Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-05-05, 04:32   #1
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim NJERIU SHEH ME MEND

NJERIU SHEH ME MEND

(per nje drame ne tri pamje)


Njeriu sheh me mend. Mund te te kaloj njeriu anash ne rruge dhe nuk e sheh edhe syēelė. Sado qe te duket se eshte shikim i mjegullt, shikimi me mend eshte i gjithfuqishem: sheh edhe atje ku nuk e beson edhe atje ku nuk mund ta shoh syri edhe atje ku nuk ke fuqi natyrshem me pa, sheh edhe atje ku nuk ta pret mendja vet. Ditenat te shoh me mend. Me mend te shoh ne cfaredo pozite qe te dua une edhe ne cfaredo forme qe mund te rrishė. Psh. mund te te shoh edhe duke u perpelitur e pergjumur, ta gjejsh rezen e deres edhe duke u perplitur ta kapesh filxhanin e kafes ne tavoline, kur je duke lexuar, apo duke shkruar fjale te forta e te thekshme, fjale me peshe, e pesha e fjales te dedhet mbi tastjere kompjuteri edhe mendon se je duke u ulur ne karrige, kurse karriga te eshte ikur padashje pakez larg venduljes, e mund te rreshqasesh me shpinde ne dysheme... Po ndoshta dyshemene mund ta shoh te bute, me tepih te leshte qe edhe po te bijsh, nuk do te lendohesh... e do te ngritesh perseri; po disa nga ato mendimet e forta, do te fluturojne jasht, e ec e nxani se! Mund te te shoh edhe sikur ndjehesh se e ke nje mal ne bark, e dhembjet te behen bjeshke. Mund te te shoh ne cfaredo menyre qe dua une. E pushtuar nga kujtesa e thelle, kur ndjehesh sikur tu ka turbulluar barku, te shoh me minj ne bark, qe te levrijne secili ne menyren e levizjen e vet: brari sikur duke kercyer ne kembe te para, keshe po ben pulatike; albo sikur duke e ferkuar gushen e skuqur nga krrumjet nervoze, qe e cukatur zogu; gimin, sikur ndjehet se eshte ne krye te kolones se te gjithe pashallareve mirditas, e grrithet sikur po shkruan poetike, e shkruan vargje per lahutė; shenin, sikur bren Ashten e nje bishe te ngordhur muaj ma pare ne nje grrele shkodret; fiorin, sikur e ēon kemben e pare, me gershere ne dore duke prere petale lulesh ne forum; ate minuken e vockel, qe i rri aq afer, macjes se zgjebosur qe e kane mbytur pleshtat kaditė; e sa minjt torollak tjere. Me duket sikur po te shoh njemend. Sikur po te shoh me plot barkun - minj! Njeriu sheh me mend.

Syri edhe mund te te mashtroj. Syri te rrenė. E ka pare me dy syte gruan e vet, duke u rrokotelur ne shtrat me tjetrin edhe sa hapembyll syte, ajo eshte ngritur para tij, duke i dhene nje perqafim te rreshket edhe ia humbi parasyve ndodhine edhe i tha se: syri te rrenė, syri te mashtron... E kur te nesermen, doli ne oborr, ku po benin mjeshtrit nje mur, e thirri te shoqin dhe e pyeti: Pse, mjeshtri e ven penin e ngrehur anes se murit? Ai i tha, se muri i drejte ndertohet, mbarohet me pė, kurse muri pa pė, rrexohet shpejt, sepse ndertohet shtrembtė... E sheh, pra se syri te mashtron - syri te rrenė?! Edhe e bindi te shoqin, se vertet, ajo kish qene vetem ne shtrat...!

Brenda eshte tjeter bote. Brenda mund te te hyje gjithcka e gjithfare gjallesash, me tru e pa tru, trupeterthorazi ashtu sikur te iu teket duke mos u gerrzhitur aspak per burreri.
Mund te te perzihet barku, te perzihen zorret sikur ne prush. Mund te te hyje gjithcka qe i teket - po veē, nese ia hape barkun. Mund te ia hapesh barkun shumekujt, e barku do te zihet ne veti, e do te vloje, e do te guzhmohet edhe mund te te lidhen edhe zorret nderveti, sa e ke te veshtire edhe te dalesh jasht! Mund te mbetesh vetem duke derdhė ujė oreēast. Mund te te hyje gjithcka ne bark, po ia hape barkun. Mund te keshe dhembje te cmendura, sa as ilaē zor se gjenė kund. Te duhet nje analize e forte, e rrebte, qe mos ta leje te te fryhet barku i mbarsur me nje mal minj. Ndodhe, qe edhe mali mund ta pjelli veē nje mi. Ndodhe qe minjte mund ta shpurdhin nje mal! Shprushe tash ate vatren e kujtimeve te hershme, me ate shkopin magjik, sikur me nje dore e levize pakez lehte edhe sikur ben vijeza neper hirin e mbetur, a mos e gjen kund ndonje gacė, a edhe ndonje shkendi shendi e vrulljete... duke e levizur koken lehte e me kujtime te renda bjeshke, e sikur duke folur nenhunde h h hm... Edhe nxirre nje ilaē nga gjini, e pije me gulē, ate mendimin, se duhet te jeme e pathyeshme, e forte si drite e forte e rreflektorit, qe iu bie minjve ne terr edhe i verbon bireperbire, se duhet te jeme nje qendrese e gjalle! E do te clirohesh nga dhembjet, e do t'i farosh minjtė, e do te dalesh jasht kokrriz...e do te te clirohet barku edhe te te sherohet nga infektimet eventuale...

Brenda eshte tjeter bote. Perpak, rreshqita brenda... po njeriu sheh me mend dhe e shkunda koken nga mendimet e thella, pakez sa mos te rendohet krrut pertoke mbi bark, sikur nje vishkull i ri, qe i ka bora naten dhe e ka renduar shume, sepse te te them, sikur nje peme qe eshte renduar nga frytet e shumeta ende nuk mund te te them, e ta hapi barkun...

nga 'i fije neper dhemb.


__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante