Tema: Poezi Fetare
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-10-05, 21:50   #20
Guest
 
Postime: n/a
Gabim

Pershkrimi i Ramazanit


Erdhen dite festash, erdhi Ramazani

Erdhen dite shpresash, therret muslimani

Ne kete muaj te shenjte,Allahu i Madheruar

I fal tere besimtaret, qe Atij i jane penduar.



Me drejtesine e Tij dhe me fuqine e pasosur

Qe te tere shejtanet, sot i ka prangosur.

Nga meshira e Tij qe pati per ymmetin

Sot mbylli xhehennemin e hapi xhennetin.



Gjate muajit te shenjte jo vetem festohet

Por cdo pune e mire tashme shumefishohet

Ardhja e ramazanit eshte nje rast i mire

Fillimi i tij per ne eshte meshire.

Mesi i Ramazanit, eshte nje tjeter rast

Allahu i Madheruar mekatet sot fal.

Dhjete diteshi i fundit i muajit te agjerimit

Eshte mbrojtje nga zjarri ne dite te gjykimit.

Vella i dashur musliman, ska rast me te mire

Se sa eshte Ramazani per te gjetur meshire

Prandaj detyra jone eshte,te shtojme ibadetin

Ti lutemi Allahut te na dhuroje xhennetin.

Te lexojme kuranin, me te te punojme

Ne vepra te mira bashke te konkurojme

Vellezer muslimane kodo qe gjendeni ne bote.

Allahu i Madherueshem agjerimin ju pranofte!
  Pėrgjigju Me Kuotė