Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-08-06, 00:33   #6
napoleoni
 
Anėtarėsuar: 01-05-04
Vendndodhja: ch
Postime: 192
napoleoni i vlerėsuar jo keq
Gabim

Pyetja e tė nderuarės Jador ėshtė jo mirė e formuluar por ēka ėshtė mė me rėndėsi, kuptohet pėrmbajtja e saj. Ne mund tė flasim shumė pėr talentin si dhunti e njė pjese tė njerėzve por duhet tė kemi gjithnjė parasysh se ata nuk janė garancė pėr sjellje tė mirė nė shoqėri, mes miqėsh e ndoshta edhe me veten e tyre. Talenti ėshtė dhunti qė sė pari duhet identifikuar atė, pastaj duhet zhvilluar/ushqyer atė, pastaj duhet edhe mėsuar metodėn se si personi talent ta transmetojė atė tek tė tjerėt. Nėse nuk arrihet kjo, talenti mbetet i pashfrytėzuar, dhe askush nuk ia sheh hajrin, le mė shoqėria por as personi qė e posedon. Mendoj se shumica e njerėzve janė tė kėtillė. Mendoj se tek secili nga ne fshihet ndonjė dhunti/talent nė ndonjė lėmi. Janė tjera hesape nėse ajo identifikohet, shfrytėzohet, transmetohet. Pėr talentin eshte folur e shkruar shumė. Madje shpesh kur e lidhim me gjenialiteitin, nuk mundemi tė mos flasim pėr anomali tė ndryshme tek personat nė fjalė, deri edhe nė sėmundje psiqike apo shpirtėrore: mjafton tė kujtojmė Ajnshtajnin dhe problemet e tij nė tė lexuar dhe folur qysh ne femijeri, Van Gogun dhe shizofrenine e tij tė veēantė, Strindbergun dhe maninė e tij tė persekutimit, Da Vinēin dhe zhvillimin e tij tė vonshėm, etj etj. Kėta gjatė punės sė tyre shfrytėzuan talentin si dhunti, ndėrsa gjenialiteti i tyre qėndron nė atė se krijuan.

Tė mos u ngarkoj me lexim tė gjatė, pasi qė ka shumė tė thuhet ne kete drejtim, mendoj se talent posedojmė tė gjithė sepse tė tillė jemi krijuar, por jo tė gjithė arrijmė ta transmetojmė atė denjėsisht p.sh. ndodhė qė perceptimet e ndryshme nuk mund ti shprehim ashtu si i ndjejmė, edhe po ti shprehim me gojė nuk mund tė ju japim formė nė shkrim. Njeriu gjithmonė ka kėrkuar rrugė qė ta plason idenė e tij sa mė mirė. Pėr kėtė kemi pikturėn, muzikėn, poezinė etj etj. Njeriu gjatė zhvillimit tė tij ka zbuluar shumė metoda tė shprehjes derisa themi se edhe kur heshtim shprehim diēka.... ( kjo nuk vlen per FD, haha) Pjesa e dukshme e talentit, nga mė tė rėndėsishmet, ėshtė kapaciteti i tė transmetuarit tek tjetri. Tingėllon paradoksale, por mendoni sa talentė lindin e vdesin ne heshtje, pa lėnė gjurmė. Ne nuk i njohim, nuk e dijmė sa janė...Ndoshta pikerisht pėr kėtė i gjithė pėrparimi i shoqėrisė njerėzore ėshtė i pėrqėndruar nė shumė pak persona nė krahasim me numrin e njerėzve... Majmuni ka talent ? Nėse ia arrijmė qė njė majmun ta mėsojmė tė flas disa fjalė, kėtij majmuni nuk do t`ia arrijmė kurrė t`ia mėsojmė mėnyrėn se si ky t`i mėsojė majmunat e tjerė tė flasin. Dhe pėr kėtė mbetet gjithmonė majmun, pavarėsisht se ndoshta ka pak talent.
__________________
Tė jetosh pas vdekjes, nganjėherė duhet flijuar tėrė jetėn.
napoleoni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė