Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-11-11, 01:22   #7
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Feja, Enver Hoxha dhe njė histori familjare

Nė vitin 1984 isha vendosur tashmė me punė si gazetar nė Tiranė. Bashkė me gruan dhe djalin e sapolindur shkuam nė vendlindjen time tė festonim me familjen vitin e ri. Nė njė nga bisedat qė pata me gjyshen,- gjyshi kishte vdekur ndėrkohė- e ftova tė vinte tek unė nė periudhėn e ramazanit. Aty do tė mund tė agjėronte lirisht. Gjyshja, ndjesė pastė, mė pėrfshiu me njė vėshtrim tė papėrcaktueshėm. Ajo heshti njė ēast pa m’i shqitur sytė sikur po mė hetonte, pastaj mė drejtoi pyetjen mė tė papritur:

- A jeni me Enverin ju atje nė Tiranė?

- Lėre Enverin nė punė tė vet!- iu shmanga unė pėrgjigjes.- Ti nė shtėpinė time do tė mbash ramazanin. Kjo tė duhet ty.

Ajo i dha vetes njė grimė kohė, qė nuk ishte kohė pėr t’u menduar para se tė merrte vendimin. Ishte njė kohė e nevojshme pėr t’u siguruar se mė kishte dėgjuar mirė. Ose ishte njė kohė qė ajo ia dha vetes pėr tė shijuar njė gėzim tė pashpresuar. Fytyra e saj zuri tė ēelet, tė mbushet me dritė dhe pėrsėri mė befasoi.

- Jo, - tha, - nuk vij. Do tė pres ditėn tė agjėroj nė shtėpinė time.

Dreqin s’e pollėm ne kėtu, na e dėrguan nga Tirana. – Kishte folur rreptė, aq sa iu mbarua fryma. – Juve atje u paska dalė frika, Zot shyqyr! Nuk do tė vonojė e kjo dallgė e mirė do tė vijė deri kėtu. Do ta pres,- theksoi plot vendosmėri,- nuk do tė vdes pa mbėrritur kjo dallgė e bekuar edhe kėtu.

Tetė vjet mė vonė, nė mars 1992, diktatura kishte rėnė tashmė dhe unė kthehesha nė vendlindje si kandidat i Partisė Demokratike nė zgjedhjet parlamentare. Ditėn e votimeve gjyshja nuk pranoi ta shoqėronte askush nė dhomėn e fshehtė, veē meje. Ajo ishte analfabete dhe duhej ndihmuar tė votonte. Siē e pohoi pa ndonjė bezdi faqe babait tim dhe vėllezėrve tė mi, ma kishte borxh votėn dhe donte tė ma lante borxhin me dorėn time. Ishte e kotė t’i thosha se nė tė vėrtetė unė i kisha asaj njė borxh tė madh.

Kjo histori e fėmijėrisė mė ka ndjekur si njė parabolė pėr mė shumė se dyzet vjet dhe ka patur mbi mua, sidomos gjatė rinisė, ndikimin e njė antidote kundėr edukimit zyrtar, qė isha i detyruar tė merrja, si gjithė moshatarėt e mi. Disa nga dyshimet e mija, qė do tė mė shtynin mė vonė drejt vendimesh substanciale pėr jetėn time, e kanė zanafillėn pikėrisht te vuajtja ime e turbullt e atyre javėve, siē mund tė jetė e turbullt vuajtja e njė tė vogli, i cili nuk arrin dot ta kuptojė sado qė ta shtrydhė trurin, pse sinqeriteti merr dy kuptime krejt tė kundėrta dhe madje pa shpresė pėr t’u pajtuar ndonjėherė, njėrin brenda nė shtėpi, ku isha “biri” e tjetri jashtė saj, atje ku isha “nxėnėsi”. Gjyshja ime ka ndėrruar jetė tashmė. Ajo arriti tė agjėronte trembėdhjetė herė para se tė mbyllte sytė e lumtur. Por e di se, po tė mundej tė ndėrhynte nė pėrsiatjet e mia tani, do tė mė pėrsėriste pa asnjė mėdyshje se “Zoti e ndihmoi birin tė fitonte mbi nxėnėsin”.



Autori : Shkrimtari dhe ish-ministri i puneve te jashtme te Shqiperis, Besnik MUSTAFAJ
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė