Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-07-05, 17:02   #9
Panopticon
 
Anėtarėsuar: 08-06-05
Postime: 236
Panopticon e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Nga "FJALOR I GJUHES SE SOTME SHQIPE" (hartuar nga: A. Kostallari, J. Thomaj, Xh. Lloshi, M. Samara, J. Kola, P. Daka, P. Haxhillazi, H. Shehu, F. Leka, E. Lafe, K. Sima, Th. Feka, B. Keta, A. Hidi; Prishtine, 1981)

ROB, ~I m. sh. ~ ER, ~ERIT. 1. hist. Ai qe nuk kishte fare mjete prodhimi, qe nuk kishte asnje te drejte dhe qe ishte prone e plote e nje pronari, i cili e detyronte te punonte ne kushte shume te renda e mund ta shiste a ta vriste. Skllavopronaret dhe roberit. Kryengritjet e roberve. Tregtia (shitja, blerja, vrasja) e roberve. Shitej (blihej) si rob.
2. hist. Skllavi i tokes, bujkerob. Roberit e tokes. Bujq rober.
3. Ai qe zihet i gjalle ne lufte nga kundershtari. Rob lufte. U zu (ra) rob. E mbajten rob. (...)

ROD, ~I m. sh. ~ E, ~ET krahin. 1. Gjini; fis. Rod i mire (i keq). Vajze rodi. Dere rodi. E ka per rod. Rod pas rodi. Rod i shqiptarit.
2. Lloj, fare. Rod misri. Rod gjarperi.


Te nderuar, besoj qe kjo teme eshte vetem se e konsumuar nga te gjithe te interesuarit, nga fakti se eshte diskuruar mjafte.

Eshte e vertete se sllavet i perdorin keto dy fjale, porse NUK ESHTE DESHMUAR ketu ne forum (e as qe mund te deshmohet) se keto dy fjale kane origjine sllave, e rrjedhimisht nuk eshte deshmuar se shqiptaret i kane huazuar keto dy fjale nga sllavet.

Prandaj, meqenese keto dy fjale gjenden ne FJALOR I GJUHES SE SOTME SHQIPE, i perpiluar nga gjuhetaret kompetent shqiptar, dhe se per te njejtat fjale nuk ka ndonje verejtje se jane neologjizma (e aq me pak barbarizma), apriori keto dy fjale konceptohen si fjale te pastra shqipe.

Nese ka dikush argumente (ama shkencore, e jo dokrra sllave), le ta argumentoje te kunderten.

Juaji,

Panopticon.

P.S. Injornaca jone per gjuhen nuk duhet te na shpieje ne lajthitje.
Panopticon Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė