Shiko Postimin Tek
Vjetër 02-07-05, 11:03   #12
fisniku
 
Anëtarësuar: 24-03-04
Vendndodhja: gjermani
Postime: 290
fisniku e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Pershendetje,
I lexova disa prej shkrimeve dhe me nxiten qe edhe une te jap mendimin tim!
Mendoj qe krejt problemi eshte te "unifikimi i gjuhes" qe eshte bo ne vitet e '70 e ku dihet shume mire qe pjesa ma e madhe e popullit shqipetare qe e flasin gegnishten jan demtu!
Eshte shume leht me i kritiku tash kosovaret apo edhe pjesen tjeter te shqipetareve qe flasin gegnisht qe nuk po e flasin mire gjuhen,kur dihet shume mire qe dialekti gege ka nxan shume pak vend ne fjalorin e gjuhes se sotme shqipe.
Perderisa ekspertet e gjuhes qe merren me keto pune neper vendet e ndryshme te botes mblidhen çdo vit dhe e pasurojn gjuhen me fjale te reja dhe me regulle te reja gramatikore ekspertat tone kan ra ne gjume!
Nje shoke i imi i cili e ka studiu linguistiken ne nje prej universiteteve te Perendimit e ka marr per teme te diplomes bash kete problem, ne takimet me profesoret e Tiranes gati te gjithe i kan pohu qe ju keni mbete te demtum kur eshte bo unifikimi i gjuhes.
Per mu gjuha qe e kan fole gjysherit e mi, qe e flasin prinderit e mi eshte gjuha ma e mire ne Bote.
fisniku Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë