Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-07-05, 14:21   #19
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Prandaj nuk eshte e llogjikshme ti jipet perparesi kombin ne krahasim me fene, sepse eshte feja ajo qe na tregon per kombin.
Populli shqiptar nuk mund te vendose fene perpara kombit sepse ndryshe do te kishim lufte fetare civile qe do ta kthente Shqiperine ne germadhe.
Turku e solli islamin ne Shqiperi. Vetem ne vitin 1700 e me tej shqiptaret ishin shumica musulmane.

Faktoret qe shqiptaret ndryshuan fene kane qene te shumte dhe dhuna nuk eshte i vetmi faktor. E para e punes duhet theksuar qe turqit e kishin per plan te kthenin shqiptaret muslimane, dhe nuk ishte thjesht koicidence. Turqit deshin te siguronin kufijte perendimore te perandorise se tyre duke alienizuar shqiptaret nga italianet katolike. Sic e dini katoliket shqiptare gjithmone u kane shkaktuar probleme te medha turqve :lol: . Ata deshin te paqezonin territorin se shqipot here here benin kryengritje (mbani mend pershembull qe katoliket luftuan nen ushtrine austriake ne 1690 dhe 1737 kunder turqve ). Faktor tjeter shume i rendesishem eshte se shqiptaret nuk kishin shume te ardhura te paguanin taksat, dhe e vetjma menyre mbijetimi ishte te benin karriere ne ushtrine osmane. Gjithashtu turqit vete e pranojne qe burimi i tyre per jenicere ishte kryesisht familje te krishtere shqiptare. Nje arsye tjeter eshte se shqiptaret nuk kishin kishe kombetare qe te ndihmonte ne bashkimin e komunitetit te krishtere, dmth ishin te paorganizuar. Edhe nje arsye tjeter ishte se shqiptaret e mbronin nderin e familjes me arme ne dore, dhe te krishteret ne pergjithesi nuk kishin te drejte te mbanin arme. Gjithashtu shqiptaret ne pergjithesi e vleresojne shume krenarine, dhe nuk pranonin te ishin njerez inferiore si gjithe te krishteret e tjere ne perandorine Osmane. Te gjithe keta faktore ndikuan ne kthimin e shumices shqiptare ne muslimane.


A duhet shqiptaret muslimane te ndjehen sikur kane tradhtuar fene e tyre te meparshme te krishtere?

JO.


Se pari, iliret ishin pagane, pastaj u bene te krishtere, po asnjeri nuk ankohet sot e akuzon shqiptaret qe tradhtuan fene e tyre pagane.

Po me e rendesishmja eshte se kthimi i shqiptareve ne muslimane i ndihmoi ata te mbajne identitetin shqiptar. Te krishteret shqiptare ishin me te dobet ne mbrojtjen e identitetit te tyre dhe ishte me e lehte per ata te beheshin sllave ose greke nen ndikimin e kishave perkatese, sepse shqiptaret nuk kishin kishen e tyre autoqefale.

Ketu nuk duhet te harrojme se shumica e patrioteve qe luftuan te ndertojne nje shtet te pavarur shqiptar ishin muslimane. Keshtu qe nuk ka kuptim te bejme akuzime nderfetare. Njerezit qe kane ndihmuar te ndertojne kombin tone kane qene dhe muslimane dhe te krishtere.
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė