Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-07-13, 19:44   #36
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga ekonomia vendore dhe e jashtme !

Limak” ia “vjedh“ 4 ,5 milionė euro KEK-ut


Prishtinė, 06.07.2013

Konsorciumi turk ”Calik &Limak” ia ka “vjedhur” Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK) rreth 4,5 milionė, ende pa u bėrė plot dy muaj, prej kur kjo e ka marrė nė menaxhim distribucionin. KEK-u pėr muajin maj tė kėtij viti, kompanisė turke ”Calik &Limak” i ka shitur energji nė vlerė prej 14,2 milionė euro, por kjo e fundit deri mė tash KEK-ut i ka paguar vetėm 9,7 milionė ero, ndėrkaq pjesėn tjetėr prej rreth 4,5 milionė euro, nuk po ia paguan fare me arsyetimin se konsorciumi turk ka marrė nė menaxhim distribucionin jo nė fillim tė muajit maj, por me 8 ditė vonesė.

Burime tė besueshme tė gazetės “Zėri” brenda Korporatės Energjetike tė Kosovės thonė se pronaret e kompanisė turke edhe mė tutje nuk kanė shprehur gatishmėri pėr t’ia paguar borxhin kompanisė publike.

“Ata po arsyetohen se distribucionin e kanė marrė nga 8 maji, dhe pėr pjesėn tjetėr ata nuk kanė ndonjė obligim ndaj kompanisė publike. Mirėpo, turqit konsumatorėve nuk ua kanė marrė vetėm 60 pėr qind tė faturės, por pėr krejt muajin. Nė kėtė rast ‘Calik &Limak’, ka mbledhur parat nga klientėt e saj, por ato nuk ia ka derdhur nė llogari tė KEK-ut, por nė llogari tė vetė” bėnė tė ditur burimi i besueshėm i gazetės.

Sipas kėtij burimi, nuk ėshtė vetėm pagesa problemi i vetėm qė kanė KEK-ut dhe konsorciumi turk ”Calik &Limak”.Problem tjetėr i theksuar mbetet edhe sasia e energjisė qė ėshtė duke e prodhuar KEK-u, e qė nė disa momente duket si e tepėrt nga konsorciumi i turk.

Mė tej burimi bėn tė ditur se menaxhmenti i KEK-ut pėrballet me presione tė shumta nga ”Calik &Limak”,ku kėta tė fundit nė orė tė caktuara brenda ditės kėrkojnė qė tė ulėt prodhimi, e ndėrkaq nė orė tė caktuara ata kėrkojnė qė prodhimi tė rritet deri nė maksimum.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė