Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-10-05, 00:15   #9
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dy shqiptarė nė “Balkanika”

Aurel Plasari pėrfaqėson letėrsinė shqipe nė konkursin e pėrvitshėm ballkanik, dhe njė tjetėr shkrimtar shqiptar qė pėrfaqėson Maqedoninė, Luan Starova ėshtė konkurrent. Juria ndėrkombėtare e shpall fituesin pėr “Nobelin e Ballkanit” mė 9 tetor nė Durrės



Elsa Demo

Mendohej e dėshtuar, pėr shkak fondesh, iniciativa pėr zhvendosjen nė Shqipėri tė “Balkanika”-s, konkursit tė pėrvitshėm pėr prozėn mė tė mirė ballkanike. Nuk ndodhi, dhe organizatorėt, Fondacioni Kulturor “Balkanika” me qendėr nė Sofje dhe Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve papritur kanė njoftuar se prej ditės sė sotme deri mė 9 tetor, Durrėsi ėshtė qyteti ku do shqyrtohen kandidatėt pėr tė deklaruar mė pas autorin fitues pėr vitin 2004. Letėrsia shqipe pėrfaqėsohet me veprėn e shkrimtarit dhe studiuesit Aurel Plasari “Lufta e Trojės vazhdon”, njė version i kthimit nė shtėpi tė heroit tė parė tė Luftės sė Trojės, Jolaut i cili nė kėtė trill letrar na rrėfen pėr jetėn e kėtejme, parė me sytė e njė vizitori nga ferri tė grekėve tė vjetėr. E botuar nė vitin 2003 nga shtėpia botuese “Sejko”, “Lufta…” e Plasarit ėshtė njė fiction i pazakontė i shkruar me njė gjuhė tė gjallė, tė pasur me aromat e gegėrishtes sė vjetėr. Kjo vepėr, e vogėl pėr nga vėllimi, ėshtė propozim i botueses Brikena Ēabej i mirėpritur nga njerėz tė letrave shqipe. Shtėpia Botuese “Ēabej” e ka kėtė tė drejtė pasi ajo aderon qysh nė fillim tė themelimit tė kėtij ēmimi mes botuesve tė njohur tė Ballkanit qė janė ftuar pranė fondacionit “Balkanika”. Brikena Ēabej thotė se ky propozim i erdhi qysh nė vitin 1995, nė Panairin e Librit nė Frankfurt nga botuesi, shkrimtari dhe gazetari bullgar Nikollai Stojanov, nė njė moment kur Ballkani po kalonte ditė tė vėshtira dhe duhej treguar se ky rajon prodhon jo vetėm kriza po dhe kulturė. Stojanov arriti tė mbledhė kėshilltarėt e tij botues nga Ballkani dhe njė juri po ballkanike do tė shpallte ēdo vit prozėn mė tė mirė nė njė apo dy vitet e fundit.
Nėse Fatos Kongoli ishte fitues i “Balkanika 2002” me romanin “Ėndrrra e Damokleut”, vetėm pasi ky ēmim i quajtur “Nobel i Ballkanit” kishte shkuar thuajse nė tė gjitha vendet e rajonit, shpresohet shumė qė ēmimi tė vijė sėrish nė Shqipėri, vendi organizator. E papritura tjetėr ėshtė ēuarja nė dy e shkrimtarėve shqiptarė pjesėmarrės. Veē Plasarit, hyn nė garė shkrimtari shqiptar qė pėrfaqėson Maqedoninė, Luan Starova. I lindur nė Pogradec ai ėshtė rritur dhe ka ndėrtuar karrierė nė vendin fqinj, si shkrimtar, profesor i Letėrsisė Frėnge nė Universitetin e Shkupit dhe si pėrkthyes i letėrsisė franceze. Seria qė e bėri tė njohur ndėrkombėtarisht ėshtė “Saga Ballkanike” dhe sidomos libri i parė “Librat e babait” botuar frėngjisht nga “Fayard”. Romani “Koha e dhive” i pėrkthyer shqip vitin e shkuar, dhe nė vitin 1993 fiton nė Francė ēmimin “Jean Monet” dhe seleksionohet pėr Romanin mė tė Mirė Evropian.
Kandidatė tė tjerė pėr “Balkanika 2004” janė rumuni Konstantin Virgil Negoita me “Herodėt”, serbomalazezi Sveltislav me “Zemra e Tokės”, grekja Maria Poėell me “Lidhje gjaku”, bullgari Dimitar Choumnaliev me “Pėrralla dashnorėsh” dhe turku Tahsin Yucel me “Qytetari”.
Shqipėria pėrfaqėsohet nė juri nga shkrimtarja Diana Ēuli. Deri nė 8 tetor anėtarėt e jurisė do tė jenė tė vendosur nė “Hotel Adriatik” ku do tė rrahin mendimet pėr propozimet qė kanė prej disa kohėsh nė duar, pėr tė deklaruar fituesin paraditen e 9 tetorit.
Nė kėtė edicion tė nėntė tė “Balkanika”-s do tė marrin pjesė personalitete tė letėrsisė, pėrkthimit, studimit dhe botues, tė cilėt pėrveēse do tė pėrzgjedhin veprėn mė tė mirė, do tė diskutojnė edhe pėr probleme tė ndryshme qė has sot letėrsia dhe tregu i librit. Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve e ka mbėshtetur kėtė aktivitet dhe pėr faktin se ėshtė periudha kur Shqipėria ka presidencėn e radhės nė Kėshillin e Ministrave tė Kulturės pėr Ballkanin.
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė