Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-12-07, 13:35   #69
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Rusia shfuqizon Marrėveshjen pėr armėt konvencionale

Moskė, 12 dhjetor - Rusia ka vendosur qė dekreti pėr Marrėveshjen pėr armėt konvencionale nė Evropė, i vendosur nga presidenti Putin tė shfuqizohet zyrtarisht gjatė natės duke gdhirė dita e sotme. Nė konfliktin pėr instalimin e sistemit mbrojtės nga raketat nė Evropėn qendrore, Putin kishte njoftuar nė verė pėr njė ndėrprerje tė Marrėveshjes. Kjo Marrėveshje, e cila kishte hyrė nė fuqi nė 1992, mbahej si njė shtyllė bazė pėr ēarmatosjen pas luftės sė ftohtė. Marrėveshja ishte arritur mė 1990 mes NATO-s dhe Traktatit tė Varshavės.

Njė fillim i ri nė marrėdhėniet gjermano-polake

Berlin, 12 dhjetor - Gjermania dhe Polonia, pas krizės sė krijuar vitin e kaluar, kanė nisur njė fillim tė ri nė marrėdhėniet mes tyre. Gjatė njė takimi nė Berlin tė kryeministrit tė ri tė Polonisė, Donald Tusks me kancelaren Angela Merkel, tė dy politikanėt deklaruan gatishmėrinė e tyre pėr bisedime themelore pėr tė gjitha temat. Merekl bėri tė ditur se sė shpejti do tė ketė konsultime qeveritare gjermano-polake. Merkel po ashtu e vlerėsoi interesant propozimin e kryeministrit Tusk pėr hapjen e njė muzeu evropian tė luftės mbarė botėrore, por jo qė tė jetė njė alternativė pėr projektet gjermane.

Dėnohet me 6 vjet burgim ish-presidenti peruan

Lima, 12 dhjetor - Ish presidenti peruan, Alberto Fuxhimori, pėr shkak tė abuzimeve gjatė ushtrimit tė mandatit tė tij u dėnua me gjashtė vjet heqje lirie. Njė gjykatė nė Lima e akuzoi 69 vjeēarin fajtor pėr shpėrdorim tė detyrės. Nga e hėna e ardhshme Fuxhimori do tė jetė pėrsėri nė njė proces tė ri pėr disa krime tė kryera ndaj njerėzve, pėr shkelje tė tė drejtave tė njeriut si dhe pėr pėrfshirje nė korrupsion.

Bani Ki Mn dėnon sulmet me bomba nė Algjer

Nju Jork, 12 dhjetor - Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-s, Ban KI-Mun, ka dėnuar ashpėr sulmet me bomba nė kryeqytetin algjerian, Algjer. "Sulmi terrorist ndaj Misionit tė Kombeve tė bashkuara nė kryeqytetin e Algjerisė ėshtė veprim i pahijshėm dhe i dėnueshėm", tha Mun. Po ashtu, Kėshilli i Sigurimit i dėnoi shumė ashpėr tė dy atentatet. Njė zėdhėnės i OKB-s tha nė Nju Jork se tė paktėn 11 punonjės tė Kombeve tė Bashkuara kanė humbur jetėn dhe tė tjerė ende konsiderohen tė humbur. Ministria e punėve tė brendshme tė Algjerisė ka fajėsuar degėn lokale tė Al-Kaidės pėr dy sulmet me bomba vdekjeprurėse nė kryeqytetin algjerian, ku humbėn jetėn mbi 26 njerėz dhe 177 tė tjerė u plagosėn. Sipas tė dhėnave nga spitalet, bėhet fjalė pėr rreth 60 tė vdekur.

Nisi punimet Konferenca pėr klimėn nė Bali

Bali, 12 dhjetor - Nė ishullin indonezian Bali ka nisur faza vendimtare e Konferencės botėrore pėr klimėn. Deri tė premten, ministrat do tė pėrpiqen qė tė bien dakord pėr njė mandat dhe njė plan tė ri pėr bisedime rreth njė marrėveshjeje tė re pėr mbrojtjen e klimės. Marrėveshja e protokollit tė Kjoto-s pėrfundon nė 2012. Ministri i Indonezisė, Raēmat Vitoelar, si mikpritės i kėsaj konference, bėri hapjen nė praninė edhe tė Sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-s, Ban Ki Mun, nė Nusa Dua.
Bisedime tė reja paqėsore izraelito-palestineze nė Jerusalem

Jerusalem, 12 dhjetor - Izraeli dhe palestinezėt dėshirojnė pėrsėri sot tė zhvillojnė bisedime paqėsore nė Jerusalem, tė cilat para rreth shtatė vjetėsh u ndėrprenė. Qėllimi ėshtė qė deri nė fund tė vitit t’u jepet zgjidhje disa problemeve nė konfliktin e krijuar nė Lindjen e Mesme. Tė dy palėt ranė dakord pėr kėtė nė Konferencėn pėr Lindjen e Mesme tė zhvilluar nė Anapolis tė SHBA-ve nė fund tė nėntorit. E diskutueshme mbetet para sė gjithash vendosja e kufijve pėr formimin e njė shteti tė ri nė tė ardhmen pėr palestinezėt, fati i mė shumė se katėr milionė refugjatėve si dhe kontrolli mbi Jerusalemin.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė