Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-06-07, 14:48   #4
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

{{{...VAZHDIMI...}}}

Ēėshtja Shqiptare e pazgjidhur hyri nė shekullin njėzetenjė

Lėvizja Kombėtare e Shqiptarėve ka synuar dhe tash synon zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare. Por, kjo lėvizje kėtė nuk ka arritur ta zgjidhė. Rrethanat politike tė brendshme, nė radhė tė parė, por edhe ato ndėrkombėtare, sidomos raporti kurrė i balancuar ndėrmjet tyre pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare ka shkaktuar zvarritje tė gjatė tė kėsaj ēėshtjeje duke e vėnė kėtė nė shekullin njėzetenjė pa projekt tė zgjidhjes sė saj. E hapur qė nga viti 1913, por me rrėnjė tė mėhershme, ēėshtja shqiptare u pėrmend rrėshqitazi dhe pasukses nė mbarim tė Luftės I Botėrore, e njėjta nuk arriti tė hyjė nė dosje tė problemeve tė pazgjidhura nga Lufta II Botėrore, u pėrmend rrallė prej vitit 1945 deri rreth viteve 80 – ta tė shekullit tė kaluar. Pėrfaqsuesit e shqiptarėve nuk arritėn t`i pėrcjellnin nė Paris jo vetėm marrėveshjen e thyer tė Konferencės sė Mukjes, por as vullnetin e popullit tė Kosovės, tė shprehur nė Rezolutėn e Bujanit, sipas sė cilės populli i Kosovės dėshiron bashkimin me Shqipėrinė. M[e rendin e krijuar tė shteve pas pėrfundimit tė Luftės II Botėrore kėtė ēėshtje, pėrkatėsisht ēėshtjen shqiptare e “la tė heshtur kapaku i hekurt i ideologjisė komuniste”. Po ky kapak i hekurt nuk e la tė pėrmendet edhe Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit. E pabesueshme, por i vėrtetė ėshtė fakti se shqiptarėt e viseve jashtė shtetit shqiptar janė dėnuar rreptėsishtė kur kanė pėrmendur Lidhjen e Prizrenit, por edhe mė e ēuditshme ėshtė e dhėna se “Zėri i Populli” i Tiranės e ka pėrmendur Lidhjen e Prizrenit me rastin e shėnimit tė dyzetepesė vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė! Problemi Kombėtar u pėrmend nga Enver Hoxha nė sesionin e 3 tė Kuvendit Popullor tė Shqipėrisė vetėm nė fillim tė marsit tė vitit 1959. Por, edhe mė vonė Lidha e Prizrenit dhe ēėshtja kombėtare janė dy nocionet themelore tė historisė kombėtare qė mė sė paku janė pėrpunuar shkencėrisht dhe mė sė paku janė pėrmendur edhe nė shtypin e ditės. U shėnua pėrvjetori i tetėdhjetė i Lidhjes sė Prizrenit nė Shqipėri dhe shtypi i atėhershėm i dha publicitet tė kufizuar kėsaj ngjarjeje tė rėndėsishme; shėnimi i nėntėdhjetė vjetorit tė saj ishte mė i fuqishėm dhe ushtroi ndikim edhe nė rininė shqiptare tė Kosovės, e cila u ngritė nė demonstratė duke kėrkuar status politik tė pėrshtatshėm tė Kosovės, pėrkatėsisht duke kėrkuar tė drejtėn e vetėvendosjes dhe status tė republikės pėr Kosovėn. Kjo ngjau pikėrisht atėherė, kur Shqipėria braktisi Paktin e Varshavės. Nė kėto demonstrata nuk kanė munguar as thirrje pėr bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė, qė ishte hap i rėndėsishėm pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare. Nė atė vit pėrfunduan edhe amendamentet kushtetuese , zbatimi i tė cilave nxitit disa ndryshime kushtetuese nė vitin 1971, kurse mė 1974 kėto ndryshime kulmuan me Kushtetutėn e parė tė Kosovės. Ngel tė studiohen mė thellėsisht faktorėt politiko-social dhe ekonomiko-ushtarak tė shqiptarėve, Shqipėrisė dhe tė fqinjėve, sikurse edhe raportet ndėrmjet shteteve juglindore tė asaj kohe. Njėqindvjetori i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit u shėnua me madhėshtinė qė e meritonte si nė Kosovė ashtu edhe nė Shqipėri, por edhe nė diasporėn shqiptare duke hapur perden e mbuluar tė ēėshtjes shqiptare. Jehona e shėnimit tė pėrvjetorit tė njėqind tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe botimi i punimeve tė Konferencės shkencore tė mbajtur nė Tiranė dhe nė Prishtinė, sikurse edhe botimi i librave dokumentues tė pėrpjekjeve dhe luftėrave tė Shqiptarėve pėr zgjidhje tė ēėshtjes kombėtare ushtroi ndikim tė fuqishėm nė rininė shqiptare tė asaj kohe, sidomos nė rininė e Kosovės, e cila pas tri vitesh u ngrit nė demonstrata tė fuqishme pėr Kosovėn Republikė.

Shteti – parti i Shqipėrisė moniste nė kėrkim tė qėndrimit ndaj Kosovės

Pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare Lėvizja Antifashiste Nacional Clirimtare e Kosovės u pėrcaktua pėr kushtet dhe mundėsitė e zgjidhjes sė saj nė Konferencėn e Parė Themeluese tė Kėshillit Nacional Clirimtar pėr Kosovė dhe Rrafshė tė Dugagjinit, ku u mor vendimi rezolutiv, sipas tė cilit Kosova, si rezultat i kėsaj lufte, do t`i bashkohej Shqipėrisė. Mirėpo, kjo nuk ndodhi pas pėrfundimit tė Luftės, ku morėn pjesė mbi 50 000 luftėtar nga Kosova. Nė korrikun e vitit 1945 nė Prizrenin e Lidhjes Shqiptare gjoja se u shpreh vullneti i popullit tė Kosovės pėr bashkim me Serbinė Federale. Me kėtė qėndrim fryma e programit tė Lidhjes sė Prizrenit u thye rėndė, pikėrisht siē ndodhi nė kohėn e Jasterbovit nė Prizren para mė shumė se njė gjysmė shekulli. Udhėheqsia e Shqipėrisė u vu nė pozicion tė pėrcaktimit tė qėndrimit politik tė saj pėr Kosovėn. Por, pėr interesimin e saj mori pėrgjigje: “Le t`i pėrvjel populli i Shqipėrisė duart pėr zhvillim tė socializmit dhe tė mos qaj kokėn pėr Kosovėn...”. Nė Konferencėn e paqes nė Paris delegacioni i Shqipėrisė i hodhi poshtė synimet greke, por nuk arriti ta hapte ēėshtjen shqiptare, ku Kosova kishte qėndrimet e veta.

Zhvillimet nė Kosovė u pėrcollėn nga ana e palės sė Shqipėrisė, por reagime tė mirėfillta nė institucionet ndėrkombėtare pėr vullnetin e shprehur tė popullit shqiptar tė Kosovės tė mbėshtetur nė parimet e Kartės sė Atlantikut dhe pėr mospėrfilljen e tyre nuk janė botuar deri mė sot.
Udhėheqėsi i Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė Enver Hoxha, udhėheqės i Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, sipas shkrimit tė Ratkocerit “Kujtime”, pas trazirave nė Kosovėn e viteve 1945, 1968, 1981 dhe, duke qenė i njohur me ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare tė lidhur me aspiratat e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, paska dėrguar njė mesazh tė rinjve tė rebeluar. Sipas kėtij mesazhi “...nė Ballkan kishte vetėm njė republikė shqiptare, Republika Popullore Socialiste e Shqipėrisė, pra nuk mund tė kishte dy republika shqiptare”. Mė vonė edhe bashkėshortja e E. Hoxhės ka vėrtetuar se “Enver Hoxha nuk e kishte parė tė arsyeshme qė tė kishte dy republika shqiptare, njė kėtej kufiri, shtet mė vete, njė matanė kufirit brenda shtetit tė Federatės Jugosllave”. Mirėpo, pėr tė gjallė tė E. Hoxhės ky qėndrim ndryshoi pas demonstratave tė vitit 1981. Mė 8 prill tė vitit 1981 e pėrditshmja e Tiranės “Zėri i Popullit’ disa artikuj, ndėr tė cilėt i treti me radhė ka pas qėndrimin e prerė: “Kėrkesat pėr t`i njohur Kosovės statusin e Republikės ėshtė e drejtė”. Pėr zhvillimin e mendimit politik shqiptar nė pėrgjithėsi dhe pėr vėshtirėsitė dhe pengesat e zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare shqiptare tė lidhur drejtpėrdrejtė me zhvillimet nė Kosovėn e viteve 80 dhe 90-ta fjala e ish Presidentit tė Shqipėrisė Ramiz Alisė nė Asamblenė e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara ka luajtur rol tė rėndėsishėm nė pėrmasa ndėrkombėtare.

Proceset e zhvillimit pluralist dhe, sidomos shpėrbėrja e shteteve federale, shpuri edhe nė Kosovė nė ndryshim tė qėndrimit nė drejtim tė sė drejtės pėr vetėvendosje dhe nė formim tė shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės. Ky qėndrim i drejtė politik i ėshtė afruar vetėm njė hap zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare tė shqiptarėve tė mbėshtetur nė programin e Lidhjes Shqiptare tė vitit 1878. Nė rastin mė tė keq, mospranimi ndėrkombėtar i pavarėsisė sė Kosovės hapė rrugėn e pėrsėritjes sė kushteve dhe tė atyre raporteve qė shpijnė nė konflikte tė reja nė Kosovė dhe mė gjerė.


P ė r f u n d i m

Fryma ēlirimtare e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ka nxitė dhe drejtuar lėvizjen kombėtare tė shqiptarėve dhe aktivitetet politike tė shqiptarėve tė tė gjitha trojeve tė tyre. Mbi bazėn e kėrkesave tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit zhvilloi angazhimet dhe aktivitetin e vet Lidhja e Pejės, Lėvizja e kaēakėve, Komiteti Mbrojtja Kombėtare e Kosovės, rreshtimet nė Frontin Antifashist Nacional Clirimtar, rreshtimet politike kolaboracioniste tė shqiptarėve gjatė Luftės II Botėrore, rreshtimi i nacionalistėve shqiptar nė organizatėn e Ballit Kombėtar, Lidhja e Dytė e Prizrenit, sistemi pluralist i partive politike nė Kosovė dhe nė Shqipėri duke arritur qė Kosova vetėm pas 129 vjetėve tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit tė bėhet qendėr e angazhimit tė shqiptarėve tė tė gjitha trevave dhe tė atyre tė diasporės, sikurse edhe e forcave demokratike ndėrkombėtare. Me pavarėsimin e Kosovės po bėhet njė hap i rėndėsishėm i zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare, qė hapė horizonte tė reja tė zgjidhjes sė tėrėsishme tė saj. Por, pėrse kaq vonė, me kaq shumė bredhje e lajthitje dhe me sakrifica tė pashoqe, por tė njohura pak nė komunitetin ndėrkombėtar?

(Shenim: Autori Pajazit Nushi mban titullin Akademik nė Prishtinė-red.DH.H )
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė