Tema: Meditime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-03-06, 15:35   #2
Dr. Leone
I sinqertė me tė gjithė.
 
Avatari i Dr. Leone
 
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
Dr. Leone e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Dr. Leone Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Dr. Leone
Gabim Sa E Vlerėsuar Ndihem Nė Fenė Time

SA E VLERĖSUAR NDIHEM NĖ FENĖ TIME

Jam ulur nė ndenjėsen e autobusit. Kam zėnė vendin tim. Po kthehem nė qytetin tim, aty buzė detit, mes valėve shkumė, nė shtėpizėn time. Ėshtė mesditė. Korrik. Shumė njerėz kalojnė para dritares nga i hedh sytė unė. Shumė lėvizje. Ėshtė e natyrshme qė tė gjithė kėta njerėz tė jenė krejt tė shkujdesur ndaj shikimit tim.
Mes tyre mundohem tė shquaj tė gjitha vajzat qė kalojnė dhe tentoj tė rikthehem me mendimet e mia disa vite prapa. Edhe unė kam qenė e ngjashme me to. Gjithmonė nė pėrpjekje pėr tė gjetur vendin tim nė kėtė botė, nė kėtė shoqėri. Mendoj se cilėt do tė ishin njerėzit me tė cilėt duhet tė shoqėrohesha, cilat do tė ishin veprimet e mia, mendimet qė do mė kalonin ndėr mendje e ulur mendueshėm nė ndenjėsen e autobusit.
Sikur unė tė isha jo kjo vajzė qė jam tani, sikur tė isha nė dimensionet jashtė Islamit. Mundohem tė pėrfytyroj. Shumė herė ia kam drejtuar vetes kėtė pyetje, madje e gjendur nė situata nga mė tė ndryshmet. Por mė kot jam lodhur. Asnjėherė nuk kam mundur tė gjej ndonjė vend pėr mua jashtė kėtij dimensioni. Madje mund tė arrij tė studioj shumė modele, por prapė se prapė edhe nė to jam ndier e huaj. S’janė pėr mua. S’janė vendi im.
Dimensioni ku kam qėndruar ėshtė mė i pėrshtatshėm pėr mua. Ēudi! Nė mes tė njė larmie tė madhe modele njerėzish, sendesh, figurash a ku e di unė se ēfarė, unė nuk kam arritur dot tė bashkėjetoj.
Megjithatė imagjinata ime mė ngacmon. Po ta shoh veten tė ngjashme me gjithė kėto vajza qė mė kalojnė pėrballė kaq tė shkujdesura, atėherė do tė kisha dhe unė maninė aq tė urryer tė pikturimit, imitimit tė Vip-ave, madje do arrija deri aty sa do tė dilja jashtė vetes sime pėr tė vetmen arsye: pėr tė qenė sa mė e pranueshme nga shoqėria, pjesė e rinisė shqiptare, e cila mundohet nė maratonat e lodhshme tė ndjekjes sė modės apo mė saktė tė dėshirave tė stilistėve, me njė fjalė sa mė e shoqėrueshme.
Ditėve tė premte do tė bėja ēdo lloj aktiviteti tjetėr, veēse asnjėherė nuk do tė ndiqja ftesėn e ezanit tė xhumasė. Mbase do tė mė tėrhiqte mė shumė kėnga qė do tė vinte nga magnetofoni i autobusit, tė cilės as kuptimin nuk do ia dija. Pėr ēfarė do tė vrapoja, pėr ēfarė do tė nxitoja nė kėto ditė tė nxehta? Pėr ēfarėdolloj gjėje tjetėr, veēse pėr namazin e drekės jo. Sa keq! Pėr namaz kurrė nuk do tė rendja!
Nė kėtė mesditė, nuk e di shkallėt e cilės ndėrtesė do tė ngjisja? Po tė kisha fat, do tė mund tė ngjisja shkallėt e ndonjė ministrie apo tė ndonjė institucioni tjetėr tė lartė. Mbase do tė ishin stolisur mrekullisht. Por ka mė mrekulli e fat sesa tė ngjitėsh shkallėt e nafiles sime, tė stolisura me sevape nga Krijuesi im? Ė? Ē’mė thoni?
Sigurisht qė po tė gėrmoja nė ēantėn time, do tė gjeja ēdo lloj gjėje: asortimente kozmetike, parfume, ēdo lloj tjetėr veēse shaminė time, e cila pėr nga materiali dhe vlera monetare do tė ishte shumė mė poshtė se kėto asortimente, nuk do tė mund tė gjeja. Sa keq! Kėtė gjė sa te vockėl, aq edhe madhėshtore nė tė njėjtėn kohė, sepse do tė mund tė adhuroja Mėshiruesin tim, me tė cilėn s’do tė mund tė zbukuroja dot timen ēantė.
Mbase nė kėto momente do tė gjendesha nė plazh duke shijuar rrezet e diellit me ēdo pjesė tė trupit tim, duke u freskuar mes valėve tė detit kaltėrosh. Por kurrė s’do tė mund tė ndjeja freski e kėnaqėsi mė tė madhe sesa abdesi duke u pėrgatitur pėr namaz! O All-llah, tė falėnderoj qė jam nė Islam! Sa e lartė, sa e vlerėsuar ndihem! Me All-llahun, Krijuesin tonė, lė takim ēdo ditė, nė tė pesta namazet! Marr abdes duke pėrkujtuar ditėn kur do tė dal para Tij; i ngjis shkallėt me nxitim, sepse All-llahu im po mė pret nė orėt e takimit me Tė. Do tė dal para Zotit tim. Unė, njė ndėr qeniet mė tė dobėta, njė vajzė fare e thjeshtė. Unė qė kam kaq pak nė dorėn time, sa edhe se ēfarė do tė bėhet me mua pas disa sekondash nuk e di.
Jam duke u takuar me Zotin, Qenien mė Madhėshtore, mė Tė Madhin, mė tė Drejtin, mė tė Lartin, Krijuesin, Sunduesin e gjithēkaje. Ai qė na e ka mbushur qenien me ndjenja e mendime. Ai qė na fal Dynjanė dhe Ahiretin. Ai qė jep dritė dhe errėsirė nė proporcionin e duhur. Ai qė nuk ka nevojė pėr asgjė tonėn. Ai pra na pret ne nė takimin e radhės, nė namazin e mesditės. Po a ka nder mė tė madh pėr ne krijesat kaq tė dobėta, a ka kėnaqėsi mė tė madhe sesa tė takohesh me Krijuesin? Shpesh pėr ne bėhet i dashur njė njeri, qoftė edhe pėr faktin e vetėm qė ai ėshtė i durueshėm me ne dhe na dėgjon deri nė fund kur ne shprehim detin e pafund tė trazimeve e problemeve tona. Po All-llahu, Krijuesi ynė, i Cili jo vetėm sheh situatėn nė tė cilėn gjendemi, por na dėgjon dhe na i plotėson duatė tona duke i rregulluar situatat nė dobi tonėn? Mė thoni, a mund tė ketė qenie mė tė dashur? Mė thoni, a nuk meriton respektimin e ēdo takimi tė lėnė me tė?
Kushedi sa do rropatesha tė takoja njė yll kinemaje pėr t’i marrė veē njė autograf. E nga kush? Nga njė person qė nuk do t’ia dijė fare pėr mua nė ekzistoj apo jo, mjafton qė do i mbushja numrin e fansave tė tij. Apo kushedi sa mė poshtė meje mund tė qėndronte nė ēdo aspekt. Ndėrsa pėr tė takuar Zotin mjaftojnė veē disa veprime shumė tė thjeshta, tė cilat nė ēdo moment janė kėnaqėsi, pėr tė mos folur pėr dobitė e tyre.
Pra, a nuk jemi mė lart se tė tjerėt? O motrat e mia! Pse nuk po e vlerėsojmė pozitėn tonė nė kėtė jetė? Jemi njerėzit e mbarsur me mėshirėn e All-llahut pasi na ka larguar perden e verbėrisė nga sytė tanė. Ky Mėshirues na pret nė takimin e namazit. Na ka falur mirėsi nga tė Tijat duke na larguar nga e kota pėr tė na udhėhequr kah e vėrteta. Na ka begatuar me burimet e Tij tė pashtershme duke mbjelle nė zemrat tona dashurinė pėr njėri-tjetrin vetėm sepse kultivojmė besimin. Ai ka krijuar gjithēka pėr ne pa kėrkuar asgjė nga ne. Na ka dhuruar ajrin dhe ujin, nė mėnyrė qė tė mund tė mbijetojmė. Kėto janė pėr ne, tė gjitha pėr ne. All-llahu i ka falur veē pėr ne. Dhe na ka premtuar Xhennetin pėr ne besimtarėt pasi na ka mėsuar mėnyrėn e jetesės sė dobishme nė kėtė botė.
Autobusi u nis. Nė duar mė rėndon Mburoja e muslimanit. A nuk mjafton kjo qė ne tė zbatojmė tė vetmen porosi: tė pėrhapim fjalėn e Tij nė kėtė botė dhe pėr tė gjetur tė tjera dyer zemrash pėr t’i hapur, e tė tjera perde pėr tė grisur? A nuk po mendoni?!
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 29-03-06 nė 15:47
Dr. Leone Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė