Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-06-07, 04:46   #10
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

NJE VALON dhe NJE VALTON
dhe
DY MENDIME TE KUNDERTA
-------------------------------------------------------------

PĖR PISHPIRIKAT E DIASPORĖS

Valon A. Syla, Express

Pa dashur t'i pėrgjithėsoj tė gjithė ata qė kontribuuan, njė pjesė tė veēantė tė diasporės po i veēoj duke i quajtur si pishpirikė. Ata tė cilėt kokėn dhe familjet i kanė tė sigurta nė Evropė e Amerikė, dhe qė shqiptarėve nė Kosovė u sugjerojnė tė jenė tė dhunshėm, kundėr qytetarėve dhe bashkėsisė ndėrkombėtare.

Mund t'ju ketė ndodhur edhe juve tė takoni ndonjė pishpirikė nga diaspora, qė ua ka rrah tavolinėn me grusht duke folur nė emėr tė interesit kombėtar dhe shqiptarizmit. Duke e cituar ndonjė fjalė tė Jeronim De Radės, Fan Nolit, ose ndonjė aktivisti tjetėr tė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, pėr t'ju bindur edhe mė shumė me fjalėt e tij. Zakonisht kėta pishpirikė ekanė idol edhe Avni Rrustemin. Disa mund t'ju kenė rrėfyer ndonjė version tė tregimit tė njohur kosovar se gjyshi im ishte i persekutuar, se ishte patriot dhe antikomunist. Duke pretenduar se njė situatė e tillė ende po vazhdon dhe se duhet tė thyhet me dhunė nė Kosovė. Rasti mė i freskėt pėr t'ua shpjeguar njė pishpirik nga diaspora ėshtė Shqiptar Oseku, i cili pėr mbi dhjetė vjet jeton nė Suedi. Nė njė nga vendet me mirėqenien mė tė lartė nė botė, ku i shkollohen fėmijėt dhe jeton nė kushte shumė herė mė tė mira se nė Kosovė.

Qifti i Shqiptar Osekut qė ėshtė edhe aktivist i Lėvizjes Vetėvendosje, vazhdon tė jetojė jashtė Kosovės edhe pas ēlirimit. Por ky pishpirik nuk heziton t'i sugjerojė njerėzit e lodhur dhe tė mllefosur nė Kosovė nga jeta shumė herė mė vėshtirė se nė Suedi, tė jenė tė dhunshėm kundėr bashkėsisė ndėrkombėtare.

Nė njė shkrim tė fletushkės Vetėvendosje, Shqiptar Oseku shkruan - ''Edhe UNMIK-u, qė po rri kėtu pėrdhunshėm,e ka njė zgjedhje tė qartė para vetes. Mund tė na hapė sot udhė neve, qė duam liri, demokraci e barazi qytetare. Apo mund tė merret vesh nesėr me atentatorė, qė do t'ia cokasin derėn me bomba. E pra, le tė zgjedhin edhe ata mes Evropės e Irakut, si t'u thojė mendja e si t'u dojė zemra''. Kėshtu e pėrfundon shkrimin Oseku. Sa e lehtė ėshtė pėr Osekun tė kėrcėnojė se kundėr UNMIK-ut nė ikje paska mundėsi tė reagimit edhe me atentate edhe me bomba. Kundėr kėsaj bashkėsie ndėrkombėtare qė e ndali dhunėn nė Kosovė, pėrderisagjysma e kosovarėve iknin duke kėrkuar strehim tė sigurt brenda e jashtė Kosovės. Ėshtė e lehtė pėr tė, sepse ai nuk jeton me kosovarėt nė njė vend. Fėmijėt e tij nuk i shkollohen nė Kosovė. Familja e tij nuk shėrohet nė QKU. Edhe po tė kėrciste bomba ashtu siē po kėrcet, rrethi i tij i ngushtė familjar do tė ishte shumė larg rrezikut.

Do tė ishim nė rrezik ne qytetarėt e Kosovės qė kemi zgjedhur tė jetojmė dhe tė paguajmė taksa nė Kosovė. Gjithashtu, duhet llogaritur se Shqiptar Oseku kurrė nuk do tė lejohej tė kėrcėnojė publikisht me shkrime nė ndonjė gazetė suedeze. Tė kėrcėnojė ndonjė person a subjekt nė vendin super demokratik ku ai jeton. Por, ai e ka tė lehtė tė kėrcėnojė prej atje nė Kosovė, sepse atė personalisht nuk e kėrcėnon askush, as UNMIK- u qė e shanė ai vetė. Mė vjen ēudi se si ėshtė e mundur qė njė person qė jeton nė Suedi dhe e ka emrin Shqiptar tė mos mendojė as pak si bashkėqytetarėt e vet suedez, por as si shqiptar.

Qytetarėt e lodhur me folklorizma nė Kosovė dhe nga diaspora, presin njerėz profesional, ekspertė, t'i ndihmojnė procesit. Nuk presin nacionalistė qė kėrcėnojnė mirėqenien e brishtė me bomba. Tė lodhurit nė Kosovė, janė duke u munduar tė ndėrtojnė njė shoqėri tė bashkuar dhe pa bomba. Ėshtė e pa kontestuar se nga diaspora kemi pranuar ndihmė dhe financime deri nė vitin 1999. Askush nuk e mohon kontributin. Por tash, ka kaluar koha qė tė flasim nga azili apo tė krijojmė lėvizje dhe qeveri atje. Nėse diaspora tash e tutje dėshiron tė kontribuojė shqiptarėve ashtu siē pretendojnė se duan, ata ėshtė mirė tė integrohen, tė shkollohen dhe tė evropianizohen. Tė na ndihmojnė edhe neve nė kėtė drejtim. Mendoj se diaspora boll ka paguar pėr bomba dhe armė dhe se ajo kohė ka pėrfunduar. Tash ėshtė koha tė ndėrtojmė njė Evropė tė vogėl nė Kosovė. Dhe pėr kėtė sigurisht se do tė nevojitet edhe ndihma nga diaspora.

E pishpirikat qė shajnė e bėrtasin e qė ende nuk i kanė hequr bombat nga goja, le tė vinė tė jetojnė nė Kosovė e tė mos na lodhin me deklarata patetike prej jashtė. Le tė informohen mirė me situatėn nė vend, e tė mos bėhen viktimė e propagandave anarkiste.

Gati se e gjithė bota ėshtė ngritur nė kėmbė, pėr ta pėrfunduar konfliktin dhe pėr tė instaluar paqen nė Kosovė, prej vitit 1998 e qė vazhdojnė edhe sot. Ky proces ka kushtuar shumė para qė ne nuk i kemi pasur t'i paguajmė. UNMIK me gjithė tė kėqijat e veta, ka filluar njė nismė demokratike nė Kosovė dhe nuk e meriton tė kėrcėnohet me bomba. Fundja ata po shkojnė (edhe 120 ditė!) e borxhin e dhunės po e lajmė vetė ne me rezolutat e ardhshme.
----------------------------------------------------------------------------------------------------


Pėr "pishpirikat" e policisė sė UNMIK-ut dhe tė SHPK-sė!

Valton Hoxha


Para disa ditėsh e takova njė tė njohurin tim i cili gjatė luftės nė Kosovė e kishte lėnė Italinė dhe ishte radhitur nė radhėt e UCK-sė.Kishte qenė ndėr tė parėt qė kishte thyer gurin kufitar qė ndante Kosovėn dhe Shqipėrinė.Ai s’kishte ditur se a do tė shpėtonte nga ajo luftė apo jo.Por nuk u vra,dhe ja sėrish pas disa vitesh pinim « makiato » nė Prishtinė.Ishte shumė i thjeshtė,shumė i heshtur dhe nuk fliste kurrė gati pėr ato qė kishte parė nė luftė.Ishte pėr pushim sėrish nė Kosovė,nė vendlindjen e tij.Atėkohė ai nuk ishte i inspiruar nga historia e Avni Rrustemit,as nga vargjet e Jeronim de Radės,apo tė Fan Nolit.Ai kishte rrezikuar jetėn e tij sepse e kishte parė se populli i tij po vritet,po masakrohet dhe nuk e quante pėr nderė qė ai tė bredhte rrugėve tė njė shteti perėndimor.I njėjti njeri,iu bashkangjit levizjes « vetėvendosja » mė 10 shkurt dhe mė 3 mars.Nuk ishte i inspiruar nga askush,as nga historia,as nga poezia,por siē mė tha « punėt nuk janė mirė ».Dhe mė shkoi nė mendje ta pyes : »jeni kundėr Unmikut ? »,mė tha jo,sepse tė huajt kanė qenė aleatėt tanė dhe pa ndihmėn e tyre ne nuk kishim ardhur kėtu ku jemi » dhe pas pak mė jep njė pėrgjigje tjetėr : »nėse ti mė ke nxjerrė nga lumi pėr tė mos u pėrmbytur,unė nuk mund tė jem pre i yti dhe tė luash me fatin tim ! ».Kur i dėgjova kėto fjalė, mendova se sikur tė kishte dėgjuar kėto fjalė Valon A.Syla, gazetar i « Expressit » me siguri do ta quante « pishpirik tė diasporės ».


Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dilaver
Pa dashur tė marr nė mbrojtje Valon Sylen, shkrimin e tij mbėshtes deri diku pasi qė ai ka tė destinuar njė adresė konkrete, e nuk pėrgjithėson tė gjithė shqiptarėt e diasporės si pishpirika por njė pjesė tė vecantė syresh, apo mė konkretisht shkrimi i tij i dedikohet pishpirikut Shqiptar Os(j)eku edhe atė si reagim nė shkrimin e kėtij tė fundit, i cili ndėr tė tjera shkruan nė fletushkėn e Vetvendosjes: “Edhe UNMIK-u, qė po rri kėtu pėrdhunshėm, e ka njė zgjedhje tė qartė para vetes. Mund tė na hapė sot udhė neve, qė duam liri, demokraci e barazi qytetare. Apo mund tė merret vesh nesėr me atentatorė, qė do t’ia cokasin derėn me bomba. E pra, le tė zgjedhin edhe ata mes Evropės e Irakut, si t’u thojė mendja e si t’u dojė zemra”.
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė