Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-11-12, 10:34   #5
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ramushi me shokė tė pafajshėm

Hagė: Haradinaj i pafajshėm, Balaj i pafajshėm, Brahimaj i pafajshėm
Gjykata Ndėrkombėtare pėr Krime Lufte nė ish-Jugosllavi ka liruar nga tė gjitha akuzat ish-luftėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Vendimi i rigjykimit tė pjesshėm qė zhvillohej me akuzėn pėr “vrasje, torturė dhe trajtim mizor, si krime qė bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftės” u lexua nga gjykatėsi i rastit, Bakone Justice Moloto.
Rigjykimi i pjesshėm ndaj ish-komandantit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės pėr zonėn operative tė Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkėluftėtarėve tė tij, Brahimaj dhe Balaj, kishte nisur nė korrik tė 2010-ės.
Treshja akuzohej pėr “trajtim mizor, torturimin dhe vrasjen e tė burgosurve” nė atė qė quhet kampi ushtarak i Jabllanicės nė periudhėn 1 mars - 30 shtator tė 1998-ės.

Lahi Brahimaj, Idriz Balaj dhe Ramush HaradinajxLahi Brahimaj, Idriz Balaj dhe Ramush Haradinaj
​​Nė vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj u patėn liruar nga tė gjitha akuzat pėr krime lufte dhe krime kundėr njerėzimit, ndėrsa i akuzuari i tretė, Brahimaj qe dėnuar me gjashtė vite heqje lirie pėr “trajtim mizor dhe torturimin” e tė burgosurve tė UĒK-sė.
Rigjykimi qė nisi mė se dy vite mė parė, pat ardhur si kėrkesė e prokurorisė sė Tribunalit tė Hagės pėr t’i dėgjuar dėshmitė shtesė tė dy dėshmitarėve “tė rendėsishėm”.
Ish-kryeministri Haradinaj dhe dy bashkėluftėtarėt e tij tė dikurshėm pritet tė kthehen nė Kosovė brenda ditėve tė ardhshme.
Pavarėsisht mosangazhimit tė tij politik gjatė kohės sa zhvillohej rigjykimi i pjesshėm, Haradinaj ka mbetur kryetar i partisė opozitare Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, drejtimin e sė cilės pritet ta vazhdojė pas kthimit nė Prishtinė.
Vendimi i Tribunalit tė Hagės nė rastin Haradinaj e tė tjerėt vjen rreth dy javė pasi kjo gjykatė hodhi poshtė vendimin e shkallės sė parė pėr dy ish-gjeneralėt kroat, Ante Gotovina dhe Mladen Markaē.
Sipas vendimit nė fjalė, tė dy gjeneralėt ishin dėnuar me 24 dhe 18 vite heqje lirie pėr shkak tė bashkėpunimit gjatė operacionit “Stuhia” tė kryer nė verėn e vitit 1995 nė Krajinė tė Kroacisė.
___________________________________
http://www.evropaelire.org/content/h.../24783571.html
______________________________________________
Pas lirimit te 2 gjeneraleve kroate, dhe 3 gjeneraleve te shtetit te fuqishem te Kosoves, OKB-ja, permes Instances juridike te saj ne Hage, i zbuloi me ne fund kush jane autoret e krimeve kunder njerezimit dhe gjenocideve te perseritura ne hapsiren ish-jugosllave : ata jane serbe. Keto vendime te drejta te kesaj gjykate, jau perlyen faqen me balte do matrapazave qe kane mbeshtetur ne vazhdimesi kriminelet e shumadise, e kane kethyer kriminelin ne viktime e viktimen ne kriminel, i kane rivarros per te dhjeten here viktimat, e me ne fund do ta varrosin veteveten. Miqet e milloshit e te daēiēit kane aresye te shqetesohen.
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė