Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-10-05, 21:38   #11
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

E Hene, 10 Janar 2005


MAQEDONI, GJUHA E DYTE TE JETE SHQIPJA


Ne nje raport te ri, forca vepruese e edukimit te Qendres Europiane per Ceshtjet e Pakicave, Zyra e Nismes se Politikes se Dialogut ne Shkup (ECMI) ka kerkuar futjen e arsimit alternativ dygjuhesh ne Maqedoni. Per te nxitur me shume mirkuptimin midis komuniteteve etnike, tha grupi, shkollat duhet te futin veprimtari te perbashketa jashteprogramore me mesimin ne dy apo me shume gjuhe.

Raporti, i botuar ne dhjetor, rekomandon qe shkollat duhet t'u kerkojne nxenesve qe bejne mesimin e gjuhes maqedonase, te mesojne se paku nje gjuhe tjeter te folur nga komunitetet etnike ne Maqedoni. Ne rajonet me nje gjuhe dytesore, mesimi i gjuhes se dyte duhet te jete i detyrueshem, tha forca vepruese.

Sipas Majkell Sczporluk, nje keshilltar politik ne ECMI, ekspertet e grupit jo vetem kane sugjeruar mesimin e shqipes po te gjitha gjuhet e komuniteteve etnike ne mjediset ku nje gjuhe e dyte zyrtare eshte ne perdorim.

Por edhe komunitetet etnike duhet te mesojne maqedonisht

"Nje nga rekomandimet eshte gjithashtu mesimi me cilesi te larte i gjuhes maqedonase nga nxenesit qe i perkasin komuniteteve etnike" tha Sczporluk. Rekomandimet jane derguar ne ministrine e arsimit te Maqedonise, ne byrone e zhvillimit arsimor, ne administraten e zhvillimit gjuhesor te komuniteteve dhe ne parlament. Sonja Lipitkova, kryetare e komitetit parlamentar te edukimit, konfirmoi se komiteti e kishte diskutuar raportin. "Asnje nga anetaret e pranishem nuk shprehu opinion negativ per rekomandimet" tha ajo. "ECMI punon ne permiresimin e statusit te pakicave," tha Konstandin Petkovski, nendrejtor i byrose se zhvillimit arsimor dhe nje anetar i forces vepruese. "Me keto sugjerime, anetaret e ECMI duan te permiresojne multikulturalizmin dhe prirjen e stereotipeve ne arsim." Grupi ka sugjeruar gjithashtu qe nxenesit te mesojne rreth kultures dhe traditave te komuniteteve te tjera etnike dhe qe tekstet e mesimit te rregullohen per te pasqyruar nje mjedis multikulturor.





KOHA JONE
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė