Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-12-07, 13:39   #27
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Barceleta te zgjedhura

Zbulohet emaili i 1997-es

Arkeologet: Ure lidhese mes antikitetit dhe modernes

Durres- Zbulimi i nje emaili te vitit 1997 nga hard-drive i nje kompjuteri Compaq, pas germimesh te lodhshme, eshte konsideruar si suksesi i vitit nga nje grup arkeologesh te kryesuar prej specialistit te vjeter Sofo Sofuli. “Ky email na jep shume te dhena mbi jeten e perditshme te komunitetit primitiv te internetit, kur rrjeti ishte ne hapat e para te tij”, theksoi me entuziazem Sofuli per mediat. Sipas tij, vetem duke kuptuar te kaluaren e emailit, shkenca mund te hedhe drite mbi te tashmen dhe te ardhmen e postes elektronike ne vendin tone. Hard disku u gjet ne bodrumin e zyrave te nje firme ndertimi, dhe nga te dhenat rezulton se ne ate kohe emailin dinte ta perdorte vetem nje person i firmes. Teksti i tij deshmon se njerezit primitive, ne ate kohe vuanin nga e njejta merzi si edhe sot. “Ho me, ca ka bo? Do shkosh ne dasmen e Refikut apo jo? Une s’e kom venos hala”, thote emaili i derguar ne adresen “[email protected]”, prej derguesit “[email protected]”. Sipas arkeologut Sofuli, ky artifakt eshte pika lidhese e munguar mes botes antike te emailit dhe asaj moderne, dhe per qytetin bregdetar, ka te njejten rendesi si mozaiku i Bukuroshes se Durresit. Nga ana tjeter, me kete gjetje vertetohet katerciperisht se rraca shqiptare e para 1997-es, ndryshe nga sa mendohej, eshte paraardhesja e palekundur e shqiptareve te sotem. Hard-disku do te ekspozohet ne Muzeun Historik Kombetar te Tiranes.
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė