Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-02-06, 14:23   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim GJUHET E INTEGRIMIT ME BASHKIMIN EUROPIAN

GJUHET E INTEGRIMIT ME BASHKIMIN EUROPIAN

Nga Hajro Limaj*

Integrimet, me shume se ne cdo periudhe tjeter kerkojne gjuhet e perbashketa te komunikimit dhe mirekuptimit. Prandaj zoterimi i gjuheve kryesore per integrimin e Shqiperise dhe botes shqiptare ne Bashkimin Europian, duhet te perbeje nje nga detyrat e politikave integruese te qeverive dhe politikes shqiptare. Por, duhet pranuar se ne kete drejtim deri tani asnje qeveri nuk ka hartuar dhe projektuar politikat strategjike te integrimit gjuhesor ne Bashkimin Europian. Ajo, ose i eshte lene tradites, ose rastesive, ose preferencave te ministrave perkates.....

Sot, ne bote ekzistojne rreth 6000 gjuhe qe perdoren nga popuj ose banore te ndryshem. Ashtu sic e ka percaktuar shkencetari i gjuhesise Michael Krauss: "Cdo gjuhe eshte nje sukses i njeriut, e cila e vendos ate ne barazine e shkencave kolektive". Per kete arsye gjuha eshte mjeti qe ze vendin kryesor nder te gjitha mjetet e komunikimit, eshte mjeti qe do te mund te siguroje formen me te mire te komunikimit qe eshte i nevojshem te jete midis njerezve. Mesimi i nje gjuhe te huaj eshte zhvillimi i tolerances dhe i mirekuptimit midis njerezve, eshte nje rruge e rendesishme ne parandalimin e mosmarreveshjeve. Zhvillimi gjuhesor eshte nje element per te ardhmen e arkitektures kulturore te Europes dhe te gjithe botes. Te gjitha gjuhet qe fliten ne bote kane nje rol kryesor ne te. Ne kete kuader, viti i gjuhes nuk eshte vetem lehtesimi i komunikimit nderkombetar duke perdorur shume gjuhe. Por, ne qofte se deshiron te kuptosh realisht njerin dhe nese deshiron te m-sosh kulturen e tij, eshte e nevojshme te mesosh gjuhen qe i perket atij. Kjo marreveshje kulturore eshte vetem nje nga shanset qe mund te sjelle mesimin e gjuhes. Secili mund te mesoje dhe te flase nje gjuhe te re. Mesimi i gjuhes eshte nje periudhe qe vazhdon gjithe jeten. Gjuhet hapin dyert e mesimit dhe kushdo mund te jete i suksesshem. "Viti i Gjuheve Europiane" eshte realizuar me pjesemarrjen e plote te 47 vendeve qe jane dhe nuk jane anetare te Bashkimit Europian me iniciativen e Bashkimit Europian dhe Keshillit te Europes dhe me mbeshtetjen e UNESKO-s. Qellimi kryesor i "Vitit te Gjuheve te Europes 2001" ishte zgjimi i deshires dhe angazhimit per mesimin te pakten edhe te dy gjuheve europiane, perjashtuar gjuhen e nenes, zhvillimi i vetedijes se europianeve shumegjuhesh, zoterimi i gjuhes dhe kultures se Europes. Objektivi nuk eshte mesimi dhe te mesuarit e gjuheve qe fliten me shume dhe qe lehtesojne marredheniet nderkombetare, eshte orientimi i te mesuarit edhe te gjuheve qe duken me pak te angazhuara per te kuptuar me te vertete njerezit qe flasin gjuhe me te ndryshme ne Bashkimin Europian, per te njohur kulturat e tyre dhe per te thithur vecorite e tyre. Cdo njeri mund te mesoje nje gjuhe te huaj; per kete nuk eshte as shume vone dhe as shume shpejt. Me kete thirrje planifikohet propaganda e poullit qe njeriu "meson gjithe jeten". Per me teper, objektivi siguron pergatitjen e brezit te ri te europianeve, te pakten me tre gjuhe te huaja. Me te gjithe keto influenca, do te lehtesohet dhe do zhvillohet mirekuptimi edhe me shume ne komunikimin midis njerezve qe zoterojne gjuhe dhe kulture te ndryshme ne Europe. Europa me kete planizon rritjen e aftesise se levizjes. "Influencat e Vitit te Gjuheve te Europes 2001", qe mbeshtetet nga BE-ja dhe KE-ja me slloganin "te mesojme gjuhe, te kuptojme njerezit, te formojme komunitetin", realizohet me pjesemarrjen e 47 vendeve, ku ben pjese edhe Shqiperia. Shkurtimisht, qellimi i te gjitha ketyre influencave eshte informimi i njerezve mbi arkitekturen kulturore dhe llojeve te gjuheve qe ekzistojne brenda kufijeve te Bashkimit Europian, lehtesimi i komunikimit ne cdo fushe dhe mundesia e rritjes se perdorimit te seciles gjuhe ne kete komunitet.

Ne Gjermani, France, Austri dhe ne disa vende te tjera te Europes, cdo dite e me teper po rritet kundershtimi i zoterimit te anglishtes. Per me teper, ne strukturat e Bashkimit Europian ndodhet nje konflikt i plote per zoterimin midis gjuheve zyrtare. Per kete arsye, qellimi i vertete i cdo vendi europian qe mbeshtet "Vitin e Gjuheve Europiane" nuk jane gjuhet e pakicave apo te refugjateve qe ndodhen ne vendin e tyre, por vecanerisht, eshte sigurimi i gjuhes kryesore te vendit te tij per t(u perdorur sa me shume ne Europe. Me nje thenie tjeter, te formojne politiken e gjuhes se Europes. Numri i pergjithshem i gjuheve qe jane ne Europe eshte 220, ndersa numri i gjuheve qe fliten me shume jane 40. Dhe 11 e tyre jane gjuhet zyrtare te BE-se. Nga studimet qe jane bere keto dy vitet e fundit, rezulton se eshte e mundur te vizatohet harta e gjuhes se Bashkimit Europian. Ne fakt, pothuajse gjysma e Europes eshte me shume gjuhe. 44 per qind e qytetareve te vendeve anetare te Bashkimit Europian, krahas gjuheve te nenes dine edhe nje gjuh( tjeter. Ne Hollande, Danimarke dhe Zvicer, ne cdo 10 veta, 8 dine me shume se nje gjuhe te huaj. Por, ne Angli, Irlande dhe Portugali raporti i foljes se nje gjuhe tjeter eshte ne nivelin me te ulet. Per me teper, ne te gjithe vendet anetare te BE-se, bile ne cfaredo vendi te botes, gjuha e huaj qe mesohet dhe u mesohet me shume eshte anglishtja. Mbas saj, e dyta vjen frengjishtja. Sipas studimit te Eurobarometrit, 11 gjuhet zyrtare te BE-se brenda kufijeve te ketij Unioni, ne raport me perqindjet e te folurit si "gjuhe nene", jane ne kete menyre: Gjermanisht 24 per qind, Frengjisht 16 per qind, Anglisht 16 per qind, Italisht 16 per qind, Spanjisht 11 per qind, Hollandezce 6 per qind, Greqisht 3 per qind, Portugalisht 3 per qind, Zviceriane 2 per qind, Danisht 1 per qind dhe Finlandisht 1. 5 per qind. Por, raporti i qytetareve te Bashkimit Europian qe i flasin keto gjuhe eshte me i ndryshem: Gjermanisht 32 per qind, Frengjisht 28 per qind, Anglisht 47 per qind, Italisht 18 per qind, Spanjisht 15 per qind, Hollandisht 7 per qind, Greqisht 3 per qind, Portugalisht 3 per qind, Zviceriane 3 per qind, Danisht 2 per qind dhe Finlandisht 1 per qind. Dhe nga keto perqindje kuptohet se gati 50 per qind e qytetareve te Bashkimit Europian flasin anglisht. Pergjigja qe ju dha pyetjes se "pervec gjuhes se nenes, cilen gjuhe te huaj deshironi te mesoni dhe eshte me me vlere", tregoi se edhe ne te ardhmen nje pjese e hartes se gjuhes europiane do te zoterohet nga anglishtja. Perqindja e atyre qe deshirojne te mesojne nje gjuhe tjeter te huaj jashte gjuheve te nenes eshte ne kete forme: Anglisht 69 per qind, Frengjisht 37 per qind, Gjermanisht 26 per qind, Spanjisht 15 per qind, Italisht 7,8 per qind, Rusisht 4,9 per qind, Portugalisht 0,6 per qind dhe Zvicerane 0,5 per qind. Per keto arsye, ne shumicen e shkollave te vendeve anetare te Bashkimit Europian me shume se 40 per qind e nxenesve te shkolles fillore mesojne anglisht, 32 per qind Frengjisht, 18 per qind Gjermanisht dhe 8 per qind Spanjisht. Sipas studimeve te koheve te fundit, brezi i ri i vendeve te Bashkimit Europian duhet te pajiset te pakten me tre gjuhe. Ne komunikaten e Komisionit te Arsimit te Europes te vitit 1995 ,

"Drejt Komunitetit qe Meson", theksohet se qytetaret e BE-se pervec gjuheve te nenes duhet te dine ne nivelin e mjaftueshem, te pakten edhe dy gjuhe europiane. Gjuha eshte mjeti me i rendesishem qe ka rol ne zhvillimin e komunitetit. Pra, sic shikohet, jo vetem shtetet e medha europiane, por te gjitha shtetet kane ne rendin e dites ruajtjen dhe perhapjen e gjuhes se tyre. Kjo shprehet edhe ne vendet qe jane pranuar vitet e fundit ose ato qe jane kandidate te aferta per t(u pranuar ne Bashkimin Europian. Prandaj, qeverite dhe politika shqiptare duhet te ishin me te angazhuara dhe me te vemendshme ne hartimin e politikave te gjuhes. Ne njeren ane, duhej te organizonin punen dhe te merrnin masa qe "gjuha nene" te ruhet dhe te mesohet nga te gjithe qytetaret e Shqiperise brenda dhe jashte vendit, ndersa nga ana tjeter duhet te percaktoje me studime te qarta perparesite dhe sasine e gjuheve te huaja qe duhet te jene te detyrueshme per t(u mesuar ne te gjitha nivelet e sistemit arsimor. Percaktimi i nje programi me shperndarje te gjuheve te huaja te detyrueshme ne shkolla, e shoqeruar me bazen materiale te nevojshme, si dhe hapja e kurseve jashteshkollore pa pagese do te perbenin drejtimet kryesore te saj te nje politike te gjuheve te integrimit europian.

Shqiptaret vleresohen nje popull me cilesi dhe vecori mjaft te mira ne mesimin e gjuheve te huaja. Kete perfundim e kane vertetuar rezultatet e mijera nxenesve dhe studenteve shqiptare qe arsimohen jashte shtetit ose ne Shqiperi me gjuhe te huaja, sa shpesh jane kthyer ne shembuj pozitive ne raport me te huajt e tjere. Kjo aftesi dhe kapacitet duhet te shnderrohet ne nje politike strategjike te integrimit shqiptar me gjuhet e Bashkimit Europian. Bile integrimi gjuhesor i Shqiperise ne Bashkimin Europian eshte integrimi qe mund te realizohet me shpejt dhe me i suksesshem, i cili do te jete nje baze e fuqishme per t(u integruar edhe ne fushat e tjera te standardeve europiane.

*Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurimit Kombetar.


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante