Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-04-07, 10:49   #1
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Njohuri per ushqimet

Piperi



Piperi
(angl. Pepper, lat. Piper nigrum/longum... etj.)

Konsiderohet mbreti i beharnave dhe ėshtė beharna mė e njohur dhe mė e zakonshme nė tė gjithė botėn.
Kokrrat e piperit janė fryti i njė bimė kacavjerrėse, qė mund tė arrijė deri nė 10 metra gjatėsi. Nė Indinė Jugore kėto bimė mbėshtillen rreth palmave ose eukalipteve, duke krijuar njė pamje qė ia vlen tė admirohet. Megjithėse ekzistojnė rreth njė mijė varietete, mė tė rėndėsishmet janė ato qė prodhojnė piperin qė njihet prej nesh: tė bardhė, tė gjelbėr dhe tė zi (lat. Piper nigrum), piperin e stėrzgjatur (lat. Piper longum) dhe piperin kiubep.
Piperi i gjelbėr pėrbėhet nga kokrrat e papjekura (aguridhe) tė bimės, qė kanė mė pak aromė, por tė njėjtėn shije me llojet e tjera.
Piperi i zi ėshtė fryti i pjekur i njėrit prej varieteteve tė kėsaj bime. Ka aromėn mė tė fortė nga tė gjitha dhe shijen mė tė pasur.
Piperi i bardhė ėshtė zemra e frytit, domethėnė ajo qė mbetet kur heqim lėvoren qė mbėshtjell frytin. Prandaj ėshtė mė i lėmuar nga llojet e tjera tė piperit. Gjithashtu ka mė tepėr aromė, si dhe shije mė djegėse.
Piperi kiubep ėshtė i sė njėjtės familje, ngjan me piperin e zi, por ēdo kokėrr ka njė kėrcell tė vogėl, shija e tė cilit ngjet me njė pėrzierje piperi, rrėshire dhe limoni. Ky lloj piperi gjendet me vėshtirėsi nė treg, megjithatė shija e tij ėshtė mjaft interesante.
Piperi i stėrzgjatur ėshtė mė i ėmbėl dhe mė aromatik. Ėshtė mė i rralli nga tė gjitha llojet, pasi kultivimi i tij ėshtė pakėsuar.
Piperi ngjyrė rozė ėshtė fryti i njė shkurreje, qė pėrfshihet nė familjen e pipereve. Ėshtė aromatik dhe ka nevojė pėr kujdes tė veēantė nė ruajtje: ėshtė mjaft delikat dhe lėvorja e tij e jashtme thėrrmohet shumė lehtė, duke ia prishur kėshtu pamjen.
Natyrisht, nė treg gjenden tė gjitha llojet e pipereve nė formė tė thatė. Gjithashtu, ekzistojnė edhe vazo me kokrra piperi tė gjelbėr nė shėllirė, qė mblidhen tė papjekura akoma (nė mėnyrė qė tė ruajnė ngjyrėn). Vendosen nė shėllirė qė tė ndalojnė veprimin e enzimave, tė cilat shkaktojnė ndryshimin e ngjyrės sė tyre.
Shija, aroma dhe madhėsia e kokrrave tė piperit, ndryshojnė nė varėsi tė origjinės sė tyre. Mė i miri konsiderohet piperi i Indisė, qė ka analogjinė e pėrkryer tė aromės, shijes dhe djegėsisė. Piperi i Indonezisė ka madhėsi mė tė vogėl dhe ka mė tepėr shije limoni. Piperi i Malajzisė ėshtė mė i lehtė nė aromė e nė shije; ėshtė varieteti mė i zakonshėm, qė gjejmė nė tregjet nė gjithė botėn.
Pėrdorimi i piperit nė gatime shėrben pėr hapjen e oreksit dhe pėr t’i dhėnė aromė gjellės. Sasia e duhur e piperit qė hidhet nė njė pėrgatitje, ėshtė sa sasia qė del nga 2–3 rrotullime tė mullirit. Piperi i bardhė pėrdoret zakonisht nė salca tė bardha, qė tė mos shkaktojė kontrast nė ngjyrė. Gjithashtu, pėrdoret nė tė gjitha ato gatime nė tė cilat nuk duam tė ndihet shumė djegia e piperit. Piperi i gjelbėr shkon mė mirė nė gatime me shpendė. Ai lė njė shije mjaft tė kėndshme nė salca. Piperi ngjyrė rozė ėshtė ideal pėr prodhimet e detit, pėr tė zbukuruar njė pjatė, por edhe pėr t’i dhėnė gatimit njė aromė tė kėndshme. Ėshtė njė beharnė me tė vėrtetė e virtytshme; shkon pothuajse me tė gjitha beharnat e tjera dhe mund tė pėrdoret nė kulinari nė pėrputhje me tė gjitha teknikat dhe materialet.


__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante