Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-06-07, 14:47   #3
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Kosova sot

Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Kosova sot

Shkruar nga Akademik Pajazit Nushi

Marrur nga gazeta TEMA - Shqiperi!

E shėnojmė pėrvjetorin e njėqindenjėzetenėntė tė organizatės sė parė politike shqiptare – tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit -, e cila u vu nė krye tė lėvizjes kombėtare tė popullit shqiptar nė gjysmėn e dytė tė shekullit nėntėmbėdhjetė. Kjo organizatė, siē ėshtė e njohur, luftoi pėr ēlirimin e vendit tė shqiptarėve nga robėria osmane duke mbrojtur tėrėsinė e atdheut tė ndarė nė vilajete tė cenuara nga gllabėrimi i tokave tė tij nga fqinjėt duke synuar formimin e shtetit kombėtar tė shqiptarėve. Pika e pėrbashkėt ku ishin konvergjuar pėrpjekjet e lėvizjes kombėtare tė shqiptarėve nė vitet 70 –ta tė shekullit nėntėmbėdhjetė tė udhėhequra nga organizata e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit ishte: lufta pėr tė drejtat e kombit shqiptar pėr shtet tė vet, pėr pavarėsi politike dhe pėr emancipim kulturor tė tij. Pėrpjekja dhe lufta e kėtillė e LSHP, pavarėsisht nga shuarja me dhunė e saj pas katėr vitesh, ishte pėrcaktuesi kryesor i vetėdijes sė formuar kombėtare tė shqiptarėve, qė nxiti dhe drejtoi aktivitetin e tyre nė liri, pavarėsi dhe sovranitet nė kushte dhe raporte tė ndėrlikuara dhe tė kompozuara nė variante tė shumėllojshme politike, ushtarake dhe ekonomiko-sociale gjatė dekadave tė fundit tė shekullit nėntėmbėdhjetė dhe tė atyre tė shekullit njėzet. Nė rrjedhė tė njė kompozimi modalitetesh tė ndryshme tė formacioneve organizuese politike, juridike e shtetėrore tė popujve tė Evropės shqiptarėt arritėn pas tridhjetekatėr vjetėsh tė organizimit tė LSHP tė formojnė shtetin e tyre vetėm pėr rreth gjysmėn e popullsisė shqiptare dhe tė tokave tė tyre, kurse pjesa tjetėr e tokave tė banuara kryesisht me shqiptar u bė rrip toke kufizuese e shtetit tė cunguar shqiptar. Mė tepėr se njė e treta e tė gjithė shqiptarėve janė tė pėrqendruar vetėm pėrgjatė kufirit verior dhe lindor tė shtetit tė Shqipėrisė. Ky vėshtrim ėshtė lidhje faktesh tė hedhura aty-kėtu nė horizontin e njėmendėt tė vėrtetėsisė sė tyre.

Pavarėsisht nga ndarja politike e shqiptarėve tė kėtij rripi kufizues me Shqipėri qė nga viti 1913, vetėdija e shqiptarėve pėr etnikumin e horizontit tė tyre dhe pėr synimet e LSHP reflektohej vazhdimisht nė pėrpjekjet dhe angazhimet e formave tė llojllojshme pėr pavarėsi dhe sovranitet nė organizmin dhe udhėheqjen e jetės politike, ekonomike, sociale dhe kulturore tė tyre.
Etnikumi i Kosovės nė kuptimin e lidhjes sė saj me zhvillim burimor tė vetėdijes kombėtare tė shqiptarėve dhe tė historisė politike tė popullit shumicė nė kontinuitet tė Kosovės ėshtė i lidhur me platformėn politike tė LSHP. Kėtė lidhje e pohojmė, sepse “Kosova nuk ishte nė pėrbėrjen e shtetit sovran dhe tė pavarur tė Serbisė me subjektivitet juridik ndėrkombėtar tė pranuar nė Kongresin e Berlinit”. Pėr kėtė shkak indi shpirtėror kombėtar i shqiptarėve dhe trupi i tij nuk ėshtė kėputur anė e pėrtej pas vitit 1913, por pas rrėnimit me forcė tė LSHP. Prej kėsaj kohe duhet kėrkuar rrėnjėt e “ēėshtjes shqiptare”, e cila, siē pohon historiani Noel Malkom “...kjo ngjarje (vrasja e Mehmet Ali Pashės nė Gjakovė P.N.) e solli “ēėshtjen shqiptare” me forcė nė qendrėn e vėmendjes sė qeverive tė Perėndimit dhe tė lexuesve tė gazetave”. Nė vitin 1913 kjo ndarje e indit shpirtėror dhe trupor ka marrė formėn juridiko-politike dhe kjo u pėrcaktua pasi forcat ushtarake serbe dhe malazeze pushtuan Kosovėn nė nėntor tė vitit 1912. A ka mundėsi tė lidhen dhe tė komentohen aspiratat e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit me aspiratat e shqiptarėve tė Kosovės dhe jo vetėm tė tyre, me pavarėsi tė Kosovės?

Vetėdija kombėtare e shqiptarėve dhe zhvillimet politike pėr shtetin e Kosovės

Vetėdija kombėtare ėshtė njė kategori psikologjike, e cila i bėn shqiptarėt subjekt politik tė vetvetes Vetėdija e kėtillė nė gjuhėn juridike mė shpesh pėrmendet si formė e shprehur me vullnetin e popullit. Pėrcaktimi i popullit shumicė tė Kosovės me vullnet tė tij qė tė jetojė nė pavarėsi nga tė tjerėt nė territorin e vet ėshtė forma e qartė e manifestimit tė vetėdijes sė tij. Vetėdija e kėtillė prore ėshtė produkt i zhvillimeve ndėrkombėtare dhe i ndikimit tė tyre nė shqiptarėt, sidomos nė ata tė Kosovės, qė e bėn tė pjesshme realizimin e drejtimit tė vetėdijes kombėtare. Megjithėkėtė, ky ėshtė realitet politik, social dhe psikologjik, qė u krijua nė rrethana tė reja politike dhe historike. Madje, edhe zhvillimi shumėvjeēar i Kosovės pas rrymimeve tė shumta dhe tė llojllojshme politike, ekonomike, sociale e ushtarake prej vitit 1878 tė LSHP deri mė sot ka shpuar deri nė formimin e individualitetit gjeografik, demografik, historik, sociologjik dhe politik tė veēantė, por tė pashkėputur nga tėrėsia e kombit shqiptar dhe e integruar etnikisht dhe shpirtėrisht me horizontin e botės shqiptare. Individualizimi territorial, historik, gjeografik, social e politik i Kosovės nė kuadrin e kombit shqiptar reflektohet edhe nė vetėdijen e shqiptarėve tė Kosovės dhe tė tė tjerėve qė jetojnė nė Kosovė. Por, edhe pėrfaqėsuesit e institucioneve ndėrkombėtare duhet tė vetėdijesohen se njohja e vullnetit tė popullit shqiptar tė Kosovės si formė konkrete e emancipimit tė ardhmėrisė sė Kosovės buron nga tėrėsia e vetėdijes sė viteve shumė mė tė hershme.

Vetėdija kombėtare ka parimet e zhvillimit dhe tė veprimit tė saj, qė ndryshojnė nga parimet dhe veprimet e organeve dhe tė institucioneve juridiko-politike tė njė populli, pėrkatėsisht tė njė vendi. Ndėr tė tjera, zhvillimi i saj lidhet me historinė ekonomike, sociale dhe politike e kulturore tė njė populli, por veprimi i vetėdijes kombėtare nuk i nėnshtrohet parimeve politike dhe ekonomike tė zhvillimit tė atij populli. Vetėdija kombėtare zhvillohet dhe formohet nė kuadrin e zhvillimeve sociale, por kjo njė herė e formuar nuk e ndėrprenė ndikimin e saj sipas marrėveshjeve politiko-juridiko tė asnjė niveli, madje edhe tė nivelit ndėrkombėtar. Ndėr shqiptarėt vetėdija kombėtare e zhvilluar u shfaq nė lėvizjen kombėtare dhe u identifikua nė LSHP. LSHP u shua, por vetėdija kombėtare ushtron ndikim tė pandėrprerė nė nxitjen dhe nė organizimin e sjelljeve individuale tė qytetarit tė bazuara nė sentimentin e atdhedashurisė. Sentimenti i atdhedashurisė ndėr shqiptarėt e Kosovės e ka burimin dhe forcėn e vet nė platformėn e ideologjisė sė LSHP. Ky sentiment, sikurse edhe te tė tjerėt, e ka bazėn e vet historike. Baza burimore intelektuale, emocionale dhe vepruese e vetėdijes kombėtare tė shqiptarėve ėshtė LSHP. Mbi kėtė bazė kjo nxiti aktivitete tė organizuara nė forma tė ndryshme gjatė njė harku kohor sistemesh politiko-juridiko tė ndryshme, qė shtrihet prej mė se njė shekull e gjysmė. Funksionin e vetėdijes kombėtare tė shqiptarėve nuk arriti ta ndėrpresė asnjė sistem politiko-juridik dhe ushtarako-policor. Funksioni i kėtillė i vetėdijes kombėtare te shqiptarėt e Kosovės, dhe jo vetėm te kėta, u manifestua posaēėrisht nė dekadat e fundit tė shekullit njėzet. Por, funksioni i kėtillė i vetėdijes kombėtare tė shqiptarėve objektivisht as qė mund tė ndėrpritet. Sikur popujt e shteteve tė Evropės, sidomos ata tė shteteve Ballkanike, tė ishin tė vetėdijshėm dhe tė gatshėm pėr njohjen e sentimentit tė atdhedashurisė sė shqiptarėve, pėr respektimin e vullnetit tė shqiptarėve dhe pėr pranimin e vetėdijes kombėtare tė tyre do tė zgjidhnin rrugėn e bashkimit tė shqiptarėve dhe tė trojeve tė tyre pėrbri kufijve tė Shqipėrisė nė njė shtet tė pėrbashkėt ose sė paku do tė lejonin bashkimin e Kosovės me Shqipėri. Por, nė kėto rrethana politike bashkėkohore jo veē qė nuk ekziston vullneti dhe gatishmėria politike pėr njė zgjidhje tė kėtillė, por me vėshtirėsi tė mėdha po arrihet vetėdijesimi i pėrfaqėsuesve tė disa shteteve pėr zgjidhje tė statusit sė Kosovės sė pavarur dhe sovrane. Madje, ka edhe burra shteti, tė cilėt e quajnė tė dėmshėm dhe tė rrezikshėm pranimin ndėrkombėtar tė pavarėsisė sė Kosovės, bile edhe tė pavarėsisė sė mbikėqyrur!, ndonėse pėr kėtė solucion ideja lindi nė gjysmėn e dytė tė shekullit njėzet, pra rreth mė shumė se njė shekulli pas LSHP. Veēantia e individualitetit tė zhvilluar historik, sociologjik, ekonomik e psikologjik tė popullsisė sė Kosovės me njė proces tė gjatė pėrpjekjesh e luftėrash prej njėqindenjėzetenėntė vjetėsh pėr pavarėsi i bėn tė paargumentuara pohimet se Abkhazi, Osetina e Jugut, etj. do tė kėrkojnė pavarėsi, kur dihet se populli i kėtyre vendeve tė drejtėn e tyre pėr pavarėsi e kėrkojnė jo mė shumė se dy dekada. Mė nė fund pėrse tė mos u jepet kjo e drejtė edhe atyre qė kėtė e meritojnė?

{{{...VAZHDON...}}}
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė