbulonte.

Prof. Nasho Jorgaqi
"Tė besojmė se dorėshkrimi nuk ėshtė mistifikim"

Duam tė besojmė se emri i Teodor Shkodranit dhe dorėshkrimit tė tij qė kanė hyrė kėto ditė nė qarkullim mediatik, ndonėse ende janė larg shqyrtimit dhe gjykimit shkencor, tė mos jenė mistifikime, por njė realitet i gjallė dhe i prekshėm. Kush ėshtė interesuar pėr historinė e shqipes sė shkruar, e ka pritur njė zbulim tė tillė, sado jo tė kėtyre pėrmasave. Mė optimistėt e kanė konsideruar vetėm ēėshtje kohe. Hamendjet dhe gjurmimet periferike tė F.Konicės, N.Joklit, M.Shuflajt, , por edhe tė Dh.Shuteriqit, E.Ēabejt, a ndonjė tjetri kanė qenė sinjale shprese dhe besimi pėr brezat e rinj tė hulumtuesve dhe tė studiuesve. Ata tė ēonin te mendimi se shqipja duhej tė jetė shkruar pėrtej shek. XV, nė periudhėn paraturke. Zbulimi i dorėshkrimit tė Teodor Shkodranit, i vitit 1210, me sa duket, jo vetėm e vėrteton dhe e konkretizon, por edhe tejkalon ēdolloj parashikimi. I shtyn kufijtė kohorė tė shqipes sė shkruar, jo me dekada, por me shekuj, plot 345 vite mė pėrtej. Dhe nė kėtė rast ėshtė fjala jo pėr njė dokument tė ēfarėdoshėm, por pėr njė vepėr tė plotė e solide prej qindra faqesh. Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit, nga tė gjitha pikėpamjet qė t'i qasesh, paraqet interes tė jashtėzakonshėm. Mjafton tė mendosh se gjuha jonė amtare del e shkruar, hė pėr hė, qysh nga fundi i mesjetės. Kjo lashtėsi e re e shqipes sė shkruar sjell doemos pėrmasa dhe motive serioze pėr njė konceptim dhe ridimensionim tė vlerave tė letėrsisė shqipe e sidomos tė letėrsisė sė vjetėr. Njė vepėr si kjo, e fillimit tė shekullit XIII, na bėn paraprakisht tė shprehemi se, nė kushtet kur latinishtja kish prioritetin gati absolut, si gjuhė kulture, gjuha shqipe merrte kėtė funksion nė raste tė caktuara pėr bartėsit dhe pėrdoruesit e saj. Sepse, siē dihet, gjuha shqipe, si tė gjitha gjuhėt popullore, pėrfshi dhe italishten nė mesjetė e deri vonė, kryente funksione thjesht komunikimi dhe pėrdorimi privat. Por, ndėrkaq, nė gjuhėt popullore ėshtė lėvruar edhe njė letėrsi e tėrė fetare didaktike, diturake, historike, etj., tė cilėn e dėshmon mė sė miri letėrsia italiane e mesjetės. Nė gjuhėn amtare, siē e dėshmon dorėshkrimi i T.Shkodranit, kanė shkruar vepra fetare-diturake edhe autorė shqiptarė. Kuvendet katolike tė Shqipėrisė sė Veriut, me qendėr Shkodrėn, ishin vatra tė kėsaj veprimtarie kulturore. Pikėrisht nė shekullin e XIII, nė kėto kuvende kishin filluar tė punonin priftėrinj tė urdhrave benediktine dhe franēeskanė. Njė nga kėta, mesa duket ka qenė edhe Teodor Shkodrani. Vepra e tij e zbuluar ėshtė bashkėmoshatare e veprave qė shkruheshin aso kohe nė Itali nė gjuhėn popullore. Nga mė pėrfaqėsuesit paraqitet "Cronica" e Salimben Adamit (1221-1287). Jemi nė mbarim tė mesjetės dhe nė fillim tė kohės sė re, njė shekull pėrpara se tė shfaqej Dante Aligeri. Madje Teodor Shkodrani e kryen veprėn e tij, mė 1210-n, plot njė shekull mė parė se Dantja tė mbaronte Purgatorin (1310). Lėnda e dorėshkrimit tė T.Shkodranit, me njė pėrmbajtje teologjike, filozofike dhe historike, ashtu siē na dėshmon zbuluesi ėshtė njė tregues tjetėr i rėndėsishėm qė paraqet vepra. Ajo na bėn tė mendojmė se vetėm njė gjuhė e lėvruar, e aftė dhe e pasur, mund tė trajtonte dhe tė pasqyronte tema dhe argumente aq abstrakte. Me sa duket, dorėshkrimi i Teodor Shkodranit vjen tė na e vėrtetojė kėtė realitet tė gėzueshėm. Mė aftėsi tė tilla pasqyruese e trajtuese, gjuha shqipe vihet nė njė plan dhe nivel evropian. Duam tė besojmė se jemi para njė feste tė kulturės shqiptare. Po bėhemi dėshmitarė tė njė momenti historik, kur nga thellėsitė e shekujve tė mesjetės po del nė dritė njė nga majat e ajsbergut tė qytetėrimit tonė tė lashtė.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė