Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-04-08, 21:25   #1
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shteti dardan 2400 vjet mė parė

Organizimi i mbretėrisė dardane para dhe gjatė sundimit tė mbretit Longar


Shteti dardan 2400 vjet mė parė


Luan PERZHITA

Kultura ilire ėshtė formuar nė kėtė truall nė bazė tė kulturave mė tė vjetra parailire. Gjatė kėsaj periudhe nė Ballkanin Qendror, nė Dardani, ėshtė krijuar njė njėsi etnografike qė ka karakteristikat e veta kulturore. Mbretėria dardane shtrihej nė territorin e sotėm tė Kosovės dhe tė Maqedonisė Veriperėndimore, nė Serbinė Jugore dhe njė pjesė tė Sanxhakut. Dardanėt, ashtu si dhe ilirėt e tjerė u bashkuan 2400 vjet mė parė nė mbretėrinė e tyre. Studimet mbi etnosin ilir dhe origjinės sė tyre kanė treguar se, kultura ilire ėshtė formuar nė kėtė truall nė bazė tė kulturave mė tė vjetra tė epokės sė Bronzit. Dardanėt ilirė qė jetuan nė truallin e Kosovės sė sotme janė pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė grupeve etnike qė e populluan kėtė pjesė tė Evropės qysh nga fundi i Neolitit. Grekėt i quajnė ilirė ata popuj tė cilėt jetojnė mbi Maqedoninė dhe Thrakinė prej kufirit tė Kaonėve dhe Tesprotėve deri te lumi Istros (Danubi).

Fisi ilir dardan

Njė ndėr shtatėdhjetė fiset ilire, qė banonin nė njė trevė tė gjerė, ku zemrėn e trojeve tė tyre e pėrbėnte Kosova e sotme, ishin dardanėt. Herodoti nė veprėn e tij “Historia”, tė cilėn e shkroi nė mesin e shekullit V para Krishtit, shkruan: Nga tokat e ilirėve, duke rrjedhur nė drejtim tė veriut, lumi Agri mbasi futet nė tokat e tribalėve derdhet nė lumin Brong, kurse Brongu nė Istėr. Ndėrsa Straboni, gjeograf i njohur i shekullit I para Krishtit, i cili pėrshkruan gjendjen etnike tė Ballkanit antik nėnvizon: -....nga ana e Adriatikut janė fiset ilire, ndėrsa nga ana e Pontit fiset thrake; nė kufi me Thesalinė ėshtė Rodopi, mal shumė i lartė pas Hemit, dhe nga ana tjetėr, nė veri, viset ilire, d.m.th vendi i autoriatėve dhe dardanėve. Mbėshtetur nė lidhjet etno-kulturore tė kėtij rajoni, fisi ilir dardan mendohet se ėshtė pėrhapur nė kufijtė qė mund tė ndiqen nė veri tė Novi Pazarit, Nishit, nė tė gjithė Kosovėn, Maqedoninė Veriore si dhe nė rrethet Kukės dhe Tropojė tė Shqipėrisė Verilindore.

Dardanėt para mbretit Longar

Historia e shtetit dardan nuk njihet qė nė fillimet e tij, pasi mungojnė tė dhėnat nga burimet e autorėve antikė. Shteti dardan shfaqet nė histori nė shekullin IV para Krishtit, pra 2400 vjet mė parė, kur maqedonėt sulmuan shtetin ilir. Nė dokumentacionin historik tė kohės qė ėshtė e lidhur me vitin 344 para Krishtit, nuk pėrmendet emri i mbretit tė dardanėve. Mė pas, gjatė shekullit III para Krishtit, Dardania shfaqet nė skenėn politike si shtet i organizuar mirė me njė forcė tė fuqishme ushtarake. Kjo vėrehet qartė nė ndihmėn ushtarake qė ata i ofrojnė Maqedonisė, tė cilėt nė kėtė kohė ishin nė luftė mes fiseve barbare kelte. Nė kėtė kontekst kėto ngjarje janė tė evidentuara nga Justini, i cili shkruan:- ... vetė mbreti i Maqedonisė, Ptolemeu, e priti i shkujdesur lajmin e afrimit tė galėve. Ai u soll me pėrbuzje ndaj propozimit tė dardanėve, tė cilėt i ēuan fjalė me anė tė delegatėve, se mund t’i jepnin 20 mijė luftėtarė nė ndihmė. Nė mėnyrė fyese ai u tha se kjo ėshtė punė e Maqedonisė: Maqedonėt qė nėnshtruan tė gjithė Lindjen nuk kanė nevojė pėr dardanėt pėr tė mbrojtur kufijtė e tyre. Kur i thanė kėto fjalė mbretit tė dardanėve, ai u pėrgjigj se sė shpejti mbretėria e lavdishme maqedone do tė bjerė nga papjekuria e njė tė riu. Historianėt antikė nuk thonė se cili ishte mbreti dardan qė i propozoi Ptolemeut aleancėn kundėr galėve dhe as arsyen e vėrtetė politike tė refuzimit tė saj. Po ashtu, historianėt nuk pėrmendin emrat e mbretėrve dardanė edhe nė ngjarjet e mėvonshme historike, periudhė kjo kur Dardania del nė skenė politike si njė fuqi kėrcėnuese pėr Maqedoninė. Sė bashku me mbretėrinė ilire tė Agronit, mbretėria dardane po rritej dhe forcohej shumė nė krahasim me mbretėritė e tjera qė ishin nė atė kohė nė Ballkanin e sotėm. Ne nuk dimė ende emrin e mbretit qė udhėhoqi nė kėtė kohė kur disa ngjarje na tregojnė se mbretėria dardane luante njė rol mjaftė tė rėndėsishėm nė Ballkan.

Pozita gjeografike

Falė pozitės sė rėndėsishme, nė komunikacionin antik tė Ballkanit, pasurive minerare, si nė ar, argjend, hekur, zhvillimit tė bujqėsisė, blegtorisė etj., mbretėria dardane menjėherė filloi tė luajė njė rol shumė specifik nė ngjarjet qė zhvilloheshin nė atė kohė nė botėn e lashtė. Gėrmimet arkeologjike dhe burimet historike dėshmojnė se dardanėt nė kohėn historike formuan shtetin e tyre dhe arritėn njė zhvillim tė dukshėm ekonomik dhe shoqėror. Kryeqyteti i mbretėrisė dardane ishte Domastioni, i cili nė kėtė kohė kishte monedhėn e tij me emrin e qytetit. Nė simbolet e monedhės janė pėrdorur ēekani i minatorit, qė dėshmon se qyteti ishte qendėr e njė treve me minerale argjendi. I ndodhur pranė minierės sė argjendit, nė tokat e dyestėve, ky qytet u krijua si njė qendėr zejtarėsh e organizuar politikisht nė shembullin e qyteteve tė kohės. Argjendi dardan ishte njė nga burimet kryesore tė veprimtarisė monetare, i cili kishte pushtuar tregjet nė qytetet si Apollonia, Dyrrahu nė shekujt IV-I para Kr. Kaq e rėndėsishme ishte ky aktivitet sa Plini, njė historian antik, thotė se: ....rrathė ari qė vinin nga Dardania dhe prandaj quheshin dardanė.


__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante