Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-09-07, 17:21   #215
eurostar
 
Avatari i eurostar
 
Anėtarėsuar: 21-03-07
Postime: 47
eurostar i vlerėsuar jo keq
Gabim

KATEDRALJA – PĖR KŹ?
Nga Hans-Joachim Lanksch
Sep 4, 2007, 08:45


Hans-Joachim Lanksch Ja, mė 5 shtator fillon ndėrtimi i katedrales "Nėne Tereza".

Para disa vjetėsh kam ndigjue nji predikim tė priftit tė njohun jezuit, Atė Prof. Dr. Albert Keller SJ, i cili tha se Zoti s'ka nevojė pėr kishat, kishat s'i shėrbejnė Zotit por u shėrbejnė njerėzve dhe se njerėzit kanė nevojė pėr kishat, jo Zoti.

Po thom me vetėdijen e plotė, si katolik i angazhuem qė jam, qė ekzistojnė nji mori gjanash tė tjera pėr tė cilat gjindja e Kosovės tani kanė shumė mā shumė nevojė sesa pėr nji katedrale monumentale pėr pakicėn fare tė vogėl fetare katolikėsh kosovarė.

Kush, pra, ka nevojė pėr katedralen katolike nė Prishtinė? Ndoshta ata qė abuzojnė pandėrpre me emnin e murgeshės sė lumnueme katolike Agnes Bojaxhiu pėr qėllime politike ("shiko, o Evropė, kemi njė katedrale katolike, shiko se sa evropianė qenkemi!") apo ata qė abuzojnė me emnin e saj pėr qėllime kombėtarizmi tue e deklarue murgeshėn e lumnueme katolike si simbol kombėtar ("Gjergj Kastrioti Skanderbeg – Nėnė Terezė – Ismail Kadare").

Perėndimorėt, Ndėrkombėtarėt, Europianėt gjithashtu nuk kanė nevojė pėr nji katedrale
nė Prishtinė. Ata s'e matin europianitetin e Kosovės me kriterėt e naivėve qė e marrin me mend se Europa e identifikueka demokracinė me katolicizmin. Europianėve s'u intereson katedralja gjiganteske, atyne u intereson puna e shtetit juridik, mbrojtja e pakicave kombėtare nė Kosovė, aftėsia a joaftėsia e Kosovės pėr zgjedhje demokratike, aftėsia e saj pėr administrim e qeverisje etj. ama jo puna e nji krishtenizmi plakativ e demonstrativ.

Katedralja, ndoshta, u nevojitet katolikėve kosovarė? Ama jo, pėr t'iu lutė Zotit mjafton nji kishė e thjeshtė, mjafton – fundja – edhe nji karrigė e thjeshtė apo edhe nji cung druni ku rrin besimtari, kudokjoftė, me nji zemėr qė don me folė me Zotin, me iu avytė Zotit, me iu dorėzue dashnisė dhe mėshirės sė pafundme tė Zotit. Katolikėve shqiptarė mā tepėr u duhet, fjala vjen, nji pėrkthim i Biblės sė Shźjtė qė ata e marrin vesht – sidomos ata tė brezit tė vjetėr. Nji pėrkthim i Biblės nė idiomėn e natyrshme dhe tradicionale tė besimtarėve katolikė shqiptarė, nji pėrkthim gegnisht dhe qė s'i vjen era e sintaksės serbe.

Mos i duhet katedralja frymės sė Nanės Terezė? Ama ku i duhet asaj nji katedrale, asaj qė ēdo petelik qė e merrte (prej njerėzve tė mirė dhe prej njerėzve tė kėqinj) e jepte pėr hir tė tė vobektėve? Ajo do t'i kish dhanė milionat e katedraljes pėr fukaratė e botės qė janė kudo dhe me bollėk. Nji katedrale kinse "pėr nder tė saj" do me thanė nji moskuptim fundamental tė mesazhit tė saj.

Nė fund, shtrohet pyetja pėr kryesoren dhe Kryesorin – nė kjoftė se Zoti s'ka nevojė pėr kisha dhe katedrale, pėr ēka ka nevojė Ai? Fort bukur e thjesht e thotė Bibla: "Pėrse ti flijet nuk i pranon, e po kje se tė bāj therore, ti s’i pėlqen. Njė shpirt i penduem asht flije para Zotit: Njė zemėr tė thyeme e tė pėrvūjtė ti, o Zot, s’ e pėrbuz" (Psalm 51, 18-19, pėrkthim i Atė Danjel Gjeēajt OFM). Jepna, o Zot, tė gjithė neve nji shpirt tė penduem dhe nji zemėr tė pėrvujtun!

© by Gazetajava.com
eurostar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė