Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-10-05, 22:36   #4
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ligjerimi fetar dhe gjuha Shqipe

Nga Prof: Shaban Sinani


Ligjerimi fetar, megjithese eshte me i hershmi dhe vete burimi i shqipes se shkruar, eshte nje prej stileve te ligjerimit gjuhesor qe ka trasheguar dhe vazhdon te trashegoje probleme te mprehta, qe ngadalesojne zhvillimin e tij si nje stil i pavarur i shqipes dhe pasuri e gjuhes se gjalle.

Sa i takon terminologjise, pasiguria fillon qe me percaktimin e ketij stili ligjerimi, per te cilin ende nuk ekziston nje emertim perkufizues. Shprehja e perdorur ne kete trajtese, "ligjerim fetar", eshte shume e pergjithshme per te qene nje term. Mund te perdorej togfjaleshi "ligjerim predikues", por edhe kjo nuk ka vlere te sakte perkufizuese. Ndersa disa shprehje te tjera, si "ligjerim liturgjik", "ligjerim ungjillor", jane joperbashkuese per t'u pranuar prej vete institucioneve dhe faltoreve qe e ushtrojne kete stil ligjerimi, duke perdorur mjetet e shqipes.

Veshtiresite per te perkufizuar ligjerimin fetar nuk jane nje dukuri perjashtimore e shqipes. Te gjitha gjuhet, duke perfshire edhe gjuhet e medha, i kane kaluar me shume ngadalesi ato, ose vazhdojne t'i perjetojne edhe sot si probleme te zhvillimit gjuhesor.

Nga te gjitha veshtiresite, me e hershmja dhe e perhershmja eshte e karakterit psikologjik, jogjuhesor. Ajo ka te beje me raportin midis shkrimeve te shenjta, qe jane te lidhura me hyjnoren, dhe kompetences se kufizuar te arsyes njerezore per interpretimin e kumteve te tyre. Kjo mendesi ne thelb ka tabune. Kur dijetaret antike greke vendosen te perkthejne librin e shenjte te hebrejve, "Torah", megjithese nuk ishte ende liber i shenjte i besimit te tyre, ne "Septuaginta-n" emrin e perendise nuk e perkthyen dhe madje as e tejshkruan (transliteruan), por e lane ne formen aramaike, sikurse ishte ne gjuhen e burimit, duke e mbiquajtur "tetragram". Edhe pas perhapjes se krishterimit, emri i perendise mbeti per tre-kater shekuj nje tabu. Ne shkrimet e vjetra greke te krishterimit, deri ne shekullin e trete, nuk perdoret as "theos", as "kyrios", por tetragrami. Psikologjia e tabuse ndaj gjuhes burimore te shkrimit te shenjte shoqeroi edhe perkthimin e pare te Bibles latinisht, e cila, edhe sot e kesaj dite, pasi kane kaluar 16 shekuj, njihet me emrin "Vulgata", qe do te thote "ne gjuhen e popullit", per ta dalluar prej shkrimit te shenjte burimor. Vete "Vulgata", qe e fitoi shpejt barazine me arkitekstin, deri ne shekullin e 16-te ishte gjithashtu e paprekshme, nje tabu. Eshte psikologjia e besimit, me shume se kanonizmi kishtar, ajo qe e shpjegon kete ngurtesi. Fillimisht reforma qe shpalli Rilindja Europiane me Martin Luterin dhe me pas kunder-reforma, bene te mundur prishjen e tabuse dhe perkthimin e "Vulgata-s" ne gjuhet kombetare, duke perfshire edhe gjuhen shqipe.

E njejta sjellje psikologjike eshte vertetuar edhe ne qendrimin ndaj shkrimit te shenjte islam. Sprovat e para te perkthimit shqip te Kur'an-it shihen ne dekadat e para te shekullit te kaluar. Kjo merite i takon Hafiz Ibrahim Dalliut. Ishte, madje, nje i krishtere, Ilo Mitke Qafezezi, qe botoi fragmentet e para shqip te Kur'an-it, afro pese shekuj pas perkthimit frengjisht, duke i vene titullin "Kendim".

Qendrimi psikologjik ndalues, me shume se vete permbajtja e librave te shenjte, ka bere qe, ndryshe prej te gjitha stileve te tjera te ligjerimit te shqipes, ligjerimi fetar te zhvillohet kryesisht ose vetem ne gjuhe te huaj, duke u bere shkaku kryesor qe jo vetem shkrimet e shenjta vete, por edhe nje pjese e madhe e leksikut te praktikave predikuese, te jene deri me sot jo shqip, pa folur per terminologjine, qe del si problem kur vete ligjerimi arrin nje shkalle pjekurie zhvillimi.

Sado paradoksale te duket, ngulmimi qe shkrimet e shenjta te mos perkthehen, qe ligjerimi predikues te zhvillohet ne gjuhen e burimit, duke mos i dhene autoritet arsyes njerezore per ta sjelle ne gjuhen amtare, ne thelbin e vet eshte, ne mos ateiste, se paku para-monoteiste. Ruajtja e perjashtimesise (ekskluzivitetit) se nje gjuhe, ne emer te shenjterise se fjales hyjnore, shpreh ne thellesine e vet nje kuptim antropomorf per vete hyjnine, madje nje kuptim te kufizuar antropomorf mbi hyjnine, thelbi i te cilit eshte se "zoti ka folur ne kete gjuhe", ndersa gjuhet e tjera jane te huaja e te panjohura per te. Kjo mendesi ishte ne politeizem, kur cdo popull kishte mitologjine e vet dhe ate mitologji e quante dhurate te perendise, kurse veten "te zgjedhurin e saj". Me kalimin ne monoteizem nuk ka me libra te shenjte per nje popull te zgjedhur, por libra te shenjte per te gjithe ata qe besojne ne to. Prandaj besimet jane nderkombetare dhe jokombetare.

Shqipja e shkruar historikisht ka lindur ne formen e librave te sherbeses fetare. Ajo u themelua me ligjerimin fetar. Ne fillimet e veta ky stil ligjerimi deshmon jo vetem plotnine e shqipes per t'u dhene besimtareve ne gjuhen amtare kumtet hyjnore, por edhe nje prirje per te albanizuar, ne mund te thuhet keshtu, pjesen etnografike te shkrimeve te shenjta. Ne vepren e Jul Varibobes "Gjella e shen Merise virgjere" vajtimi per kryqezimin e Krishtit shprehet me te njejtat mjete letrare si ne vajtimet tradicionale te shqiptareve te veriut. Tek "Ceta e profetenve" Bogdani u ve emra etnografike shqiptare sibilave paralajmeruese te krishterimit: Sibila Shkodranja, Sibila Hasnjanja, Sibila e Kosoves, Sibila e Shkupit. Madje edhe gjeografine biblike ai e shqiptarizon deri ne ate shkalle sa Pashtrikun ta krahasoje me Sionin dhe pastaj kete te fundit ta permende si per krahasim. Letersia klasike shqipe, me perkthimet e saj, perben nje prej bazave te ligjerimit fetar te krishtere. Nje prirje e ngjashme rikthehet shume vone ne kete tradite, me perkthimet e Grigor Gjirokastritit, Vangjel Meksit e te Kristoforidhit, por sidomos te Fan S. Nolit, perkthime qe sollen dhe shqiperime terminologjike te sigurta, ne formen e fjalekrijimit ose te kalkimit, si: "pesedhjetore" per "pendikosti", "mbremjesore", "lutjesore", "zbritesore", "zeri terthor", "kryeprift" etj.

Nje prej veshtiresive themelore qe pengojne zhvillimin e nje stili te plote te ligjerimit fetar eshte me sa duket edhe fakti qe, ne kohen e pergatitjes dhe mbajtjes se kongresit te drejtshkrimit, ky ligjerim perfytyrohej i vdekur dhe ne studime nuk ka ndonje qendrim te qarte shkencor per te. Po edhe sikur ne kete kongres te kishte pasur nje zgjidhje vendimore apo keshillimore, do te mbetej perseri mjaft i dyshimte zbatimi i saj. Kjo sepse shkenca dhe shteti nuk kane autoritet te mjaftueshem mbi kultin, faltoret dhe ligjerimin qe ato zbatojne. Madje kjo ceshtje ka zgjidhje te dyfishte edhe ne kushtetuten e vendit, e cila percakton se gjuha shqipe eshte gjuhe zyrtare, paralelisht me percaktimin se shteti eshte i ndare nga feja.

Realiteti shqiptar eshte edhe me i nderlikuar per zhvillimin e nje ligjerimi gjuhesor kombetar te predikimit. Afermendesh qe nuk mund te perfytyrohet nje terminologji homogjene ne shkalle te plote, per shkakun e thjeshte te pranise paralele te dy feve abrahamike: te krishterimit dhe te islamizmit, nga njera ane; si dhe per shkakun e zhvillimit te vete krishterimit ne dy praktika dhe rituale. Keta faktore fetare dhe jogjuhesore e pamundesojne nje konvergjence te plote terminologjike. Ne ligjerimin fetar te krishtere, qe eshte me i hershmi ligjerim i shkruar ne shqip, edhe ne leksik ekzistojne paralelisht dy forma ndarese. Forma me e vjeter eshte ajo e krishterimit roman, qe ruan shenja te qarta gjuhesore te ekzistences se nje ligjerimi te tille gojor qysh nga periudha ilire, duke perfshire edhe emrat e pervecem biblike e ungjillore. Ne te kunderten, ligjerimi kishtar lindor permban nje leksik te huazuar per here te dyte disa shekuj me vone. Kjo ka bere qe ligjerimi i shkruar shqip i krishterimit lindor t'i largohet edhe vete ligjerimit te gjalle gojor, qe perdorin besimtaret sot (shen Meria per shen Maria, shen Mitri per shen Dhimitri, shen Kolli per shen Nikolla, Shenepremtja per shen Parashqevia, shen Lazri per shen Llazari, shen Mehilli per shen Mihaeli). Keshtu behen dy forma ligjerimi vetem per krishterimin lindor: forma laike (e gjuhes se popullit) dhe forma librore (e riperkthyer).

Ligjerimi fetar paraqitet si nje prej shkalleve me hermetike, me te mbyllura, te komunikimit ne gjuhen shqipe. Zhvillimet e ketij ligjerimi pas viteve 1990 kane deshmuar refuzimin e disa prej rregullave te pergjithshme qe ruajne njesine e shqipes, gje qe ka ndodhur me pak me ligjerime te tjera. Refuzimi nis me mosrespektimin e parimit te shqipes per te parapelqyer formen me te vjeter te nje fjale te huazuar, ne vend te formave me te voneta, per te mbaruar me tejshkrimin formal te grafemave te vecanta te gjuheve te burimit te tyre. Shqipja mund te jete nje prej gjuheve te rralla te botes ku edhe emrat te pervecem biblike-ungjillore shfaqen me dy-tri forma te ndryshme, gati-gati te pangjashme, per shkak te rruges dhe kohes se ardhjes se tyre ne shqip.

Nje prirje hermetizmi ne ligjerimin fetar vjen edhe prej autoritetit te gjuheve burimore te shkrimeve te shenjta, si arabishtja dhe greqishtja (me pak latinishtja). Autoriteti i ketyre gjuheve shpjegon faktin qe jo vetem predikimi, por edhe krijimtaria letrare e disa klerikeve, eshte zhvilluar e vazhdon madje te zhvillohet jo me alfabetin e shqipes, por me alfabetin e arabishtes. Deri ne vitet 1970 ne faltoret e besimtareve muslimane te Kosoves shkruhej letersi artistike sipas modelit te Nezim Frakulles, kurse ne vitin 1989, nga nje klerik shqiptar, ne Detroit u botua nje mevlud arabisht me shkronjat latine te shqipes. Kjo demton vete formimin fetar te besimtareve, pasi bindjet e tyre nuk arrijne deri tek shkalla e argumentimit.

Nje trajte tjeter e hermetizmit eshte vleresimi perparesor i formes ne raport me permbajtjen ne perkthimet e librave te shenjte. Ne nje perkthim shqip te Kur'an-it, qe ka qarkulluar nder besimtaret islame ne mesin e viteve 1990, ka shume paqartesi gjuhesore e logjike, madje edhe pasaktesi kanonike, sipas vleresimit te teologeve, qe kane ardhur pikerisht per shkak te absolutizimit te formes.

Konservatorizmi, hermetizmi dhe kulti i formes jane dukuri qe kane shoqeruar historikisht ligjerimet fetare jo vetem ne shqip, por edhe ne gjuhe te tjera, duke perfshire gjuhet e medha, si greqishtja per shkrimet e krishtera dhe arabishtja per shkrimet islamike. Ne ligjerimin liturgjik dhe shtypin kishtar te greqishtes edhe sot e kesaj dite vazhdon te perdoret helenishtja aristokratike bizantine e quajtur "katharevus", nje ligjerim pothuajse i larget per besimtaret, te cilet, ne jeten e perditshme, ne shtyp e letersi, perdorin greqishten popullore "dhimotiki".

Rikthimi tek besimi pas nje periudhe te gjate te ndalimit te fese deshmon nje prirje tjeter gjuhesisht jo te perligjur. Kthimi te librat e besimit ne mjaft raste nuk shfaqet si kthim tek tradita me e ngulitur gjuhesisht ne shqip, por tek riperkthimi libror, pa e respektuar kete te fundit. Disa prej ketyre perkthimeve kane hyre ne Shqiperi nga njohes te percipte te gjuhes, ndoshta te huaj. Nga kjo kane ndodhur qe, pikerisht ne shkrimet e shenjta, paradoksalisht te shfaqen shenja te nje mendesie ateiste. Kjo mund te duket e pabesueshme. Por le te shohim vetem nje shembull. Ne nje perkthim shqip te Beselidhjes se Re, shtypur ne Holande, ne gojen e Jezu Krishtit jane vene keto fjale: "Une erdha t'ju amnistoj prej fajeve". Ne shkrimet e shenjta klasike shqip kjo shprehje eshte ne formen: "Une erdha t'ju shelboj se keqijashit". Nese do te krahasohen keto dy forma perkthimi, e para duket me moderne, por ne thelbin e vet e ben besimtarin ta perfytyroje Jezu Krishtin si nje prokuror apo gjykates, sepse amnistia eshte nocion juridik i institucioneve tokesore. Kjo do te thote qe ta zhveshesh "zotin Krisht", sipas shprehjes se Poradecit, nga atributet hyjnore. Prirja per modernizimin terminologjik te shkrimeve te shenjta ka ndikuar per keq edhe ne stilet e tjera, laike, te ligjerimit te shqipes. Ne brendesi te disa teksteve qe i jane shpallur publikut pikerisht si shkrime qe kane per qellim te demaskojne ateizmin, ne te kunderten, ka mendesi ateiste. Te permendim dy shembuj nga arti, dy tekste kengesh. Ne njerin tekst ka nje dyvargesh ku thuhet: "Po ku ishe ti, o zot / Per nje cast kur te harruam?" Autori sigurisht qe nuk ka dashur t'i kerkoje llogari zotit pse shqiptaret e harruan ate, por dikujt tjeter, mirepo mendesia qe ruhet ne nenshtrese eshte pikerisht e tille, mendesi ateiste. Ne nje tekst tjeter kenge zoti perfytyrohet duke fjetur dhe kengetari thote: "Zotin nga gjumi / Do vete ta zgjoj". Qysh ne castin kur zoti perfytyrohet duke fjetur, kenga kthehet nga lutje, sikurse eshte nisur ne krye, ne nje blasfemi.

Tradita e shkrimeve te shenjta tregon se, vecanerisht ne dy periudha, ne epoken klasike dhe ne vitet 1920-1930, ligjerimet fetare kane qene shume me te hapura. Kjo verehet, per shembull, ne qendrimin qe mbahet ne shkrimet fetare te krishterimit roman ndaj fondit te fjaleve me burim oriental. Ne aktet e "Kuvendit te Arbenit" mund te gjenden me dhjetera fjale te arabishtes apo osmanishtes, huazuar nga shqipja e gjalle laike. Ndersa ne nje prej tribunave te kesaj bashkesie te krishtere qysh ne titull gjendet nje fjale turke: "elcia" - lajmetari: "Elcia e zemres s'Jezu Krishtit". Nga poetet katolike veriore perdoret shprehja "ner agjinime", qe eshte nje term po aq i perhapur ne ligjerimin fetar islam, per te kuptuar kreshmen ose ndalimin e kenaqesive te trupit. E njejta fryme hapjeje shihet, per shembull, ne shkrimet e Naim Frasherit, duke perfshire poezine e tij te njohur kushtuar Krishtit. Madje edhe "Kater stinet" eshte karakterizuar si nje rikrijim me paratekst nje motiv biblik.

Nencmimi i tradites dhe rifillimi nga e para i perkthimeve kanonike eshte shoqeruar me nje largim terminologjik te dukshmem brenda te njejtit "dialekt fetar", madje edhe per emertimet themelore. Per shkrimin e shenjte te krishterimit kemi ne perdorim termat: "Dhjata e re", "Testamenti i ri", "Beselidhja e re", ndonjehere edhe "Ligja e re" (por edhe "Liga e re"). Per shenjimin e perendise, brenda te njejtit dialekt, kemi paralelisht: "zot", "hyj", "perendi". Ne shkrimet klasike te krishtera mbase gjendet shprehja me e perpikte gjuhesisht njesuese per kete cerdhe sinonimike: "Zotyne" si emer dhe "Tinzot" si mbiemer.

Ceshtja e terminologjise fetare si pergjegjesi e shkences gjuhesore eshte vetem ne fillimet. Nje prej zgjidhjeve te keshillueshme per te arritur ne nje shtjellim te frytshem te problemit do te ishte shkencorizimi i shkrimeve te shenjta. Pikerisht per te zgjidhur kete detyre po punon prej vitesh nje redaksi e perbashket nderkishtare prane Shoqerise Nderkombetare Biblike ne Londer. Shkencetare nga shume vende te globit, perfaqesues te te gjitha kishave qe veprojne ne bote, specialiste te tekstologjise kritike, me bekimin e kryeqendrave te krishterimit, po bashkepunojne per pergatitjen e nje botimi te ri te shkencorizuar te ungjijve. Ky botim fillimisht do te sherbeje per nevoja njohese dhe didaktike. Por ndoshta ne nje te ardhme mund te pranohet edhe si tekst kanonik.

Bashkepunimi midis faltoreve dhe shkencetareve per te zhvilluar ligjerimin fetar ne gjuhen amtare, per ta sjelle ate sa me prane gjuhes se popullit, per te shmangur sinonimine e mbingarkuar terminologjike, mund te ishte pikerisht ne formen e nje dialogu ku teologet mbikeqyrin permbajtjen, besnikerine me burimin, kurse filologet formen e qarte te komunikimit, si kusht paresor i edukimit fetar. Mundesi per te ndikuar ne gjallerimin e ketij ligjerimi ka jo pak brenda tradites. Nje bashkepunim ne formen e mirebesimit midis teologjise dhe gjuhesise do te mundesonte pervetesimin e vlerave te ligjerimit te shkruar tradicional, pastaj te vete gjuhes se gjalle, te shtypit fetar te shekullit te 19-te dhe te shekullit te 20-te, por edhe te veprave letrare me motive prej librave te shenjte, si poema "Qerbelaja" e Naimit, "Izraelite e filistine" e Nolit dhe shume te tjera.
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė