Titulli: Youtube
YouTube fshin shikimet e rreme, nėn sulm edhe Rihanna
Kompanitė mė tė mėdha pėr publikimet e prodhimeve muzikore kanė humbur mė shumė se dy miliardė shikime nė rrjetin YouTube, pasi u zbulua se numri i shikimeve nė video incizimet individuale ėshtė i falsifikuar.
Mė sė shumti iu morėn Universal, kompani kjo e cila publikon albumet e Rihanna, Nicki Minaj dhe Justin Bieber, qė humbi njė miliardė shikime. Sony ėshtė nė vendin e dytė dhe ka humbur 850 milion shikime brenda njė dite, ku klient tė kėsaj kompanie janė Alicia Keys, Rita Ora dhe Labrinth.
Sot numri i shikimeve nė YouTube konsiderohet si top lista jozyrtare botėrore, kėshtu qė kjo humbje e kredibilitetit tė lojtarėve tė mėdhenj mundet tė dėmtoj seriozisht biznesin e tyre.
YouTube siē duket i ka hyrė me seriozitet luftės kundėr shikimeve tė falsifikuara, numrin e tė cilėve nė mėnyrė artificiale e rrisin hakerėt dhe nė kėtė mėnyrė i bėjnė mė tė popullarizuar sesa janė.
Gjithashtu ėshtė goditur edhe kanali i fitueses sė X Factor-it britanik Leona Lewis, e cila ka humbur mė shumė se 24 milion shikime.
Ky nuk ėshtė ndonjė virus apo problem me sigurinė nė faqen tonė. Kjo ėshtė njė forcim i politikės sonė tė numėrimit tė shikimeve, -njoftoi YouTube.
Universal ka konfirmuar rėnien e numrit tė shikimeve, por nga kjo kompani thanė se kanali i tyre ėshtė kryesisht pasiv, duke pasur parasysh se fokusi ėshtė zhvendosur nė kanalin Vevo.
Vevo-n nė vitin 2009 e kanė themeluar Universal, Sony Music, Abu Dhabi Media Company dhe El Entertainment.
Disa fakte rreth YouTube
* Mė shumė se 800 milion pėrdorues unik vizitojnė YouTube ēdo muaj
* Mė shumė se katėr miliardė video incizime shikohen nė muaj nė kėtė faqe
* 72 orė video incizime ngarkohen (upload) ēdo minutė nė YouTube
* YouTube nė vitin 2011 kishte mė shumė se njė trilion shikime dhe rreth 140 shikime pėr ēdo person nė Tokė.
* Mė shumė se njė milion kompani reklamojnė nė kėtė faqe.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|