Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-01-05, 19:00   #1
agrokos
 
Anėtarėsuar: 04-01-05
Postime: 3
agrokos e ka pezulluar reputacionin
Gabim PETALET E ZEMRES dhe kronik funshekulli

NATE E NXEHTE DIMERI

Buzet i kisha te ngjyera kuq'
Nuk kisha hanger qershia
Ishte dimer

Floket i kisha te shprishura
Nuk mi shprishi era
Ishte e mbyllur dera

Emocionet i kisha te zjarrta
Nuk e kisha fituar loton
Por e kisha ne duar tere boten
----------------------------------------------------------------------------
VETMI

Tewlefoni nuk po cingeron
Une e pres me padurim
Per dreq cigarja mi dogji gishtat
Tek isha zhytur ne nje enderrim

U zgjova ashtu i hutuar
Me dogji vetmia sikur qiri
Mendimet jane dallge te trazuara
Nuk shuhet dot prushi qe kam per ty
----------------------------------------------------------------------------------
LETRA IME

I vetmuar jame kete nate
Vetem hena me shikon nga larte
Edhe ajo zbezan sikur e mjere
Ah e marrte lumi kete vetmi

Nje leter ty po ta shklruaj
Ne qdo qast dhe te kujtoj
Shkruaj me malle e dashuri
Eja prane te deshiroj

Gishtat me drdhen malli me djege
Vetmia me shpie ne sketerr
Gjithqka me behet monoton
Eja te lutem mos me le te mjere

Flisni o yje nga larte
Si e gjykoni kete dashuri
Apo te behem edhe une ylle
E te digjem ne gjithesi
--------------------------------------------------------------------------
KUJTIM

Buze lumit nen kalaje
Qendronim te dashuruar
Puthja jone oqean vale-vale
Gjithe parajsen e kishim ne duar

Kisha frike dhe pershperita
"sa shpejt lumi po vershon"
Ti me kuptove dhe ma prite
"Vershon por kurre nuk mbaron"

Vertet lumi nuk mbaroi
Po ku mbeti e jona dashuri
Parajsa ne ferr u shnderrua
Lumi mbeti pa ne te dy
-----------------------------------------------------------------------
NE PRITJE TE PERJETSHME

Kaq here te prita, aq here u zhgenjeva
Dukej ajo siluet...shkrepte shikimi yte i qeshur
dhe befas ikte
Ikte bashke me klithjet e mia ne jermi
Kaq shume pritje u shenuan ne zemren time
Dhe aq shume vyshkej e shkreta
Pritja ma vodhi rinin
Duke i numeruar gufimet e qershis
Me iluzione te pambarim;
Se nje dite dote kthehesh nga mergimi
Ashtu me dashuri te fresket
Te me hidhesh ne perqafim
Tani e veshur me vellon e zeze
Jame martuar me zjarrin e fikur
Dhe ende pres se nje dite dote vish
Te mi shtrengosh gjinjet e vyshkur
------------------------------------------------------------------------------
TE DUA

Te dua me shume se qiellin
Qe mbi ne i kalter qendron
Te dua me shume se diellin
Qe kaq ngrohtesi na ofron

Se qielli edhe munde te erret
Por syri yte i qeshur qendron
Se dielli edhe munde te shuhet
Por shtrati yte te pervalon
----------------------------------------------------------------------------------
2)----------------------------------------------------------------------------
USHTAR I PLAGOSUR

Kaq large dhe afer eshte e pritura
e shumepritura

Mushkrit e ftohura acarojne
dhembjet e plageve
Plageve te infektuara ne
bore e ne shi

Une jame ushtar i plagosur
Qe ushqehem me buke e kripe
Dhe me frymen e lirise

Une jame ushtare i plagosur
Qe me brejne dhimbjet e plageve
Dhe malli per te shumeprituren

Une jame krenare per gjakun
qe kame derdhur
Qe t'i ushqej lulet e pranveres
Lulet e Lirise
-----------------------------------------------------------------------------
UCK

Ajo qe tingelloi vertet shqipe
nga gjiri i popullit te plagosur
Ku mbaroi kerkimi i hirit, vullnetar
doli flijimi nga shpirterat e mllefosur

Ku sharra preku ne gozhde
Dhe hala syrin e shpertheu
Sikur nje lulebore ngriti koken
Mbi deboren e rende ngadhnjeu

Pavdekshem gjaku perlau balten
Zjarri u be kenge me qifteli
Emra legjendash frymuan gjalle
Me varre deshmoresh thuret histori
--------------------------------------------------------------------------
NUK DUA

Nuk dua hija te me ike
Trupi te me mbetet i vetmuar
Ateher vdekjen dota kisha frike
Dote isha hiq i shkuar i harruar

Nuk dua te jetoj pa emer
I shurdher para zerave te ngritur
Ateher jeten dota kisha frike
Dote isha sikur qiri i fikur
----------------------------------------------------------------------
ENDERR NE MESNATE

Mbereme pash nje enderr;
Erdhen bajlozet ne mesnate
Ishin te tmerrshem, shkrepetinin flake
Duke na trazuar, kontrollonin
Nje dhemballe e kerkonin, shanin
Pasi qe dhemballe nuk gjeten
Hangren e pin deri sa u ngin
Grave e femijeve tmerrin ua shtin

Pas nende plageve, vie e dhjeta
Sternipi i Gjergjit thot "mjafte fjeta"
-------------------------------------------------------------------------------
MALLE

Diqka ne zemer fort me shtrengon
Pa pra me dhembje kohen e qendisi
Vetmia e akullt mishin ma kaplon
Ne vitrinen luksoze myket plisi

Djerset e pergjakura ujitin token
Duke u rritur lulet e harreses
Ditet e gjata ne balle krijojne rrudha
Dashuria false mbush zbrazetin e jetes

Diqka ne zemer foret me shtrengon
Eshte malli qe s'me le te pushoj
Hija ime e trazuar zbret ne atdhe
Dhe si i qmendur neper kujtime vrapoj
-----------------------------------------------------------------------------
.....Prane kajsis

Jo shume large degjohen krisma plumbash
Aeroplanet e NATO-se manovrojn ne qiellin e zymte
Dita e 44-te e bombardimeve
Shkembi nuk derdhe lote, nuk klithe, vajton ne heshtje
Une dhe SH. i numerojm plaget qe kullojn gjake
Cigaren e thithim deri ne funde
----------------------------------------------------------------------------------
.....Prane murit me gure

Edhe gjarperinjet jane fshehur brenda gureve
Kane frike nga helmi i njerzimit qe ka kapluar token
Ne qdo dege shpendkeqet kendojn
Qielli qane dhe i lane kufomat arave
Transistori i vogel na i thellon dhembjet e plageve
Nuk di asgje per fatin e familjes
Aeroplanet e NATO-se sulmojn caqet e UJ-se
Dita e 47 e bombardimeve
Plumbat fishkllojn, topat gemojne...........
--------------------------------------------------------------------
ju pershendet tegitheve Agron Bytyqi


__________________
rrespektoje qdokend, dhe askend.
agrokos Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante