Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-04-10, 16:51   #6
edlir
 
Avatari i edlir
 
Anėtarėsuar: 15-05-09
Vendndodhja: Pogradec
Postime: 34
edlir i vlerėsuar jo keq
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek edlir Send a message via Skype™ to edlir
Thumbs up Titulli: A mundet te me ndihmoj dikush?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
nji testamen e gjeta e nuk e di kush e ka lan po e kerkova lasgushin ket testamen e gjeta



Fletė testamenti Fletė testamenti


Nė zgjimin tim tė heshtur tė mė ngurosin
nė flijimin tim tė begatshėm tė verės
nė nisjen time nė fillimin tim tė ri
nė gjumė shekujsh me ndėrrime tė mė zgjojnė
le tė mė puthė rrezja e qartė ngazėllyese
e druvarit tė fjetur nė rudinė
myshku le tė jetė gjithmonė i blertė mbi gurė
emėr tė mos ketė e shkronja le tė flasė
nė gjuhėn e vjetėr tė kafshės sė zezė
guaca e kėrminj le tė vijnė pėr dasmė
mbi rrasėn time
le tė shtrihen edhe ata si dy yje
ftohtė le tė bėjė verės e verės verė
e me njė pikė ujė verdhėsisė sė barit tim
le t'i mėshirohen
vėrmeni atje tek do tė tregojė guri pėr udhėn
deri te shtėpia ime bėrė me dru e kashtė
le tė thyhet ēdo pasqyrė qė ka ballsamosur
ballin tim e mėrrolėn e ēastit plot mllef
se ja tek po zgjohet er' e re e dashurisė sė tokės
se jam i parrezikshėm kaq i pafuqishėm
mumje pėrfytyrim qė krahasohet me rrahun
tek do tė mė vini pėrsėri ju pas
le tė mė lėnė tė fle qetė si pranė stufe
dimrit tė madh tė dashurisė sime
nuk do tė pėrpėlitem s'do tė rrotullohem
s'do tė shplohem natėn nuk do tė kollitem
me fjalėt e mia le tė mė mallkojnė
nė rrasėn time atė rrasė tė zezė tė ftohtė
nė duart qė i kam prekur le tė mė lėshojnė
rrjedhės tė qetė tė fatit qė pret
shigjet' e mėrisė le tė bjerė mbi dhe
nė shkretėtirėn e moskuptimit le tė fiket
kurrė tė mos vijnė kur unė nuk i pres
ata qė tėrė jetėn i prita, tė dashurit
ē'po flas kėshtu pash zotin?
Faleminderit per pergjigjen Guri i madh.
edlir Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė