Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-02-12, 11:02   #19
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Azem Syla mori qindra mija franga, i bindur se i takonin

Bernė, 27 shkurt – Mbi 16 vjet Zvicra i ka pėrkrahur financiarisht Azem Sylėn
dhe familjen e tij. Sot refugjati i dikurshėm ėshtė anėtar i Kuvendit tė Kosovės. Megjithatė, Syla kėrkon qė Zvicra edhe mė tutje tė mbulojė shpenzimet e tij tė jetesės dhe tė mbajė lejeqėndrimin C. Po ashtu ai refuzon t’i kthejė kontributet financiare qė i ka marrė nė formė tė pensionit. Dy procedura gjyqėsore janė duke u zhvilluar, ka konfirmuar avokati i Sylės pėr “SonntagsZeitung”.

Syla nuk ka punuar kurrė nė Zvicėr. Pasi mori ndihma sociale, ai nga viti 2002 mori njė pension, sepse gjoja ishte 100 pėr qind invalid pėr arsye psikike. Pasi “SonntagsZeitung” nė janar 2011 kishte njoftuar se Syla ende e ka lejeqėndrimin C, kantoni i Solothurnit mė 1 shkurt 2011 i ndėrpreu pagesat. Deri atėherė ai kishte marrė 426 mijė franga. Syla nuk e pranon ndėrprerjen e pagesave, ai dėshiron tė marrė edhe mė tutje pension. Pėr kėtė duhet tė vendosė gjykata e ēėshtjeve tė sigurimeve.

Nė janar 2012, kantoni i Solothurnit vendosi tė kėrkonte nga Syla qė t’i kthente prapa 190,954 franga qė i kishte marrė si pension, pasi kėto para i kishte tėrhequr pa pasur tė drejtė. Edhe kėtė ai e kundėrshton.

Ky kosovar gjatė gjithė kėtyre viteve, kur kinse ishte i paaftė pėr punė, ishte mjaft aktiv: gjatė luftės sė Kosovės 1998/99, ai ishte shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, mori pjesė nė negociatat pėr paqe nė Rambouillet, u bė anėtar i Kryesisė sė Partisė Demokratike tė Kosovės tė kryeministrit Hashim Thaēi dhe ministėr i Mbrojtjes nė Qeverinė e Pėrkohshme. Ai kreu studimet nė distancė nė njė universitet privat amerikan dhe nė dhjetor 2010 u zgjodh deputet nė Parlament. Nė webfaqen e Parlamentit tė Kosovės figuron kjo adresė e Sylės: Kishnarekė nė Kosovėn Qendrore.

Por avokati i Sylės thotė se klienti i tij ende banon nė kantonin e Solothurnit. Sipas tij, kur kantoni ia ndali pagesat, ai u detyrua qė bashkė me gruan e tij tė shkonte pėr tė banuar te e bija e tij.

Megjithatė, Syla nuk ėshtė i detyruar tė heqė tė zitė e ullirit. Sipas medieve kosovare, ai para zgjedhjeve ka bėrė publike pasurinė e tij: ai merr 12 mijė euro rrogė vjetore si anėtar i Kryesisė sė Partisė Demokratike tė Kosovės. Rroga mesatare vjetore nė Kosovė ėshtė 3600 euro. Syla ka deklaruar se shtėpia e tij nė Kishnarekė vlen 170 mijė euro, ndėrsa nė xhirollogari bankare i ka 150 mijė euro. Po ashtu, siē thotė avokati i tij, ai merr rrogė edhe si deputet.

Ish-pjesėtari i UĒK-sė, Azem Syla, ėshtė famėkeq: sipas raportuesit tė Kėshillit tė Evropės, Dick Marty, ai ėshtė i pėrfshirė nė tregtinė e mundshme me organe, tė kryer nga njerėz tė UĒK-sė. Po ashtu edhe njė ish-anėtar i shėrbimit sekret tė UĒK-sė SHIK e ka akuzuar atė rėndė. Ish-anėtari i SHIK-ut (fjala ėshtė pėr Nazim Bllacėn, v.j.) ka thėnė se Syla i takon kuadrit tė trupės, e cila pas luftės ėshtė angazhuar pėr interesa tė kryeministrit Hashim Thaēi dhe mendohet tė ketė vrarė kundėrshtarė politikė.

Enti i Migracionit i kantonit tė Solothurnit tani dėshiron ta dėbojė Sylėn. Deri mė tani ai ka kundėrshtuar me sukses. Por, mė 13 shkurt 2012 ai humbi para Gjykatės Administrative. Nė vendimin, tė cilin e ka SonntagsZeitung, gjyqtarėt flasin qartė: ata thotė se Sylės nuk ėshtė dashur t’i jepej lejeqėndrimi C nė vitin 1999. Atėbotė ai ishte anėtar i Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės. Gjyqi shkruan: “Qė njė ministėr i mbrojtjes nė detyrė i njė vendi tė prekur nga lufta parimisht duhet tė qėndrojė nė vendin e tij, kjo duhet tė konsiderohet si e vetėkuptueshme”.

Mė tutje gjykatėsit theksojnė se Syla “pa asnjė dyshim ėshtė nė gjendje” tė punojė dhe tė fitojė para. Duket se ai nga kjo “dėshiron tė heqė dorė” dhe “me vite tė tėra nė mėnyrė drastike e ka shfrytėzuar dhe madje keqpėrdorur sistemin social tė Zvicrės”.

Gjykata Administrative e Solothurnit ka vendosur qė Azem Syla ta lėshojė Zvicrėn deri mė 15 maj 2012. Ende ėshtė e hapur nėse ai do tė ankohet kundėr kėtij vendimi gjyqėsor.

Nė komentin e “SonntagsZeitung” theksohet se Syla e dėmton imazhin e bashkėkombėsve tė tij tė ndershėm

Azem Syla nuk ėshtė i vetmi nga kasta drejtuese e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė cilin Zvicra e ka pranuar si refugjat gjatė viteve 90. Zvicra lejoi qė kėta aktivistė nga kėtu tė organizojnė luftėn e armatosur nė Kosovė. Pas vitit 1999, prijėsit e UĒK-sė pak a shumė vullnetarisht hoqėn dorė nga lejeqėndrimet zvicerane C dhe nga ndihma sociale. Qė nė vitin 2011, politikani i privilegjuar nė Kosovė, Azem Syla, lufton me gjyq kundėr ndėrprerjes sė domosdoshme tė ndihmės sociale zvicerane, ėshtė diēka e padėgjuar. Me kėsi parazitėsh socialė Syla e dėmton edhe imazhin e bashkėkombėsve tė tij nė Zvicėr.
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė