Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-02-07, 00:27   #2
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Te uroj temen, shume e qelluar. Ne forum ke hapur ca tema interesante, e mirepres diskutime miqesore mes nesh, e/i nderuar.

Duhet shikuar e/i nderuar, se pse jep. Une mbase jam pjestar i fese Islame, lemosha ne parimet tona eshte e obliguar. Quhet zekat, qe rrjedh nga fjala arabe pastrim, e qe d.t.th te pastruarit e pasurise. Ndersa kemi edhe menyren e dyte te lemoshes, e cila eshte nga deshira e njeriut, e qe quhet sadaka, pra eshte vullnetare.

Ndihma per skamnoret behet nga njerezit zemerqilter. Shihni, sa shume njerez sot kane pasuri te madhe, ndersa zemrat i kane te ngurrtesuara, dhe doren koprrace, dhe nuk e leshojne dot doren e meshires (mbase frikesohet se po varferohet me kete veper!!!). Prandaj, nuk do ta kursej kete teme, pa e permendur nje pjese te nje ligjerate te nje filozofi shqiptar Avni Avdiu ne nje radio, i cili tha keto fjale: Ėshtė shtuar egoizmi ekstrem - njė individualizėm i stėrtheksuar, pra ėshtė humbur solidariteti. Sot, kur Kosova ėshtė shndėrruar nė njė oazė antagonizmash ballkanike nė tė cilėn mpleksen antipode tė shumta shoqėrore, gjasat qė tė shtohen parashikimet e Emil Dyrkemit janė gjithnjė e mė tė mėdha. Askush nuk senzibilizohet e lėre mė tė alarmohet nga situata katastrofike nė tė cilėn jetojnė familje tė shumta skamnorėsh. Lajmet rrėqethėse pėr jetėn dramatike tė varfanjakėve kryesisht tė dalė nga ish vatrat e luftės, shumėkush i ndjek pa kurrfarė interesimi. Rrugėt janė mbushur me skamnorė lypės. 14 % e popullatės jeton nė varfėri ekstreme, e kjo do tė thotė se nuk kanė as bukė pėr tė ngrėnė. Nė anėn tjetėr sheh vetura luksoze, kafiteri e lokale tė stėrmbushura me tė rinj, vazhdimisht ngrihen shtėpi - pallate, hotele private etj. Ndėrtesat - pallate tė ngritura individualisht nė Kosovė janė tė zbrazėta dhe nuk i pėrdorė askush, kurse familjet me shumė fėmijė, familjet e varfra dhe tė mjera jetojnė nė kasolle, tė cilat nuk janė as pėr kafshė, e lėre mė pėr njerėz. Ndoshta vetėm ky shembull ėshtė i mjaftueshėm pėr tė ilustruar mė sė miri ndjenjėn e humbur tė solidarėsisė dhe humanitetit. Me gjasė edhe pronarėt e atyre shtėpive shumėkatėshe mund tė kenė qenė vetė dėshmitarė tė strehimit nė shtėpi shumė mė tė vogla te vėllezėrit e tyre nė Shqipėri dhe Maqedoni, pas dėbimit nga forcat serbe gjatė ekzodusit tė madh. Dhe pėr fat tė keq si nxėnės tė dobėt nuk kanė pėrfituar asgjė nga ai leksion.

Une i/e nderuar mendoj, se njeriu influencohet nga pamjet tragjike te jetes se skamnoreve, e qe eshte e mundur te zbutet ne aspektin shpirterore, dhe te "jetoj" ca minuta (duke i shikuar) vuajtjet, e qe me pastaj ta ndihmoj nevojtarin.

I lumi ai, i cili me qellim te paster per hir te Furnizuesit Fuqiplote, nga furnizimi qe ka ndihmon ata qe nuk kane, e, sigurisht per vepermiret eshte pergatitur shtepija e gezimeve te pakufishme.

Mjer ai i cili jep, por jo me qellim fisnik, porse per sy e faqe, sa per ta shtuar namin e famen ne popull, e qe ky njeri i eger, te varferin po e shfrytezon qe ta ngris vetveten duke i bere marketing, ndersa ate ne nje fare menyre duke e poshtersuar, ngase ai i cili eshte i sinqerte, lemoshe e jep, sic thote nje thenie: "Me doren e djathte, ndersa e majta nuk e sheh".

Ndoshta nuk u kyca shume ne teme, porse ndoshta ka ndokush dobi prej kesaj qe shkruajta.

Albanian
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė