Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-07, 15:17   #8
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Shtetet Ilire

Shekulli i ri, i katėrt, i gjen pėrsėri ilirėt nė konflikt me fqinjėt e tyre maqedonė pėr ēėshtjen e Lynkestisė. Nė vitet e fundit tė sundimit tė mbretit maqedon, Arhelaut, nė kapėrcyell tė shekullit, u zhvillua njė luftė e re midis ilirėve dhe maqedonėve pėr kėtė krahinė. Nė kėtė luftė mbreti i lynkestėve, Arrabeu, kishte si aleat mbretin Syra. Aristoteli, qė e pėrmend kėtė fakt, nuk e cilėson origjinėn etnike tė Syras, por burimet e tjera e bėjnė tė qartė se ai ishte mbreti i ilirėve. Aleanca midis tij dhe Arrabeut ka tė ngjarė ta ketė zanafillėn e
saj nė ngjarjet e vitit 423 p.e.sonė dhe duket se ka qenė pėrforcuar me njė martesė dinastike midis Syras dhe njė vajze tė Arrabeut. Rezultatet e kėsaj lufte nuk njihen, por ngjarjet e mėpastajme tregojnė se nuk ndodhi ndonjė ndryshim nė gjendjen ekzistuese.


Vrasja e mbretit Arhelau (viti 399 p.e.sonė), shėnoi pėr Maqedoninė fillimin e njė periudhe trazirash qė zgjatėn katėr dekada me radhė. Kontradiktat e brendshme qė u bėnė shkak pėr kėtė vrasje dhe pėr intrigat e mėvonshme dinastike, krijuan rast pėr hapjen e konflikteve midis Maqedonisė dhe fqinjėve tė saj. Nė fillim tė sundimit tė Amyntės II, qė pasoi Arhelaun, u duk sikur konflikti iliro-maqedon gjeti njė zgjidhje. Martesa e Amyntės me njė bijė tė mbretit Syra, tė quajtur Eurydike, qė ishte nė tė njėjtėn kohė edhe mbesė e Arrabeut, fsheh nė vetvete faktin qė midis ilirėve e maqedonėve ishte arritur njė marrėveshje pajtimi pėr ēėshtjen e lynkestėve.

Por kjo gjendje nuk zgjati shumė. Ilirėt, interesat e tė cilėve ishin ndeshur prej kohėsh me ato tė Maqedonisė nė Lynkesti, ishin tė interesuar pėr dobėsimin e mėtejshėm tė Maqedonisė dhe jo pėr pajtim. Rasti i volitshėm pėr ta arritur kėtė qėllim paraqitet pikėrisht tani, qė Maqedoninė e kishte pushtuar vala e turbullirave tė brendshme. Nė vitin 393 p.e.sonė, ilirėt u dyndėn nė Maqedoni, pushtuan njė pjesė tė saj dhe pasi dėbuan Amyntėn, vendosėn nė fron njė farė Argeu, qė thuhet se zbriste prej dinastisė sė lynkestėve. Nėn presionin e pushtimit ilir, njė pjesė e tokave tė Maqedonisė Lindore me pėlqimin e mbretit tė rrėzuar hyri nė Lidhjen e Olinthit. Amynta u strehua nė Thesali dhe vetėm pas dy vjetėsh mėrgimi, ai mundi tė kthehej nė vend me ndihmėn e thesalėve, tė cilėt preferonin mė mirė sundimin e tij se atė tė Argeut qė pėrkrahej nga ilirėt. Paqen me ilirėt ai qe detyruar ta blinte me njė tribut vjetor qė do t’ua paguante atyre.

Rrethanat nė tė cilat ndodhi ky ndryshim nė marrėdhėniet e vendosura sė fundi midis ilirėve dhe maqedonėve nuk janė tė qarta. Dihet vetėm se ngjarjet e mėpastajme nuk janė tė lidhura me Syran, por me emrin e njė mbreti tė ri ilir, tė quajtur Bardhyl. Megjithėse emri i tij shfaqet nė burimet shumė mė vonė, nė ngjarjet e vitit 359 p.e.sonė, prapė se prapė duket se ai i udhėhiqte ilirėt shumė kohė pėrpara. Sipas kėtyre burimeve Bardhyli jetoi njė kohė tė gjatė dhe kur u ndesh me Filipin II (359 p.e.sonė), ose pak mė vonė, ishte nė njė moshė tė thyer, 90 vjeēare. Interes tė veēantė lidhur me figurėn e tij kanė lajmet qė e paraqesin si njė mbret me prejardhje tė ulėt, nė fillim qymyrxhi e pastaj kryengritės (latro), qė e pat fituar pushtetin me forcė dhe qė gėzonte simpatinė e luftėtarėve, meqenėse nė ndarjen e plaēkės ishte i drejtė e i paanshėm. Kėto njoftime e paraqesin atė jo si njė trashėgimtar tė Syras, por si njė pėrmbysės tė tij. Vetėm duke pranuar kėtė fakt, mund t’i jepet njė shpjegim ndryshimit qė ndodhi nė marrėdhėniet e ilirėve me maqedonėt nė vitin 393 p.e.sonė.

Duket se nė Iliri forca tė reja, nė tė cilat rol tė rėndėsishėm ka pasur Bardhyli, e kundėrshtuan marrėveshjen me Amyntėn II, rrėzuan Syrėn dhe invaduan Maqedoninė. Pra, duhet tė ketė qenė Bardhyli ai qė udhėhoqi ilirėt nė fushatėn e vitit 393 p.e.sonė kundėr Amyntės dhe e detyroi atė t’i paguante tribut vjetor. Qe pėrsėri ai qė theu pėrpjekjet e Aleksandrit II nė vitin 369 dhe tė Perdikės III mė 360 p.e.sonė pėr t’u ēliruar nga kjo gjendje. Tentativa e Perdikės pėrfundoi me dėshtim tė plotė. Ai mbeti nė fushėn e betejės sė bashku me 4 000 maqedonė tė tjerė. Kjo qe humbja mė e rėndė qė pėsuan maqedonėt nė vargun e pėrpjekjeve tė tyre pėr t’u ēliruar nga ilirėt.
Gjatė gjysmės sė parė tė shek. IV p.e.sonė burimet pėrmendin edhe njė ngjarje tjetėr me rėndėsi. Nė vitin 385 p.e.sonė ilirėt pėrfunduan njė aleancė me tiranin e Syrakuzės, Dionizin.

Ndėrmjetės pėr kėtė u bė mbreti i molosėve, Alketa, i cili qe dėbuar nga vendi i tij prej partisė filospartane dhe qe strehuar nė Sirakuzė. Qėllimi i marrėveshjes ishte rivendosja e Alketės nė fronin molos. Tė dyja palėt qenė tė interesuara pėr kėtė, sepse ilirėve kjo aleancė u siguronte dobėsimin e ndikimit spartan dhe rrjedhimisht tė atij maqedon nė Epir, kurse Dionizit i jepte mundėsi tė forconte pozitat e tregtisė sirakuzane nė brigjet e Adriatikut e tė Jonit. Nė tregimin e tij Diodori vinte nė dukje se Dionizi u dėrgoi ilirėve njė ndihmė ushtarake prej 2 000 vetash dhe 5 000 armė “meqenėse ilirėt ishin nė luftė”. Por nuk thotė se me cilėt luftonin ilirėt nė kėtė kohė. Ėshtė supozuar se Diodori e ka fjalėn pėr luftėn qė pėrfundoi me dėbimin e Amyntės, por kjo ngjarje me tė drejtė ėshtė datuar nė vitin 393 dhe jo mė 385. Nuk qėndron as pikėpamja se ilirėt qenė duke luftuar me molosėt, kur Dionizi u dėrgoi ndihmėn dhe se ky e shfrytėzoi kėtė luftė vetėm pėr tė kthyer Alketėn. Vetė Diodori e ka sqaruar kėtė fakt kur pohon se ilirėt hynė nė Epir pasi u erdhi kjo ndihmė dhe “pasi mblodhėn njė fuqi tė madhe”.

Nė kėtė rast duhet tė jetė fjala pėr faktin se ilirėt ishin nė gjendje lufte pothuajse tė pandėrprerė me fqinjėt e tyre, maqedonėt. Ndihma ushtarake e Dionizit duket se i lehtėsonte pak ilirėt nga kjo barrė. Ky fakt dhe pjesėmarrja aktive nė aksion kundėr molosėve pėr tė sjellė nė fronin e tyre Alketėn e vuri Sirakuzėn nė pozitėn e aleatit tė ilirėve kundėr armiqve tradicionalė tė tyre, maqedonėve. Megjithatė forcat kryesore nė kėtė aksion ishin ato ilire; ushtarėve tė Dionizit nuk iu caktua ndonjė rol i pavarur, pėrkundrazi Diodori thotė se “ushtrinė qė u erdhi nė ndihmė ilirėt e pėrzien me trupat e tyre”. Ndėrmarrja pėrfundoi me sukses tė plotė. Nė betejėn e rreptė qė u zhvillua ilirėt dolėn fitues dhe molosėt lanė nė fushėn e luftės shumė tė vrarė. Ndihma qė u dėrguan spartanėt nuk u solli ndonjė dobi molosėve dhe Alketa zuri pėrsėri fronin e vet nė Mbretėrinė Molose. Kjo ngjarje sqaron politikėn qė Bardhyli ndiqte me fqinjėt perėndimorė. Me sa duket, aleanca me Syrakuzėn ishte pėr tė njė mbėshtetje e shėndoshė nė luftėn kundėr Maqedonisė.
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė