Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-08-11, 08:36   #4
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme nga bota e artit

Film mbi trafikimin e organeve


E mėrkure 3 Gusht 2011 15:57 Gazetat serbe ditėve tė fundit po i kushtojnė rėndėsi tė dorės sė parė trilerit me elemente horrori tė titulluar “Captifs” (Robėrit), tė regjisorit tė ri francez Yann Gozlan, ku rrėfehet historia e tregtisė me organe nė vendet e Ballkanit Perėndimor.
Por, ndryshe nga raporti i zviceranit Dick Marty, filmi i produksionit francez serbėt nuk i prezanton si viktima tė tregtisė me organe, por si kryesit e kėtij krimi.
Ky detaj i vogėl i ka prekur tej mase serbėt, tė cilėt qė tani filmin “Captifs” e kanė cilėsuar si film tė financuar nga shqiptarėt, shkruan gazeta serbe “Novosti”. Filmi sipas kėsaj gazete, ėshtė hedhur nė treg njė muaj para se Dick Marty ta prezantojė raportin e tij kontradiktor para Kėshillit tė Evropės.
“Captifs” flet pėr njė grua me emrin Carole, e cila punon si aktiviste humanitare nė ish-Jugosllavi dhe kur niset nė drejtim tė Kosovės me dy kolegė rrėmbehet nga njė bandė e maskuar, tė cilėt nė fakt janė trafikantė me organe njerėzore.
Edhe pse tė rrėmbyer ata ushqehen me rregull dhe trajtohen mirė qė tė jenė nė gjendje tė mirė shėndetėsore, gjė qė shkakton huti te viktimat. Kur ata e zbulojnė arsyen pse ndodh kjo thuajse vdesin nga frika.
Sipas skenarit, Zorani dhe miku i tij kanė njė varrezė veturash, ku i rregullojnė makinat e ushtarėve amerikanė qė punojnė nė UNMIK.
Por, nė bodrumin e “shtėpisė sė qetė familjare” tė rrethuar me kodra tė ulta ndodhen disa qeli si tė burgut dhe nė fund tė korridorit tė gjatė ndodhet edhe thertorja e pashmangshme, ku ndryshe nga pjesa tjetėr e shtėpisė drita ėshtė gjithmonė e ndezur.
Pėr ta bėrė situatėn edhe mė dramatike nė murin e ftohtė ngjyrė gri ndodhet i kapur njė telefon – gjetje kjo sipas medieve serbe origjinale e regjisorit- cingėrima e tė cilit ėshtė uverturė e vrasjes sė njėrit nga tė burgosurit.
Siē tregohet nė film, telefonin e ngrit gjithmonė mjeku i veshur me mantel tė bardhė por qė nganjėherė e vesh edhe mantelin e gjelbėr tė pėrgjakur nga operimi. Shikimin mjeku e ka akullt fare pa ndjenja.
Personazhi tjetėr negativ nė shpinė e ka tatuazhin me fjalinė “Zoti e ruan Serbinė” gjė qė sipas medieve serbe, do tė duhej tė ishte njė dėshmi e fuqishme qė ai ka marrė pjesė nė ndonjė luftė ballkanike gjatė viteve tė nėntėdhjeta si pjesėtar i njėsiteve paramilitare. Gjithmonė ky personazh shfaqet duke folur pisėt, ku ēdo e dyta fjalė e tij ėshtė “tė q...fsha”. Serbėt paraqiten nė film si organizatorė tė trafikimit me organe njerėzore. Nė role janė tė angazhuar aktorė francezė dhe disa nga Ballkani.
Filmi pėrfundon me ikjen nga burgu tė Caroles, personazhit kryesor bashkė me njė vajzė tė burgosur dhe vrasjen e serbėve, qė nė film prezantohen nė role negative.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 10-08-11 nė 08:36
  Pėrgjigju Me Kuotė