Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-03-08, 21:30   #12
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Integriteti territorial i Kosovės i PA cenueshėm

Skiefer: Kosova njė dhe e pandarė



Zyrtarė tė NATO-s po japin sinjale tė tjera se aleanca nuk do tė lejojė njė ndarje tė Kosovės megjithė pėrpjekjet e Beogradit pėr tė shkėputur lidhjet mes pakicės serbe dhe qeverisė qendrore nė Prishtinė. Komentet u bėnė dje nė Uashington nga Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer, i cili parashtroi axhendėn e Aleancės nė takimin e ardhshėm tė nivelit tė lartė, mė i madhi deri tani, dhe qė do tė mbahet pas 3 javėsh nė Bukuresht. “Mė shqetėsojnė ato qė thuhen pėr pjesėn veriore tė Kosovės. Nuk ka pjesė veriore. Sigurisht nė sensin gjeografik, ka njė pjesė veriore, por Kosova ėshtė njė. Kosova ėshtė njė. Dhe absolutisht nuk duhet ta pranojmė idenė se do tė ketė dy Kosova. Nuk do tė ketė dhe nuk mund jenė dy Kosova,” tha Sekretari i Pėrgjithshėm Scheffer. Me kėto komente zoti Scheffer reagoi ndaj zhvillimeve nė pjesėn veriore tė shtetit tė ri ku policėt serbė tė UNMIK-ut refuzojnė tė marrin urdhėra nga komanda qendrore e dominuar nga shqiptarėt dhe ku janė sulmuar postat kufitare. NATO-ja mund tė gjendet pėrballė sfidash tė reja nė Kosovė nėse tensionet nė veri vazhdojnė. Zoti Scheffer e bėri tė qartė se aleanca ėshtė e gatėshme tė dėrgojė trupa shtesė nė Kosovė po qe se gjendja do tė paraqitet e vėshtirė. Por ai nxitoi tė shtonte se tani pėr tani nuk shihet njė nevojė e tillė. “Nėse ky mandat i KFOR-it ka nevojė pėr forca shtesė, ne i kemi marrė masat. Nėse rezervat janė tė nevojshme, rezervat do tė shkojnė. Por deri tani nuk e kemi parė nevojėn pėr forca shtesė nė Kosovė." Zoti Scheffer tha se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės deri tani nuk ėshtė shoqėruar me pasoja shqetėsuese. "Nuk kemi parė zhvendosje masive popullsie deri tani, nuk kemi parė refugjatė, nuk kemi parė dhunė ndėretnike. Fatkeqėsisht ka pasur retorikė tė dėmshme nga Beogradi, iu vu zjarri ambasadės amerikane dhe misioneve tė tjera, por KFOR-i me 16 mijė trupat e tij po bėn detyrėn e vet nė Kosovė: po garanton njė klimė sigurie dhe stabiliteti, sigurisht sė bashku me UNMIK-un, forcėn e policisė sė Kombeve tė Bashkuara dhe forcėn kosovare tė policisė". KFOR-i, theksoi Sekretari i Pėrgjithshėm, po vepron me besim tė madh nė tė gjithė Kosovėn. Tensionet nė Kosovė vijnė nė njė kohė kur Aleanca i ka duart tė zėna me Afganistanin. Nė fjalimin qė Sekretari i Pėrgjithshėm Scheffer mbajti mbrėmė nė Institutin Brookings nė Uashington, ai u pėrpoq kryesisht tė argumentojė rėndėsinė qė sipas tij ka pjesmarrja mė aktive me trupa e vendeve tė NATO-s nė Afganistan pėr tė forcuar sigurinė e shoqėrive demokratike perėndimore dhe tha se kjo ēėshtje do tė jetė nė krye tė axhendės nė takimin e Bukureshtit. Ai e bėri tė qartė se pėrveē Afganistanit dhe Kosovės, kjo axhendė e ngarkuar nė Bukuresht do tė pėrfshijė edhe ēėshtjen e zgjerimit tė NATO-s, ku Shqipėria ėshtė ndėr kandidatet e mundėshme bashkė me Kroacinė dhe Maqedoninė. Ashtu si nė deklaratat e mėparshme pėr ēėshtjen e pranimit tė tre vendeve ballkanike nė NATO, zoti Scheffer nuk pranoi tė shprehej me terma tė qartė se si do tė vendosė Aleanca por la tė kuptohet se tė treja vendet kanė bėrė pėrparim tė dukshėm nė reformat qė do t'i kualifikonin pėr anėtarėsim. "Edhe tani qė flasim, “biletat” pėr ftesat nuk janė shtypur ende. Pėrsa u pėrket ftesave, ato nuk jepen automatikisht. Pra kėto vende duhet tė vazhdojnė punėn pėr reformat dhe duhet ta bėjnė procesin e reformave tė pakthyeshėm", tha Sekretari i Pėrgjthshėm. Aleanca i merr vendimet me konsensusin e tė gjitha shteteve anėtare prandaj zyrtarėt e saj mė tė lartė janė tė kujdesshėm nė deklaratat se cili vend do tė marrė ftesėn pėr anėtarėsim. Megjithatė, zėvendės ndihmės sekretari amerikan i shtetit pėr ēėshtjet europiane, Kurt Volker i tha Zėrit tė Amerikės se pėrparimi i bėrė nga tė treja vendet kandidate, duke pėrfshirė Shqipėrinė, ka qenė i shkėlqyer: "Ne mendojmė se ato kanė bėrė njė punė tė shkėlqyer. Rezultatet e tė tre vendeve kanė qenė mjaft tė fuqishme dhe kėto ne do t'i diskutojmė nė NATO, ku vendimi merret me konsensus. Pra, bazuar nė rezultatet, bazuar nė kontributet pėr sigurinė, ne mendojmė se ato kanė bėrė shumė dhe ne i mbėshtesim aspiratat e tyre," tha zyrtari amerikan. Zoti Volker, i cili ėshtė emėruar nga Presidenti Bush si ambasador i Shteteve tė Bashkuara nė NATO dhe pret konfirmimin e Senatit, tha se anėtarėsimi i tė tre vendeve nė Aleancė, do tė kontribuonte nė sigurinė afatgjatė tė rajonit, sidomos tani nė kushtet kur ėshtė shpallur pavarėsia e Kosovės. "Ky ėshtė njė rast i mirė nė Ballkan pėr tė lėnė pas njė herė e mirė dhunėn e viteve 90, dhe pėr ta futur tė gjithė rajonin nė shekullin e 21," tha zyrtari i lartė amerikan. VOA/Start

GazetaStar

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 02-03-08 nė 22:10
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė