Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-04-06, 12:30   #1
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Mumiet e “Ujit tė Tharėt” tė Likovės

Mumiet e “Ujit tė Tharėt” tė Likovės
Datojnė para 3000 vitesh, i takojnė fisit Dardan
Qerim Bajrami
Shkup, 30 mars - Gjatė punimeve ndėrtimore, pikėrisht nė lokalitetin “Uji i Tharėt” nė Likovė, para njė viti janė zbuluar edhe dy mumie, tė futura nė sėnduqe prej bungu. Pronarėt e tokės i marrin dhe sėrish i fshejnė nė thellėsitė e tokės, mu aty ku kanė qėndruar mė se 3 mijė vjet. Pronarėt e kėsaj toke, ndoshta i kanė fshehur ato pėr shkak se mumie tė kėtilla janė zbuluar edhe nė vitin 1957.
Kur punėtorėt ndėrtimorė punonin nė xhadenė qė shpie pėr te panda e Likovės, gjatė gėrmimit tė dheut, atė kohė kishin dalė nė sipėrfaqe disa kufoma tė mumificuara. Ato ishin nė sėndukė prej bungu tė gdhendur mjeshtėrisht, kurse sipas gojėdhėnave kufomat ishin me trupa tė mėdhenj, kurse duart i kishin tė paluara, flokėt dhe mjekėrrat e gjata. Pėr kėto mumie ka dėshmitarė tė shumtė nė rajonin e Likovės. Ndėr to isha edhe unė bashkė me vėllezėrit, nėnėn dhe babanė, tė dy tė fundit tani tė ndjerė. Atė kohė nuk kisha mė shumė se katėr vjet. Si sot mė kujtohet se nė xhadenė, pranė lokalitetit “Uji i Tharėt” kishte disa trupa tė futura nė sėndukė bungu tė punuar dhe gdhendur mjeshtėrish, kurse baba im i prekte me shtagė. Atėherė shkonim te dajėt nė Hotėl, jo fort larg Likovės. Nė atė moment pamė disa sėndukė dhe baba e ndali kalin dhe tė gjithė zbritėm nga ēezja dhe pamė se aty kishte kufoma, tė cilat dukeshin si tė gjalla, ku shihej qartė se as trupi, por as fytyra nuk u ishin prishur.
Prej atėherė, deri mė tani pėr kėto mumie ėshtė shkruar vetėm njėherė. Shkrimi i pare qė para 30 vjetėve ėshtė bėrė nė revistėn “Danas” tė Zagrebit, megjithatė jepte tė dhina relevante pėr prejardhjen e kėtyre kufomave. Kėshtu, sipas kėsaj reviste zagrebase, qysh atėherė pėrmendej se kėto mumie datojnė para 3 mijė vitesh. Kėshtu qė dy kufoma ishin dėrguar nė Institutin e mjekėsisė ligjore nė Shkup, kurse dy tė tjera nė atė tė Novi Sadit. Nė kryeqendrėn e Vojvodinės ishin dėrguar me qėllim qė tė bėhet studimi i tyre, nė studimin e tė cilave patėn marrė pjesė ekspertė tė njohur tė ish-Jugosllavisė dhe ata tė Universitetit tė Hajdelbergut tė Gjermanisė. Sipas revistės “Danas”, Prof.dr. Hofman, i cili merrte pjesė nė studimin e tyre, ka konstatuar se kėto mumie zanafillėn e kanė para 3 mijė vjetėsh dhe i pėrkasin ilirėve, pėrkatėsisht fisit dardan
Meqė del nė shesh se kėto mumie i takojnė fisit dardan, ekspertėt e atėhershėm jugosllavė dy kufomat qė qėndronin nė Novi Sad i kishin hedhur nė lumen Danub, vetėm e vetėm pėr humbur gjurmėt.
Derisa Prof.dr. Hofman ka konstatuar se lashtėsia e kėtyre mumive ėshtė mė se 3 mijė vjet, sipas dr. Ivan Nikolēiq nga Shkupi, i cili ka bėrė vėzhgimin e tyre, del se kjo nekropolė i pėrket shekullit III ose II para erės sė re.
Zatėn, nė shtator tė vitit tė kaluar, me lejen e kryetarit tė komunės sė Likovės, Beqir Saqipi, arkeologė tė Qendrės nacionale pėr mbikėqyrjen e trashėgimisė kulturore, gjoja nuk janė lejuar tė punojnė nė lokalitetin, ku ka grumbuj kufomash tė mumificuara. Sipas burimeve ne terren, jo vetėm pronarėt e tokės, por edhe banorėt e rajonit tė Likovės nuk u lejojnė qasje qė gėrmimet tė bėhen vetėm nga ekspertė maqedonas, sepse frikėsohen se mos vallė do tė ndodhė si me dy kufomat e hedhura nė Danub, sepse frikėsohen ndoshta mos e fshejnė lashtėsinė e kufomave tė mumificuara. .
Megjithatė, duhet tė ndėrmerret diē nė kėtė drejtim, sepse kufoma tė kėtilla dhe sot e kėsaj dite janė prezente nė xhadenė pranė Ujit tė Thartė nė Likovė. Por kėtu, pėrpos ekspertėve maqedonas, prezentė duhet tė jenė edhe ekspertė shqiptarė dhe ndėrkombėtarė.


__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante