Kriza italiane dhe paketa e shpėtimit
Ministrat e Financave tė 17 vendeve tė eurozonės u takuan edhe njė herė pėr tė diskutuar krizėn e borxheve. Nė takim nuk ishte fjala vetėm pėr njė paketė shpėtimi tė dytė pėr mėkataren e borxheve Greqinė.
Nė zonėn e euros ranė edhe njė herė mprehtė kėmbanat alarmit: primet e rrezikut pėr obligacionet afat-gjatė tė shtetit italian janė rritur nė nivele rekord. Agjencitė e klasifikimit e kanė ulur besueshmėrinė e Portugalisė pėr kredi megjithė ndihmėn e konsiderueshme ndėrkombėtare. Ka zėra se Banka Qendrore Evropiane mendon se ėshtė i nevojshėm njė dyfishim i paketės sė shpėtimit, nė njė vlerė prej 1,5 bilionė euro. Po ashtu vazhdojnė dyshimet nėse Greqia do t'ia dalė sėrish mbanė me politikėn e saj financiare. Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos u shpreh nė kėtė mėnyrė: "Ne kemi nevojė pėr njė mesazh shumė tė fortė dhe tė qartė stabiliteti, jo vetėm nė Greqi, por nė tė gjithė zonėn e euros dhe mė gjerė."
Lajmet e keqia pėr Italinė janė tė njė cilėsie krejtėsisht tė re. Kjo pėr shkak se Italia ėshtė ekonomia e tretė mė e madhe nė zonėn e euros pas Gjermanisė dhe Francės dhe pėr kėtė arsye e njė kalibri tjetėr nga Greqia apo Portugalia. Mos vallė nė fund duhet shpėtuar edhe Italia? Ministri i Financave i Gjermanisė Wolfgang Schäuble nuk dėshiron tė dėgjojė pėr spekulime tė tilla.
"Italia gjendet pėrpara vendimesh buxhetore jo tė lehta, por projekti i paraqitur nga ministri italian i Financave, ėshtė me tė vėrtetė shumė bindės dhe unė nuk kam asnjė dyshim se Italia do tė marrė vendime tė drejta. Italia ėshtė nė rrugėn e duhur. " - tha Schäuble.
Fakti ėshtė se Italia me 120 pėrqind tė prodhimit kombėtar ka njė nga nivelet mė tė larta tė borxhit nė botėn perėndimore. Por nė radhėt e BE-sė ėshtė nė rritje edhe kritika ndaj agjencive tė vlerėsimit. Komisioneri i BE-sė pėr Tregun e Brendshėm Mishel Barnier sugjeron madje qė agjencive tė vlerėsimit t'u ndalohet tė vlerėsojnė shtetet qė marrin ndihma ndėrkombėtare. Schäuble tha nė Bruksel se vendet e zonės sė euros nuk mund tė vendosin vetėm asgjė nė kėtė drejtim.
Urgjente ėshtė nė kėtė moment para sė gjithash ēėshtja e njė paketė tė dytė ndihme pėr Greqinė. Gjermania, por dhe Holanda dhe Austria duan ta pranojnė atė, vetėm nėse kreditorėt privatė, bankat p.sh., kompanitė e sigurimeve dhe fondet e pensioneve do tė mbajnė njė pjesė tė barrės. Kjo, megjithatė, duhet tė jetė vullnetare, thotė Maria Fekter ministėrja e Financave tė Austrisė: "Nuk do tė ketė ndėrhyrje nga ana e qeverisė ndaj sektorit privat. Kjo do tė kishte pasoja fatale. "
Pyetja e vetme ėshtė nėse punėt po ecin me shpejtėsi tė mjaftueshme. Nė rast se besimi te tregjet do tė kthehet shpejt, evropianėt i heqin qafe shqetėsimet e tyre. Pėr alternativa ministrat e Financave, nuk duan fare tė flasin publikisht.