Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-09-07, 12:36   #10
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Naim Frashėri


Lulet e Verės (analizė)

Kėtė pėrmbledhje me poezi lirike Naimi e botoi mė 1890. Aty ai shfaqet mė i plotė si poet. Talenti i tij lirik shpėrthen nė njė rreth tė gjerė ndjenjash tepėr tė holla dhe mendimesh tė thella.
Motivet kryesore qė trajtoi Naimi nė pėrmbledhjen "Lulet e verės" janė tri: motivi patriotik, motivet filozofike dhe motivi i dashurisė(erotik).
Vjershat e motivit patriotik:
("Shpreh", "Pėrse", "Gjuha jonė", "Korēa", "Tradhėtorėt" e ndonjė tjetėr) janė lirika qė shprehin ndjenjat qytetare tė poetit ndaj Atdheut, vlerave tė tij dhe fateve tė tij.
Njė nga pėrjetimet mė tė fuqishme tė kėtij motivi ėshtė besimi i palėkundur nė tė ardhmen e Shqipėrisė, ndonėse dita e lirisė ishte ende larg. Por, duke u nisur nga fakti qė lėvizja komėtare kishte pėrparuar, ishin hapur shkolla shqipe, ishin botuar libra e gazeta shqip, ndėrgjegjja komėtare ishte forcuar, poeti shpėrthen plot ngazėllim:
Pėr Shqipėrinė
Ditėt e mira
Paskėtaj vijnė,
shkoi errėsira;
lum kush do tė rronjė,
ta shohė zonjė! ("Shpreh").
Padurimi i poetit pėr tė parė ditėn e bardhė tė lirisė ėshtė i madh. Kjo shpresė, kjo dritė e mban gjallė poetin, i cili, edhe pse me shėndet tepėr tė tronditur, ka besim se do ta arrijė:
As hidhe gardhė
Dhe shpejto pakė,
o dit' e bardhė,
dhe jakė, jakė,
se tė pres,
nukė vdes ("Pėrse")
Dy vjersha qė lidhen ngushtė nga idetė dhe patosi qė i pėrshkron, janė "Gjuha jonė" dhe "Korēa". Nė to ai i ka thurrur gjuhės shqipe vargjet mė tė frymėzuara. Ėshtė ndėr tė parėt poetė qė i kėnoi bukurisė dhe ėmbėlsisė sė gjuhės sonė, ėshtė ndėr tė parėt qė kuptoi vlerat dhe mundėsitė e saj tė shumta pėr tė shprehur mendimet dhe ndjenjat mė tė thella njerėzore:
Gjuha jonė sa e mirė!
Sa e ėmbėl! Sa e gjerė!
Sa e lehtė! Sa e lirė!
Sa e bukur! Sa e vlerė! ("Korēa")
Naimi shkruan plot entuziazėm pėr hapjen e shkollės sė parė shqipe nė Korēė mė 1887 dhe u bėn thirrje bashkatdhetarėve tė hyjnė me guxim nė rrugėn e diturisė e tė kulturės. Kur ai thotė: "Tė marrim diturinė…, tani lipsetė dritė ("Gjuha jonė"), kemi prirjet e tij iluministe dhe konceptin se liria nuk shkėputet nga progresi, nga "qytetėrimi". Me njė informacion krejt tjetėr, plot mllef dhe urrejtje shpėrthen ai nė vjershėn "Tradhėtorėt". Ai u vė damkėn e turpit atyre qė tradhėtojnė kombin dhe bashkatdhetarėt, atyre qė harrojnė mėmėdheun dhe punojnė pėr tė huajt. Vjersha tingėllon si njė mallkim pėr tradhėtinė, kur poeti shkruan plot zemėrim:
Buk' e mėmėdheut i zėntė
Tradhėtorėt e pabesė!
Motivi filozofik zė vend tė gjerė nė "Lulet e verės" dhe mund tė themi se Naimi themeloi nė letėrsinė shqiptare traditėn e poezisė sė mendimit.
Nė lirikat filozofike gjejmė pėrsiatjet e poetit pėr botėn, pėr jetėn dhe vdekjen, pėr njeriun, perėndinė, pėr kohėn qė shkon pa kthim. Pėr herė tė parė nė letėrsinė shqiptare trajtohen kaq gjerė koncepte tė tilla filozofike, njė botė pėrjetimesh qė kanė nė qendėr njeriun. Me sinqeritet e me gjuhė plot emocione Naimi shpreh ide humane, dashurinė dhe besimin e tij ndaj njeriut. Nė disa nga vjershat filozofike si "Jeta", "Zemra" e sidomos "Perėndia", spikat qartė njė nga elementet bazė tė botkuptimit tė Naimit, panteizmi. Shfaqet aty nga ana mistike e kėtij botėkuptimi, por nga ana tjetėr, edhe mohimi i riteve tė tepruara fetare. Ai pohon se perėndia ėshtė kudo, e shkrirė, e trupėzuar te ēdo send a gjallesė e botės:
Ē'sheh, ėshtė zot' i vėrtetė,
Ē'dėgjon, ėshtė zėr' i tija,
Gjithė ē'ka e s'ka nė jetė,
Ėshtė vetė perėndia ("Perėndia")
Nė panteizmin e naimit depėrton edhe humanizmi, besimi i madh i poetit te njeriu, qė ėshtė qėnia mė e lartė e gjithėsisė, sepse tek ai, sipas poetit, personifikohet vetė hyjnia:
Zemr' e njeriut nė jetė
Ėshtė vend i perėndisė.
Te vjersha "Fyelli" (ashtu si te "Fjalėt e qiririt", botuar mė 1884) Naimi ngre lart misionin e poetit nė shoqėri, idealet pozitive e humane tė tij, tė poetit qė bėhet zėdhėnės i shpirtit njerėzor.
Motivi erotik ėshtė trajtuar nė njė cikėl tė tėrė vjershash me titullin e pėrbashkėt "Bukuria". Lirikėn e dashurisė e kishin lėvruar edhe bejtexhinjtė, por Naimi e ngriti nė njė nivel artistik tė ri. Shpesh pėrcolli edhe koncepte etike e filozofike.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė