Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-06-07, 14:38   #2
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

{{{...VAZHDIMI...}}}

Olsi Jazexhiu nga Tirana nė kumtesėn e tij me titull”Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe politika panislamiste e sulltan Abdylhamidit tė II-tė” pėrveē tjerash ceku”Lidhjen e Prizrenit tė cilėn nėpėr shkollat tona fėmijėt e mėsojnė si njė Lidhje sa anti-turke aq edhe kombėtare, historiani britanik Jakob Landau e klasifikon si njė organizatė tė nxitur nga vetė sulltan Abdylhamdi i II-tė, pėr tė mobilizuar myslimanėt e Ballkanit qė tė mbrohen nga pushtimi i fuqive tė krishtera. Mbi karakterin islamik tė Lidhjes sė Prizrenit shkruan edhe Noel Malkolmi i cili nė librin”Kosovo a short histori”kujton citimet e njė zyrtari britanik nė Kosovė mė 1878”Lėvizja ėshtė mė shumė njė lėvizje fetare sesa shekullare, dhe udhėhiqet nga myftilerė, ulematė dhe kadijtė,...Jam i mendimit se tashmė ėshtė mė se e qartė se Porta e Lartė dhe Lidhja janė nė njė mendje, dhe po punojnė pėr tė arritur njė qėllim tė pėrbashkėt- mbrojtjen e provincės”. Kėta dy paragrafė mė kanė bėrė qė pėrpara shumė vitesh tė kėrkoja dhe tė kuptoj pėrse nė librat tanė tė historisė, Lidhja e Prizrenit, ashtu si shumė pjesė tė tjera tė historisė sonė ėshtė trajtuar sipas mendėsisė sė shkollės sllavo-greke nė Ballkan e cila pre supozon se popujt e Ballkanit vuajtėn nėn tiraninė turke.
Ndėrsa Kristo Frashėri e imagjinon Lidhjen e Prizrenit si njė organizatė antiislamike dhe laiko-kombėtare, Jakob Landau, Peter Barlt, Kirby Green, Peter Barlt, Xhafer Belegu, Eqrem bej Vlora dhe njė numėr i madh historianėsh botėrorė e shohin si njė organizatė islamike tė ndėrtuar nga myslimanėt e Gegėrisė dhe Bosnjės me mbėshtetjen e sulltan Abdulhamidit II-tė, pėr tė mbrojtur myslimanėt ballkanas pas Kongresit tė Berlinit. Pėrpjekjet nė librat e historisė nė Shqipėri qė manipulojnė historinė, duke shpikur konceptin e kombit laik nė ēdo ndodhi historike, sipas Noel Malkolmit janė njė rrėfim i varfėr i historisė. Xhafer Belegu nė librin”Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajė”thotė nė rrjedhėn e ngjarjeve kishte hyrė vetė sulltan Abdylhamiti II-tė, ai i kishte thirr nė Stamboll shejh Mustafa Tetovėn dhe Abdyl bej Frashėrin pėr t’i udhėzuar pėr zhvillimin e lėvizjes, ndėrsa ju dha urdhėr komandantėve ushtarak qė tė mos e pengonin zhvillimin e Lidhjes. Kėtė fakt e pėrmend edhe Eqrem bej Vlora i cili thotė se qeveria qendrore nė Stamboll jo vetėm qė u tregua dashamire ndaj idesė, por mori pjesė aktive nė themelimin e Lidhjes nė Prizren, pasi ishte nė interesin e saj tė nxiste njė lėvizje kundėr kėrkesave sllave e pak mė vonė edhe kundėr atyre greke...qė tė tėrhiqte vėmendjen e Evropės. Lidhja e Prizrenit i zhvilloi takimet e saj nė datėn 10 qershor 1878 nė xhaminė e Bajraklisė dhe Medresenė e Mehmed Pashės pranė saj. Nė Prizren por edhe mbarė Kosovėn, krijimi dhe organizimi i Lidhjes u njoh me emrin e saj osman, Prizren Ittifaki.

Pra, nėse duam tė kuptojmė identitetin dhe karakterin e organizatorė tė Lidhjes sė Prizrenit sipas konsullit Kirby Green dhe jo Kristo Frashėri, i bie qė Lėvizja shqiptare duhet parė si njė pėrpjekje e miletit islamik apo kombit osman i cili e shikonte fatin e tij tė njėjtė me atė myslimanėve tė tjerė tė Perandorisė dhe sulltanit kalif, dhe jo sipas skemave”politikisht korrekt”qė ideologjia nacional-komuniste e Akademisė sė shkencave mundohet tė ndėrtojė mbi identitetin e pashallarėve, bejlerėve dhe ulemave islamik tė Gegėrisė qė formuan Lidhjen e Prizrenit nė fund shekullit XIX”.

Nexhat Ibrahimi nga Prizreni nė kumtesėn e vet me titull”Backgroundi evropian antiosman-antiislam dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit mė 1878” pėrveē tjerash theksoi”Gjysma e dytė e shekullit XIX, e sidomos para dhe pas Lidhjes sė Prizrenit, pėr shqiptarėt paraqet njė ndėr periudhat mė tė rėndėsishme gjatė dy shekujve tė fundit nė pikėpamje nacionale, religjioze, gjeostrategjike e tė tjera.

Por, Kongresi i Berlinit nuk solli ndonjė dobi tė dukshme nė llogari tė trojeve shqiptare. Peter Bartl kėtė e thotė kėshtu: “Nė Kongresin e Berlinit qenė marrė parasysh interesat e tė gjithė popujve tė Ballkanit me njė pėrjashtim tė vetėm tė shqiptarėve.” Ai kėtė e arsyeton me faktin se shqiptarėt nuk gjetėn ndonjė protektor tė fortė nė mesin e fuqive tė mėdha pėr tė mbrojtur interesat e tyre, por edhe pėr arsye se shumica dėrmuese shqiptare i pėrkisnin fesė myslimane dhe ishin lojalė ndaj Perandorisė Osmane. Po ashtu, shqiptarėt shihnin te Perandorinė Osmane edhe garancionin e mbijetesės sė tyre fizike pėrballė synimeve shfarosėse tė popujve fqinjė kristianė. Kėtė e pohon edhe njė dokument i asaj kohe: “Vetė Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte krijuar pėr tė kundėrshtuar politikėn shoviniste serbe, malazeze, greke dhe bullgare, e jo atė turke”.

Me Lidhjen e Prizrenit abuzuan institucione dhe individė. Ajo vazhdon tė pėrshkruhet si njė veprim kryekėput shqiptar, i ndėrtuar dhe nxitur nga elementi anti-turk, i cili ishte nė konflikt tė hapur dhe tė egėr me osmanėt dhe identitetin islam tė shqiptarėve e jo me pushtuesit serbė nė veri dhe grekė nė jug Madje, nga shtypi boshnjak i kohės sė Lidhjes sė Prizrenit mėsojmė se propaganda greke nxiti konflikte tė rėnda te ortodoksėt e jugut etj. mė 1883, me qėllim tė aneksimit tė shumė trojeve shqiptare nė llogari tė grekėve.
Nė grupin e atyre shkencėtarėve qė kanė ndjekur kursin antiosman kemi njė varg historianėsh tė njohur. Ali Hadri pėrmend se Lidhja “ka pasur tri programe. Programi i parė dhe i dytė ishin bukur shumė nė frymėn panislamiste, ndėrsa programi i tretė ka qenė shumė mė pėrparimtar,” duke e hedhur poshtė si anakronik dhe regresiv mendimin e shumicės sė popullsisė dhe tė shumicės sė delegatėve tė pranishėm. Qartė, mendimi i tij ėshtė i ngjyrosur me ideologjinė e kohės kur Ali Hadri jetoi dhe veproi.
Kurse njohėsi i rrethanave shqiptare-boshnjake, dr. Haris Sillajxhiq mendon se fati pak a shumė i pėrbashkėt i kėtyre dy popujve nė tė kaluarėn e deri sot duhet tė hulumtohet pėr tė ndriēuar aspekte tė panjohura.
Hulumtuesit nuk duhet t’i tremb elementi islam i Lidhjes, sepse nė tė nuk ka asnjė tė keqe pėr ēėshtjen kombėtare. Pėrkundrazi, fetarja dhe kombėtarja mund tė bashkėveprojnė nė mėnyrė tė pėrkryer drejt sė ardhmes. Me kalimin e kohės, e nėn trysnitė nacionaliste si trend i kohės sė shekullit XIX, ndikimi i Lidhjes sė Prizrenit shkonte nė favor tė shekullares (kombėtares) kurse nė dėm tė hyjnores (fetares) dhe tė pėrkeqėsimit tė raporteve ndėrmjet shqiptarėve dhe turqve. Pikėrisht trajtimi i njėanshėm dhe i pjesėrishėm i kėsaj teme imponon domosdoshmėrinė pėr hulumtime mė tė hollėsishme dhe mė objektive nė tė ardhmen, qė tė mėsojmė njė histori pak mė reale, pėr tė ndėrtuar vetė njė histori autoktone tė kėtij populli dhe tė kėtyre trojeve, tė liruar nga prangat dhe kufizimet e ndryshme ideologjike”.
Parim Kosova nga Prizreni nė kumtesėn e tij me titull”Objektet fetare islame nė shėrbim tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit” pėrveē tjerash ceku” nė objektet fetare islame si xhamitė, medresetė, teqetė, mejtepet janė mbajtur tubime, mbledhje, strehimore pėr refugjatė, shėrimi i tė plagosurve dhe ėshtė kryer mobilizimi i forcave pėr luftė pėr mbrojtjen e trojeve tona. Kompleksi i Lidhjes sė Prizrenit ėshtė njė “per exellenc” ku nė xhaminė e Bajraklisė u mbajt Kuvendi i Lidhjes, ndėrsa nė medresenė pranė saj kanė qenė tė vendosur dikasteret e qeverisė sė Lidhjes sė Prizrenit. Nė vitin 1968 ders-hanja apo mėsonjėtorja u shndėrrua nė muze, ndėrsa nė vitin 1978 me rastin e shėnimit tė 100 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit edhe objekti i Medresesė sė Gazi Mehmed Pashės iu bashkėngjitė kompleksit, ashtu qė nė katin e parė janė te vendosur kostumet e veshjeve kombėtare, ndėrsa nė katin e dytė galeria. Mė 28 mars 1999 forcat serbe e dogjėn dhe rrafshuan me tokė ders-hanen apo godinėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, dhe se pas ēlirimit tė Kosovės ajo menjėherė u rindėrtua ashtu si a qenė nė formėn e mėparshme tė saj. Sot me datė 12 qershor 2007 zbulimi i pllakės pėrkujtimore nė xhaminė e Bajraklisė ėshtė njė kontribut mė tepėr nė evokimin e Kuvendit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit qė u mbajt para 129 vitesh nė kėtė xhami”. Me kumtesat e veta prezantuan edhe dr. Jusuf Osmani “Dokumentet arkivore pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit”, Adrian Muhaj”Autonomia e territoreve shqiptare nė kontekstin ballkanik”, dr.Riza Sadiku”Lidhja shqiptare e Prizrenit nė shtypin e mėrgatės shqiptare” dhe Mr.Qemajl Morina”Faktori fe nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe sot”.

Pas pėrfundimit tė prezantimit tė kumtesave pasuan diskutimet, polemikat dhe replikat lidhur me temėn nė fjalė, nė tė cilin u shfaqėn dy qėndrime apo dy kėndvėshtrime tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, njėri qėndrim mbronte tezėn se Lidhja e Prizrenit ka pas karakter prokombėtar, profetar, proosman ndėrsa anti serb,antimalazez, antigrek dhe antibullgar, dhe se qėndrimi i dytė mbronin tezėn se Lidhja e Prizrenit ka pas karakter prokombėtar, pro laik, proshekullar ndėrsa antiosman, antisllav e antigrek.

Nė pėrfundim tė kėsaj mund tė konkludojė se duhet bėrė rivlerėsimin nė pėrgjithėsi tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, duke mėnjanuar ndikimin e ideologjisė komuniste nė tekstet shkollor tė historisė dhe tė ndikimeve tė frymės sllavo-greke nė te, e duke marr parasysh pikėsėpari mbėshtetjen nė hulumtimet arkivore tė arkivave tė Londrės, Stambollit e Vjenės, kundruall atyre ekzistuese tė burimeve arkivore tė Beogradit, Moskės dhe Athinės.


17.06.2007 Faik MIFTARI
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė