Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-12-12, 15:14   #4
AmonRa
 
Anėtarėsuar: 14-12-12
Postime: 163
AmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Mjekėsia nė Kosovė

Tė vlerėsosh njė njeri sot mbi bazėn e kritereve tė vėrteta, tė paanshme dhe reale, ėshtė njė nga detyrat mė imediate tė vendit tonė. Nė gjithė kėto vjet, tė verbuar nga urrjetja politike mes tė ngjashmėve,urrjetja bashkekohore ,gjaku shqiptar mes veti , tė paktėn demokracia nuk duhet tė pranonte tė tilla, vlerėsimi i njeriut ėshtė barazuar me zero. Po vlerėsojmė gjithēka tė shkuar, me njė sulm tė pashoq kolektiv, sikur tė gjitha mėkatet t’i kishte e kaluara dhe sulmi ndaj tė gjitha problemeve tė sotme, ka kohė qė nuk ndihet mė. Edhe kur fillon ndonjė tentativė, mbytet me kthim nė tė shkuarėn.
A thua se e shkuara do tė mund tė ngjallet mė? Dhe nė u ngjalltė, pėr shumė anė tė ngjashme, thonė se historia pėrsėritet, mos ndodhtė njė gjė e tillė, sulmet do tė drejtohen gjithmonė ndaj sistemit, regjimit dhe njėrėzve qė e kanė pėrfaqėsuar atė. Pra, si me thėnė sulmo tė shkuarėn qė tė tė sulmojnė kur tė jesh larg sė sotmes. Si gjithmonė, nė krye tė kėtyre shtrėmbėrimeve tė vlerėsimit ėshtė poltika, pasi nuk e pranon dhe nuk e bėn dot vlerėsimin e drejtė tė njeriut. Po dėgjojmė dhe lexojmė sot pėr vlerėsime tepėr superlative, sikur nė Shqipėri gjithēka tė shkojė vaj dhe tė jemi fanari i dikurshėm i ndriēimit pėr botėn. Por tallja mė e fundit ėshtė bumi i vlerėsimit nėpėr shkolla dhe universitete. Aty nga fillimi i vitit universiteti i Tiranės, merr njė nismė dhe shpėrndan formularė, qė mė pas tė mbushen nga studentėt. Mesa duket disa mendėsi pėr dosje ende janė tė freskėta nė mendjen e njerėzve, qė kurrė nuk kanė vlerėsuar njeriun e mirė. Mė pas lajmi mori dhenė, pasi kėto formularė ishin gati dhe studentėt kishin ngelur nė klasė pedagogėt.

A ėshtė i nevojshėm njė vlerėsim i tillė? Mendoj se pėr shumė arsye nuk duhej menduar dhe vlerėsuar kėshtu profesorati i universiteteve. Por mesa duket edhe nė pėrzgjedhje ka ndonjė gjė qė nuk shkon, prandaj dosjet janė gati.

E para: situata tejet e rėnduar nė vend, dhe kjo pėrsėri pėr faj tė politikės, nxjerr nė pah faktin e dosjeve pėr pedagogėt dhe mė pas tundjen e tyre, kur tė lindė mosbindja civile nga ndėrgjegjėsimi, nėse kjo do tė ndodhė njė ditė. Uroj qė tė ndėrgjegjėsohen tė gjithė se shkolla nuk ka kusure politike pėr tė larė, por vetėm mision fisnik.

E dyta: A mund tė vlerėsojė studenti pedagogun? Nuk e di nga cilat mendje djallėzore del kjo nismė, por ėshtė tepėr dashakeqe, pasi do tė mbahen peng universitetet dhe detyrat e tyre pėr dije dhe kulturė. Pra, nuk do t’i jepet liri universitetit tė udhėheqė shkencėn dhe kulturėn, por duhet tė pranojė pa kushte diktatin e politikės dhe reformat e ēmendura tė saj. Mjaft tė kujtojmė se Ministria pėrsėri ndryshoi maturėn shtetėrore dhe menjėherė pas deklarimit tė kryeministrit pėr dėshtim nė reformėn arsimore. Njė qeveri me mend, kur dėshton nė kėtė mision e saj mė sublim, duhet ta kuptojė se ka dėshtuar nė tė ardhmen e e njė vendi dhe rruga e vetme ėshtė largimi I qytetėruar nga qeverisja, pa pritur fundin e mandatit.

E treta: pedagogėve u jepen vlerėsime nėn presionin e fėmijėve me prindėr tė deklaruar politikisht dhe pasojat e njė vlerėsimi “tė gabuar tė tyre” do tė merrnin ndėshkimin e duhur.
E katėrta: kėtij vlerėsimi do t’i trembeshin anėtarėt e partive nė universitete dhe pėr pasojė do tė zbatonin fill e pėr pe direktivat e partisė, duke e mbajtur larg profesoratin nga problemet e shumta tė vendit.

A duhet pranuar njė vlerėsim i tillė? Tek takoja studentė qė e kishin plotėsuar kėtė formular, nėse kjo ka ndodhur ėshtė bėrė nė fshehtėsi, pa e deklaruar hapur, tė cilėt ishin venė vėrtet nė siklet, tė paktėn ata studentė qė kanė sy e faqe. Ndoshta njė pedagog mund tė marrė, pėr servilizėm dhe frikėn e njė note, edhe vlerėsimet maksimale, por cilėt janė ata qė po e vlerėsojnė? Studentėt e tij dhe kėtu marrėzia duhet sheshit. Nė Itali, tė paktėn nė universitetin qė kemi frekuentuar shpesh, nuk dėgjuam ndonjė “nismė tė tillė”. Mund tė ketė nė ndonjė vend tjetėr, por zorr se mund tė pranohet, pasi pedagogėt janė ajka e shkencės dhe e kulturės dhe jo tė teseruar pėr njė vend pune edhe sikur tė mos e meritojnė atė. Refuzova energjikisht nė bisedė njė vlerėsim tė tillė nga studentėt, pėr tė vetmen arsye se nuk e pranoj njė vlerėsim tė tillė. Pėr vlerėsime tė tilla nga nxėnės, nga prindėr tė pakėnaqur nga rezultatet e fėmijėve tė tyre, thuaj se tė gjithė janė farė gjeniu, tė paaftėt e arsimit nė Korēė kryen me dorėn e hekurt, nėn kupolėn e partisė, njė masakėr tė vėrtetė nė vitin 2006. Mesa duket vlėrsimit, qė me plot gojė do ta quaja subjektiv, pasi jemi mėsuar me vlerėsime injorantėsh dhe partiakė, nuk do i shpėtojnė edhe institucione tė tjera. Zoti na ruajtė….

Tė shpresojmė qė tė tjerėt tė mos bėhen pre e instrumentalizimit poltik si shumė paraardhės qė vlerėsimi merr vetėm njė kah, anėn partiake dhe me ne o kundra nesh.
A duhet pranuar njė vlerėsim i tillė?

Ėshtė kohė dhe duhet tė jetė kohė vlerėsimesh, por vlerėsime tė drejta dhe pėrzgjedhje mė tė mirėsh, pėr tė pėrfaqėsuar denjėsisht shtetin dhe institucionet e tij. Mendoj se vlerėsime tė tilla janė vlerėsime si puna e shpatės sė Demokleut mbi kokat e pedagogėve, tė cilėt duhet tė rrinė urtė dhe ta pranojnė telekomandimin, sikur tė ishin njė strument i tillė nė duart e poltikės. Nėse rektoratet do ta pranojnė njė vlerėsim tė tillė, atėherė do tė largohen edhe mė nga pavarėsia e tyre dhe nga misioni i universiteteve.
Besoj se nė ēdo mjedis ku ka intelektualė tė vėrtetė, kėta kanė kohė qė nuk e ngrejnė mė zėrin, kritikat pėr problemet e vendit nuk duhet tė rreshtin, por nė fakt i ka mbytur heshtja. Bile dhe ata qė pėrbetohen pėr tė tillė, nuk janė, prandaj shtiren, e konsiderojnė veten tė pakorrigjueshėm dhe po flasin, pa u skuqur fare, nga majat e Olimpit, tė dhuruara lehtėsisht dhe pa kurrfarė merite, nga ata qė duhet tė vlerėsojnė njeriun dhe punėn e tij. Edhe kėta tė fundit nuk janė vlerėsuar realisht, pasi nuk do tė duhej tė ndodheshin aty ku janė, por ndoshta “fati” u ka buzėqeshur nė mėnyrė tragjike. Interesat e ngushta dhe partiake nė kėto 20 vjet sollėn vlerėsime tė tilla saqė bota nuk po pushon sė ēudituri, pėr ditė, me ēuditė shqiptare.

Kush do ta bėjė njė vlerėsim tė tillė? Nuk ka gjasa tė ndodhė njė gjė e tillė, pasi etja pėr pushtet do tė mbizotėrojė dhe “tė pabindurit” janė ata qė do ta pėsojnė gjithmonė. Turpi mė i madh pėr demokracinė shqiptare dhe gjithė ata qė deri mė tash pallėn pėr tė. Sistemet ndėrrohen dhe mentaliteti ėshtė i njėtė, bile mė I skajshėm, i pandreqshėm, i patolerueshėm, i pabesė dhe aq mė keq kur institucione tė Komunitetit europian, bėjnė kėtė lojė tė shpifur duke abuzuar me aspiratat e njė vendi ..nė Trojet Shqiptare .
AmonRa Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė