Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-11-07, 08:48   #14
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Djalli/ Dreqi/ Shejtani?!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Bjeshka1
Thone fetaret qe asnjesend nuk mund te ndodhe pa deshiren e Perendise!!!
Ja morali dhe rrenat tuaja. Ne nje rast mundet, ne tjetrin jo?!A e shihni se sa naiv dhe te ceket jeni ju disa ketu? Nese i shiqojme gjerat me nje sy kritik dhe nese duam te shohim te vertetn, po del se Zoti na qenka me i dobet se shejtani!
Lexo se ti je nė gabim TRASHanik !!!!


* * * *

Shkruar nga Fethullah Gülen
Nisur nga kuptimi i saj leksikor, fjala "shejtan" emėrton qenien qė ėshtė pėrzėnė nga vendndodhja hyjnore, qė ėshtė larguar prej mėshirės hyjnore, qė tė gjitha mundėsitė qė ka pasur nė dorė, i ka kthyer kundėr vetes, qė ka humbur tek ka qenė fitues. Nisur nga gjendja ku ndodhet, Shejtani ėshtė viktimė e njė rrethi vicioz pasi ėshtė larguar nė mėnyrė tė pakthyeshme nga dėgjimi dhe kuptimi i sė vėrtetės.


Nė fillim Shejtani ėshtė vetėgoditur me anė tė krenarisė dhe arrogancės. Duke e patur fjalėn pėr njeriun, ai ka thėnė: "Unė jam mė i dobishėm se ai!" Ky mendimi i parė djallėzor, kjo dialektikė ka pėrbėrė turin e parė tė rrethit tė mbyllur ku e ka futur veten ai duke i prerė lidhjet e duke i mbyllur rrugėdaljet. Me kėtė ai ka hedhur hapin e parė nė vorbullėn vrasėse dhe i ka pėrlyer me baltėn e justifikimit tė gjitha mundėsitė e pendesės. Nė kėtė thėnie ka, si fillim, njė vetėpėlqim e, pastaj, njė arrogancė qė ka kapėrcyer brigjet e ėshtė derdhur jashtė.


Kur Shejtani bėri mėkat, edhe Hz. Ademi pati gabuar duke e zgjatur dorėn drejt asaj peme tė ndaluar. Por, me ta kuptuar se si qėndronte ēėshtja, pati rėnė nė gjunjė e pati thėnė: "Zoti ynė! Ne i bėm dėm vetes sonė. Po s'na fale, do tė jemi ndėr ata qė kanė humbur me tė tėra!" (Kur'ani, Araf: 23). Me tė hyrė nė mes falja, rrugėdalja qe hapur dhe profeti Adem pati shpėtuar.
Kurse Shejtani i doli nė mbrojtje vetvetes, egos sė tij, me justifikime djallėzore. Pėrballė qortimeve, ai nuk deshte tė pohonte tė metėn e vet dhe, duke thėnė "Unė jam mė i dobishėm se ai", u shkatėrrua. Dhe mė pas vendosi tė bėhej armiku kryesor i njerėzimit. Shihni vendosmėrinė e tij nė kėtė udhė: "Betohem nė madhėshtinė tėnde se tė gjithė njerėzit do t'i nxjerr nga udha!" (Kur'ani, Sad: 82). Dhe nė njė vend tjetėr: "Do t'u dal majtas e djathtas, para e prapa e do tė shohėsh se si nuk do tė tė falenderojnė. Ashtu do tė jetojnė ata, gjithmonė mosmirėnjohės. Do tė hanė tė mirat e tua dhe do tė adhurojnė tjetėrkėnd. Do tė notojnė nė tė mira, por ty nuk do tė tė njohin!" (Kur'ani, Araf: 17). Edhe nė shumė vende tė tjera Kur'ani tregon pėr grindjen e Shejtanit, pėr armiqėsinė ndaj njeriut dhe pėr revoltėn ndaj Zotit. Revolta e tij dha si rezultat dėbimin e tij nga ana e Zotit. Sapo qė Shejtani tha "Unė jam mė i dobishėm se ai","Zbrisni poshtė tė gjithė!", duke e lėnė atė tė vetėm. Pretendimet e mėdha, nga njėra anė, dhe armiqėsia e pėrbetuar kundėr njerėzimit, nga ana tjetėr, e largoi krejtėsisht atė prej atmosferės konstruktive, zbutėse e lartėsuese tė Mėshirės. Mė pas iu dorėzua plotėsisht logjikės djallėzore dhe tha: "Betohem nė madhėshtinė tėnde se tė gjithė njerėzit do t'i nxjerr nga udha!" dhe zgjodhi pėr udhė atė tė gėnjeshtarit e tė mashtruesit. Sa mė shumė qė gėnjeu, aq mė shumė u largua e sa mė shumė u largua, aq mė shumė iu shtua zemėrimi e urrejtja e, kėshtu, fitoi njė natyrė tė dytė tė pėrbėrė nga intriga dhe mosmirėnjohja. Nė ēdo largim, tėrbohej edhe mė shumė e, duke e ndjerė mė shumė pėrzėnien, s'bėnte tjetėr veēse rrinte duke shprehur neverinė, urrejtjen dhe arrogancėn e vet. Ngrihej tė polemizonte me Allahun, bėnte dialektikė e, kėshtu, largimi prej mėshirės sė Allahut e shtynte atė nė revoltė, e cila e largonte, pastaj, edhe mė. Dhe Shejtani, si viktima e rrethit vicioz ku qe mbyllur vetė, iu nėnshtrua dėnimit, vetėndėshkimit: zemra iu vulos. Kjo kishte kėtė kuptim: brenda nuk i mbeti gjė tjetėr veē mendimit tė keq, kurse tė gjitha fakultetet e mira, tė gjitha burimet dritėsore iu shuan e morėn fund. Zoti e urdhėroi:


Pėr ta kuptuar kėtė, domethėnė se si njeriu qė bie nė njė pozitė tė tillė, i humb tė gjitha vlerat e tij, po jap kėtė shembull. Njeriu ėshtė njė qenie shumė e pėrplotėsuar. Nė se i vlerėson dhe i vė nė punė dinamikat qė i janė dhuruar, mund tė kthehet e tė bėhet njė engjėll. E tani mendoni njė njeri shumė tė dhembshur e jashtėzakonisht tė pėrsosur nė namazin e tij, nė agjėrim, nė lutje, nė haxh, nė zeqat e nė marrėdhėniet me njerėzit. Nė njė moment tė caktuar, kėtė njeri e kanė prekur nė nderin e vet, janė marrė me dinjitetin e tij, ndjeshmėria i ėshtė dėmtuar rėndė dhe, si njeri, kurrė nuk ėshtė marrė nė konsideratė. Ndėrkaq, ka arritur nė njė gjendje tė tillė sikur mbi sistemin e tij nervor janė ngarkuar male e, mė nė fund, njeriu nuk ka mundur tė durojė e ka plasur. Atėherė nė kokėn e tij nuk ka mbetur gjė mė: as butėsi, as durim, as mirėkuptim, as falje. E nė se do ta trajtėsonit kėtė gjendje tė njeriut me atmosferėn tė pėrbėrė tėrėsisht prej neverisė dhe urrejtjes, s'do tė shihnit tek ai gjė tjetėr veē shkėndiave qė shpėrthejnė si prej xhehennemit. E, nė atė ēast, nė se do tė donit t'i jepnit ndonjė kėshillė, nuk do tė mund tė arrinit t'i jepnit tė kuptonte asgjė.


Ēdokush, nė jetėn e tij personale, ka parė e ka jetuar gjėra tė ngjashme me kėtė. Ja, pra, Shejtani ėshtė njė qenie qė nė ēdo sekondė tė jetės pėrjeton nė vetvete tė tillė urrejtje e neveri. Gjatė gjithė jetės e sa tė jetė gjallė, nuk do tė mendojė gjė tjetėr veē tė keqes. Eshtė nė njė gjendje tensioni tė lartė, por, natyrisht, jo njė tension i dobishėm, por djallėzor. Nė kėtė gjendje ai mendon veēse pėr keq, sepse edhe nuk mundet tė gjejė rast pėr tė menduar mirė, pasi brenda ėshtė mbushur plot e pėrplot me tė kėqia. Prandaj ndodh qė, edhe nė se nė njė aspekt, e njeh Allahun, ai, ashtu si edhe besimtari i cili, megjithėse e njeh Allahun, gjatė zemėrimit e humb bonsensin dhe durimin, nuk mundet ta kujtojė Atė dhe nuk mundet tė shprehė besim. Sepse gjėrat e kėqia qė ka brenda, i bėhen pengesė. Ka edhe shumė njerėz qė, ashtu si Shejtani, viktimė e njė rrethi vicioz, kanė rėnė viktimė e tė njėjtave gjėra. Edhe ata janė bėrė viktimė e tė tillave ndjenja dhe pasione tė kėqia dhe i janė nėnshtruar idhullit ego. Nė lidhje me kėtė dukuri, mund tė thuhet se askush nuk ėshtė i siguruar. E vetmja siguri e neve besimtarėve, ėshtė besimi dhe mbėshtetja jonė tek Zoti. Ne mbėshtetemi te Ai, ne Atė e kemi dorėzanės. Zoti na mbrojttė nga rruga e Shejtanit!
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė