Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-11-12, 15:39   #13
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK bėri luftė tė drejtė

Deklarata e Ben Emmerson nė emėr tė ekipit mbrojtės tė Ramush Haradinajt
Mė nė fund, pas shtatė viteve tė gjata, dhe dy gjykimeve tė gjata, kjo Gjykatė ka sjellur drejtėsi pėr Ramush Haradinajn dhe pėr popullin e Kosovės.
Zoti Haradinaj ka kėrkuar nga unė qė t’u falemnderohem tė gjithė atyre nė Kosovė, si dhe bashkėsine e gjerė ndėrkombėtare qė nė mėnyrė solide qėndruan me tė gjatė gjithė kėsaj pėrvoje tė hidhur.
Ai ka kėrkuar nga unė qė tė them se ai do tė kthehet nė Kosovė kėtė mbrėmje, dhe me pėlqimin e popullit, shumė shpejt do ta rikthejė pozitėn e merituar si lider politik i vendit, duke e udhėhequr qeverinė e cila i pėrfaqėson tė gjithė qytetarėt e Kosovės, pavarėsisht se cilėn gjuhė e flasin, pavarėsisht se nga vijnė, dhe pavarėsisht pėrkatėsisė sė tyre kombėtare. Ka ardhur koha pėr pajtim.
Ai ka kėrkuar nga unė qė tė them se si lider i Kosovės sė lirė ai do ta luftojė korrupsionin kudo qė gjindet, dhe do tė merret me tė me vendosmėri. Ai do tė garantojė tė drejta pėr tė gjitha minoritetet, dhe do tė sigurojė pjesėmarrjen e plotė politike pėr tė gjithė serbėt e Kosovės.
Mbi tė gjitha, ai do t’i rimarrė detyrat qė ia ka ndėrprerė kjo ndjekje penale e keqgjykuar, duke e udhėhequr vendin drejt fazės tjetėr tė kėtij rrugėtimi tė gjatė drejt pavarėsisė dhe sovranitetit tė plotė.
Me mbėshtetjen e bashkėsisė ndėrkombėtare, dhe me pėlqimin e popullit, ai do ta pėrfundojė punėn qė e ka filluar kur u bė Kryeministėr nė vitin 2004 duke sjellur Shtetėsi tė plotė pėr njė Kosovė tė pavarur.
Me kėtė udhėheqje, Kosova shumė shpejt do ta merr vendin e merituar nė mesin e bashkėsive tė kombėve, dhe do ta fitojė ulėsen e vet nė Kombet e Bashkuara.
Kėrkoj falje nėse konstatoj atė qė ėshtė mė se e qartė nė kėtė moment. Ky verdikt qė vjen pas njėrit prej proceseve mė tė gjata e mė raskapitėse penale qė ndonjėherė janė zhvilluar nė historinė e ligjit penal ndėrkombėtar, ėshtė shfajėsim i plotė i pafajėsisė sė Zotit Haradinaj. Ai dėshmon pėrtej dyshimit mė tė vogėl tė mundshėm se ai ka qenė hero i luftės dhe jo kriminel i luftės.
Ka ardhur koha qė armiqtė e Kosovės sė lirė ta pranojnė verdiktin e historisė. Ky gjykim duhet t’i heshtė, njėherė e pėrgjithmonė, tė gjithė ata zyrtarė tė lartė qė janė nė maje tė udhėheqėsisė mė tė lartė tė qeverisė nė Beograd tė cilėt kanė nxjerrė gėnjeshtra lidhur me kėtė rast, madje edhe nė ditėt kur po afrohej gjykimi.
Zoti Haradinaj ėshtė sjellur si burrė shteti gjatė gjithė kėtyre proceseve, qė kur ka marrė pozitėn e kryeministrit, nė mars tė vitit 2005, dhe u shfaq vullnetarisht pėr t’iu pėrgjigjur Hagės pėr tė gjitha kėto akuza. Si burrė shteti, ai nuk do tė dėshironte qė unė ta akuzoja udhėheqėsinė aktuale nė Beograd se qėllimisht po gėnjejnė nė lidhje me tė, dhe nė lidhje me kėtė rast, nė mėnyrė qė ta mashtroj publikun. Por si avokat i tij, mund tė them pa ēfarėdo dykuptimėsie tė mundshme se zyrtarėt e lartė kanė kaluar javėn e fundit duke nxjerrė deklarata pėr tė cilat dijnė se nuk janė tė vėrteta.
Dje pasdite, Prokurori aktual Serge Brammertz ka qenė i detyruar tė intervenojė pėr t’i dhėnė fund kėsaj kampanje tė ndotur e tė pandershme duke e bėrė tė qartė se deklaratat zyrtare ngra prokurori pėr Krime tė Luftės nė Beograd nė lidhje me frikėsimin dhe vrasjen e dėhsmitarėve thjesht nuk ishin tė vėrteta.
Dhoma e Gjykatės u kthye mbrapa nė kėtė rast pėr tė siguruar se prokuroia ishte nė gjendje t’i thėrrasė tė gjithė dėshmitarėt qė ajo dėshironte. Nuk ėshtė fare i vėrtetė pretendimi se ka pasur vrasje tė dėshmitarėve.
Vetė prokuroria konfirmon se as edhe njė dėshmitar apo dėshmitar potencial nuk ėshtė vrarė.
Dhe Tribunali ka theksuar shumė herė se asnjėherė nuk ka pasur asnjė provė qė sugjeron se Zoti Haradinaj ka qenė i pėrfshirė nė ndonjė mėnyrė, nė ndonjė formė tė frikėsimit tė dėshmitarėve.
Ata qė e pėrsėrisin kėtė pretendim, atė e pėrdorin thjesht si mjet pėr ta sulmuar Tribunalin, apo pėr ta sulmuar Zotin Haradinaj, dhe pėr ta fshehur tė vėrtetėn.
Ka ardhur koha qė kėto gėnjeshtra tė ndalen. Le tė jetė ky gjykim paralajmėrim pėr tė gjithė ata qė qėllimisht e kanė ēorientuar publikun nė kėtė mėnyrė. Loja mbaroi. Pėrfundoi.
Bota tani e di atė qė populli i Kosovės e ka ditur pėr shtatė vjet me rradhė.
Qė kurrė nuk ėshtė dashur tė ngritej kjo padi. Qė kurrė nuk ėshtė dashur tė ngriten kėto akuza.
Njeriu qė ka bėrė njė luftė tė ndershme pėr ēlirimin kombėtar kurrė nuk ėshtė dashur tė gjykohej, duke u ulur nė karriga tė njėjta sikurse kasapėt e Beogradit.
Madje vetėm sugjerimi se ka pasur ndonjė lloj barazvlere ndėrmjet politikave gjenocidale tė regjimit tė Millosheviqit dhe rezistencės sė ushtrisė popullore qė kėrkonte ēlirim dhe vetėvendosje pėr popullin e Kosovės, ka qenė njė shtrembėrim qė nga fillimi.
Kjo ishte barazvlerė e vendosjes sė udhėheqėve tė rezistencės Franceze nė Nuremberg pranė bandave tė Rajhut tė Tretė tė Hitlerit.
Ėshtė njė individ nė veēanti qė duhet tė japė pėrgjigje pėr kėtė dhe ajo ėshtė ish prokurorja Karla del Ponte.
Natyrisht qė do tė ketė njė analizė tė gjatė rreth asaj se si dhe pse del Ponte ka ngritur kėto akuza pėrkundėr kėshillave tė avokatėve tė saj tė lartė tė cilėt i patėn thėnė nė atė kohė se nuk kishtė ndonjė provė tė qėndrueshme qė sugjeronte se Zoti Haradinaj ishte kriminel lufte.
Shumė herė i kishin thėnė britanikėt dhe amerikanėt si dhe tė tjerėt se kėtė e kishte gabim tė keq. Por ajo ishte e vendosur tė vazhdonte tutje pėrkundėr provave.
Tani do tė parashtrohen pyetje rreth asaj se si dhe pse ajo lejoi qė zyra e saj tė pėrdorej si mjet pėr akuza tė rrejshme qė ishin bėrė nga vetė ata zyrtarė tė Beogradit qė fabrikonin kampanja tė spastrimit etnik kundėr popullatės shqiptare shumicė tė Kosovės.
Do tė parashtrohen pyetje se si – madje edhe gjatė kėtij rygjikimi – Prokuroria ia lejoi vetes tė shfrytėzohej nga Beogradi qė tė sillej njė dėshmitar kyē qė u dėshmua se e kishte fabrikuar tė gjithė dėshminė e tij. Kėtu natyrisht i referohem dėshmitarit famėkeq 81.
Prova qė ky dėshmitar e kishte sajuar dėshminė e tij qė nga fillimi e deri nė fund ishte aq e qartė saqė vetė Prokuroria pranoi se Beogradi i kishte dorėzuar njė dėshmitar tė rrejshėm. Edhe njėherė.
Por kėto janė pyetje pėr njė ditė tjetėr. Sot ėshtė dita pėr tė festuar faktin se drejtėsia mė nė fund u arrit, dhe u pa qė u arrit.
Pėr sot, krejt ajo qė kėrkohet ėshtė qė Karla del Ponte t’i kėrkojė falje publike Ramush Haradinajt dhe popullit tė Kosovės.
Nėse ajo ka njė pikė nderi, ajo do tė kėrkojė falje pėr akuzimin e njė kryeministri nė detyrė, njė njeriu me guxim e dinjitet tė jashtėzakonshėm, njė lideri i cili u mbėshtet nga Kombet e Bashkuara, i cili u mbėshtet nga bashkėsia ndėrkombėtare, dhe i cili u mbėshtet nga populli i Kosovės si fuqi pėr bashkim.
Ajo sot duhet tė kėrkojė falje pėr pėrgjegjėsinė e saj tė plotė pėr vendimin e lėshimit tė Aktakuzės pa ndonjė provė tė qėndrueshme qė do ta arsyetonte vendimin e saj, dhe pėrkundėr kėshillave tė avokatėve tė lartė tė zyres sė saj. Ajo duhet tė kėrkojė falje pėr abuzimin e pozitės sė saj nė kėtė mėnyrė.
Ajo duhet ta ketė ditur se vendimi i saj pėr akuzimin e Ramushit u ka shėrbyer interesave politike tė nacionalistėve ekstremistė nė Serbi, duke e privuar Kosovėn nga lideri i saj politik mė efikas gjatė kėtij procesi vendimtar tė tranzicionit drejt pavarėsisė.
Le tė kėrkojė falje tė paktėn pėr kėtė. Pra, e pėrsėris: Madam Del Ponte – duhet t’i kėrkosh falje Ramushit, tė gjithė kosovarėve, pėr gabimet tua trashanike tė gjykimit tė kėtij rasti.
Pėr t’iu kthyer ēėshtjeve mė tė kėndshme, Zoti Haradinaj mė ka kėrkuar qė nė kėtė rast t’u uroj tė gjithė shqiptarėve 100 vjetorin e pavarėsisė kėtė javė. Kjo ka qenė njė ditė e veēantė e flamurit, nė njė javė shumė tė veēantė. Dhe ai pret qė ta sjellė pavarėsinė e njėjtė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.
Nė fund, si avokat i Zotit Haradinaj, dhe si mik i tij, a mund tė them vetėm njė gjė duke iu pėrgjigjur fjalėve tė Ramushit?
Vetėm dėshiroj tė kėrkoj nga tė gjithė qytetarėt e Kosovės, nga tė gjitha pėrkatėsitė etnike, dhe nga tė gjithė shqiptarėt anembanė botės, qė sė bashku me mua tė themi: "Me Ramushin". Unė jam me Ramushin.
Hagė, 29 nėntor 2012
____________________________
http://kosovapress.com/?cid=1,92,156431

bushtra delponte, dick muti,kouchneri,daēiēi,marnhacu...nuk mjafton te kerkojne falje : duhet te gjykohen e denohen.
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė