Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-06-07, 04:47   #11
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mė 1998-1999 kėta « pishpirikėt » e diasporės ishin shumė tė mirėpritur nė Kosovė, pėr tė mos folur edhe pėr vitet para lufte qė ishin tė rreshtuar nė bėrthamat e para tė UCK-sė.Ajo ėshtė njė periudhė pėr tė cilėn mund tė flasin me kompetenca vetėm ata qė e njohin mirė organizimin e UCK-sė sė asaj kohe, por unė e pėrmenda vetėm si njė fakt tė vogėl dhe natyrisht se tė tjerėt mund ta pohojnė ose mohojnė kėtė fakt. Lėvizja « vetėvendosja » dhe diaspora ėshtė njė paralele qė meriton veshtrim tė posaqėm.Duket se Valon A.Sylėn e kanė tronditur ngjarjet e fundit,dhe duke mos desht t’i pėrmend faktet reale ēka sollėn nė krijimin e kėsaj lėvizje,kėrkon qė tė nxit debatin dhe ta nxjerrė diasporėn si njė nga motorėt shtytės tė kėsaj lėvizje,duke u bazuar nė deklaratėn e njė tė ashtuquajturi « Shqiptar Oseku » i cili jetuaka nė Suedi dhe qė flet si njė zė « revoltues »,duke i pasur familjen e tij tė siguruar.Pa dashur t’i dal nė mbrojtje kėtij « Shqiptar Osekut » mund tė them se Valon A.Syla i ka bėrė disa llogari jo tė sakta duke e pėrdorur termin « pishpirika tė diasporės » sepse nėse flitet pėr ngjarjet e fundit,ato nismėn nuk e kanė nė diasporė e as nga « pishpirikat e diasporės » por ato janė bėrė dhe janė inspiruar nė plan tė parė si rezultat i mungesės sė transparencės sė tė ashtuquajturit « grupi i unitetit »,si rezultat i njė pakoje qė nuk zgjidhė dhe nuk realizon synimin e shqiptarėve nė Kosovė,por e vėnė pakicėn serbe si prioritare,lindi si rezultat i njė padrejtėsie tė re qė po i bėhet Kosovės duke e kantonizuar apo mė qartė tė themi duke e enklavizuar dhe pėr tė mos pėrsėritur tė njėjtat fraza qė ju i keni tė njohura tani por qė nuk doni t’i pranoni.Lind njė pyetje tjetėr,cili ėshtė interesi i diasporės qė tė thirret nė inspirim tė lėvizjeve tė tilla,apo tė « atyre bombave » qė i pėrmendni nė shkrimin tuaj.Derisa ju vetė e pranoni se « pishpirikat e diasporės » e kanė jetėn tė siguruar,atėherė cili ėshtė interesi i tyre qė tė kėrcėnojnė Unmikun apo Qeverinė e Kosovės.Nė biseda me kėta « pishpirikėt » qė Valon A.Syla i pėrmend,shumė pak kam gjetur nga ata qė e inspirojnė lėvizjen e « vetėvendosjes » por kam gjetur zėra shumė tė arėsyeshėm tė cilėt nuk pajtohen me situatėn e krijuar nė Kosovė,qė nuk pajtohen me « pakon » e Ahtisarit por qė e shohin shfaqjen e pakėnaqėsisė si njė akt tė natyrshėm.Ndėrsa pėr atė se kush ishte shkaktari i dhunės mė 10 shkurt,ajo ėshtė parė mė 3 mars :derisa policia pati njė sjellje korrekte nuk pati asnjė tė lėnduar dhe nė tė gjitha mediat u njoftua pėr njė protestė tė qetė.Ndėrsa mė 10 shkurt ndodhi e kundėrta dhe u krijua ajo situatė qė tash mė njihet nė opinion.Ata « pishpirikėt » qė ju i quani si « folklorist » etj etj.kanė mundur tė inspirojnė edhe mė 3 mars nėse veē ka qenė qėllimi i tyre pėr tė krijuar njė situatė kaotike nė Kosovė.Por, »pishpirikėt » ju i nderuari Valon A.Syla duhet t’i kėrkoni nė mesin e policisė sė Unmikut dhe tė SHPK-sė dhe kurrsesi ta hedhni topin nė krahun e atyre qė ndihmuan dhe nuk kursyen asgjė pėr Kosovėn.E gjithė « elita » e lėvizjes « Vetėvendosje » janė tė rinjė qė jetojnė nė Kosovė.Nė ballė tė protestave mė 10 shkurt keni pasur Albin Kurtin,i cili jetoi nė Kosovė dhe u burgos nė Kosovė,Adem Demaqin,i cili poashtu nuk jetoi kurrė nė diasporė dhe pėr tė mos pėrmendur tė gjithė ata qė u gjendėn nė ballė tė protestave e tė cilėt kanė adresat e vendbanimeve dhe jetojnė e veprojnė nė Kosovė.

Hapeni pak « web sajtin » e lėvizjes "Vetėvendosja" dhe do tė shihni se shkrimet qė shkruhen aty janė pothuaj tė gjithė nga njerėzit qė jetojnė dhe veprojnė nė Kosovė.Ndėrsa ėshtė skandaloze tė fyhet njė mėrgatė e tėrė me termin « pishpirik », »folklorist »…etj,njė mėrgatė e cila ka sakrifikuar nė tė gjitha aspektet pėr Kosovėn dhe e cila pėrbėn njė pėrqindje jo tė vogėl nė botė,aq mė pak pėr t’u etiketuar « pishpirik « duke u bazuar nė njė shkrim tė hedhur nė njė « web sajt »,pa njė identitet tė verifikuar,por qė fundi i fundit ėshtė mendim personal i njė njeriu,e nė bazė tė cilit nuk ia vlen tė fyhet njė pėrqindje e madhe e mėrgimtarėve.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 24-06-07 nė 13:53
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė