Tema: (Pa) Moral!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-01-12, 21:07   #4
e-uritura
 
Avatari i e-uritura
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Postime: 1,893
e-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: (Pa) Moral!

Poemė e trishtuar nga Agim Gashi


Ah, "nėnat" e kėqija!
(Poemė e trishtimit)


Nė kėtė botė tė rrejshme
Shpesh ankohen fėmija,
Kur nuk sillen mirė
Nėnat e kėqija.

Sa herė kam dėgjua
Tė thana me leqe,
Thonė gratė e ndryshme
Se s‘ka nėnė tė keqe.

Po ka, ore, ka
Kam parė me sytė e mi,
Nėna lė fėmijėn vetėm
E shkon nė kurvėri.

Ka dhe raste tė tjera
Sa t“rėnda rishtues ,
Kur nėna pėr bijėn
I bahet shkuese.

Jo pėr ta martuar
Me krijuar jetė
Por do qė e bija
Tė bėje si bėnė vet


Ah! Ka dhe aso nėna
Qė s‘i pajton logu,
Bebe t“porsalindura
gjuajnė nė kovė bėrlloku.


Kam dėgjua ca raste
Sa zjarr e siklet,
Kur nėna fatkeqe
Furrė fėmijėn e vet.

Njė tjetėr e shtrėngon
Frymėn ia ndalė,
Engjėllit fėmijė
Qė Zoti ia ka falė.

Shkruajnė gazetat
trishtime pa skaj
Nėna e pa shpirt
Han fėmijėn e saj.

II
Nėna ndan nga gjiri beben
Mos t’i prishet bukuria,
E pėr qumėsht nėne
Qan e vuan fėmija

Ėshtė nėnė e keqe
E keqe sa mė s‘ka ,
Kur fėmijėn e vetė
E gėnjen pa nda.

Nė mbrėmje premton
Pėr ēdo gjė thotė po,
E nesėrmja e nėnės
Pėrmbushet me njė jo. .

Kjo s’ėshtė edukatė
Qė ofron njė nėnė,
Mėsohen fėmijėt e ngratė
ku jeta jetė rrėnon .

Gėnjen pastaj shtetin
Pėr tė s’ka liri,
Bėhet vėlla me krimin
Me drogė e me hajni.

Kėshtu rriten fėmijėt
Gjithkund fatkeqėsia,
Bota ua shef sherrin
Nėnave tė kėqija.

Nuk i bėj tė mirė
Dhe ata baballarė,
Qė pėr njė qejf flirti
Turpėrohen e bėhen pėrrallė.

Ka edhe tė tillė
Tė poshtėr, e tė mjerė,
Vetėm i kėrcejnė qejfit
Dhe zhyten nė fėlliqėsirė.

Kjo botė fatkeqe
Pėr engjėjt fėmijė,
Nuk asht ideale
S‘ka mjaft lumturi.

Sa fėmijė tė kėsaj bote
Vdesin nga uria,
I lėnė tė mbyllura pra
Nėnat e kėqija.

Nga nėnat e kėtilla
Shėmtohet edhe moti,
Sado tė kamuflohen
Ato s’i do as Zoti!

III
Dua ta tregoj
Njė ngjarje tė vėrtetė,
Njė ndodhi e rėndė
Mė zhgėnjeu nė jetė.

Ishin vite t“vėshtira
Vitet e nėntėdhjeta,
E rėndė ishte robėria
E rėndė bėhej jeta.

Iknin njerėzia
Lėshonin atdheun,
Harruan trojet e tė parėve,
Harruan Skėnderbeun.

Dikush iku nga skamja
Dikush nga lezeti,
Dikush s‘kishte qare
Se ndiqej nga shteti.

Njė nėnė nga anėt tona
La burrin nė shtėpi,
Dy fėmijėt i mori
U hodh nė arrati.

Kaluan brigje e fusha,
Kaluan edhe shtete,
Nė vuajtje dhe uri
Kaloi njė jetė tė keqe.

Ndalen nė Ēeki
Atje nė Teplicė,
Synon Gjermaninė
Mjaft nė Mitrovicė.

Arriti dhe atje
Diku nė Bavari,
U shkrua azilante
Nėna me dy fėmijė.

U vendos nė Hajm
Me dy pėllumbesha,
Nė dhe tė huaj
Ndihej si mbretėresha.

Merrte lek tė mira
Nga dimitė gjuajti ushkurin,
Mendja mė s‘i shkonte
Nė Kosovė pėr burrin.

Ishte grua e bukur
Me ja pas lakmi,
Dy vajzat e saj
Lule nė hyjni.

Vishej edhe ngjyhej
Dilte nė shėti,
Nė gjak i vlonte etja
Pėr ndonjė dashuri.

Por njė ditė me diell
Nė parkun pėr karshi,
Qėndronte njė burrė
E vidhte me sy.

Dhelpėrisht iu afrua
I tha „buenasera“,
Ja mendoi gruaja
Fati erdh te dera.

Filluan bisedat
Me plot dashuri,
Nuk munguan puthjet
Plot afsh e zjarrmi.

Burri ish i pashėm
Nuk qonte jerdam,
Kishte restorantin
Ishte Italian.

Shqiptarja e bukur
Pėr kontratė s“bėzani,
Me punua nė restorant
Te italian Xhovani.

IV
Kaluan disa muaj
Me afsh e mrekulli,
Para tė mjaftueshme
Edhe dashuri.

Njė ditė nė restorant
Hyn njė pėllumbeshė,
Bukuri mė t“zjarrtė
Santorin s’kishte ndeshė.

-Mirėdita, xhaxha
Vajza iu drejtua,
-Dua nėnėn time
Pak me bisedua.

Po dridhej Xhovani
Pėr kėtė bukuri,
Qė i ndriste fytyra
Mu si njė hyri.

U soll mirė e butė
Italiani plot mirėsi
Derisa po flisnin
Tani nėnė e bijė.

U ngrit qė tė shkonte
Duke i pėrshėndet
Pa mendua e shkreta
Sa kob do tė jetė.

Tash bėnte Santori
Dashnores shantazh,
Qė ta sillte vajzėn
Tė punoi nė lavazh.

-Ose do ta biesh,
Ose do shkosh n“shtėpi,
Do t‘i tregoj botės
Pėr tonėn dashuri.

Nga dhuna, nga frika…
Gruaja u dorėzua,
Tani duhej vajzėn
Disi me e mashtrua.

Shkoi nė shtėpi
Plot nerva e vrer,
Vajzat bukuroshe
E pritnin nė derė.

V
E mashtroi vajzėn
Mirė i shkoi plani,
Tani nėnė e bijė
Punojnė te Xhovani.

Pas disa ditėsh
Ky derr u sfilit,
Me e pas nė shtrat
Nėnė e bijė ēdo ditė .

I thotė tash dashnores
Po shkoj nė podrum,
Dėrgoma bijėn tėnde
Me mė ndihmua nė ca punė.

Ishin marr veshė
Dhe i kish premtua,
Qė vetėm njė natė
Me vajzėn me kalua.

Po e thėrret bijėn
Duke e ledhatuar,
Merri kėto gjana
Nė podrum ke pėr t’i quar

I mori e bija
Shkoi me gjėrat zvarrė,
Bie shkallėve poshtė
Si tė binte n“varr.

Atje e priste Xhovani
Sytė zgurdulluar,
E kuptoi vasha
Se ishte mashtruar.

Deshi qė tė ikte
Nga dorė e ēiklopit,
Por fuqi e derrit
Ndėrroi fatin motit.

E rroku pėr beli
Veproi pa kursye,
Kėmishėn e mėndafshtė
Filloi me ia shqye.

I dolėn vashės s“bukur
Gjinjtė si dy hana,
Ah, moj jetė e shkretė,
Ēka mė bėri nėna.

Pėrjargej italiani
Qelbej nga rakia,
Me dhunė sot shqiptares
I merrej vajzėria.

Puthte e lėpinte
Ku prekte nuk shikonte,
Nėn peshėn e trishtimit
Dėneste e rėnkonte.

E kishin rrėmbye
Kthetrat e tradhtisė ,
Ishte vonė t‘i ikte
Kėsaj mizorisė.

Sa kohė kaloi
Vajza s‘kish haber,
Por kur hapi sytė
Nėnėn pa nė derė.

Ishte mbushur lot
Ishte mbushur gjak,
Vajza rrinte shtrirė
Me spermėn nė bark.

Ishte skenė e rėndė
N“podrum tė Xhovanit,
„Dashnoret“ e dhunuara
Prej italianit.

Sa ishte penduar
Ajo nėnė e shkretė,
E mallkonte ditėn
E nisjes n“kurbet.

E mallkoi veten
Dhe ndjenjat e saja,
Ma mirė bukė e krip
Se me tė zanė belaja.

I afrohet vajzės,
Yllit t“bukurisė,
-Ik nga unė, lavire
Nėna e tradhtisė -

U ngrit ngadalė
E njoma shqiptare,
Iu duk vetja
Shkronjė nė abetare.

Iu kujtua jeta
Babi nė Kosovė,
Edhe lulėkuqet
Qė qelin n“Rugovė.

Gjakun e vajzėrisė
Ia la peng nėnės,
U zhduk nga podrumi
Nė atė hije t“Hėnės.

VI
Porsa doli nga podrumi
E trishtuar e flokėshprishur,
Pika, pika rridhte gjaku
Nėpėr rrobėn e saj t“grisur.

Nuk e dinte ku qiste hapin
Ecte rėndė sikur nė ferra,
Pėr njė ēast u duk te shtėpia
Edhe motrėn pa te dera.

E rroku but nė pėrqafim
E puthi plot me dashuri,
-Tash po shkoj,oj motra e vogėl,
Ndoshta ma nuk kthehem n“shpi.

Amanet, moj motra im,
Njė selam babit t“ia qosh,
Mbarė Kosovės e gjithė shqiptarėve
Rastin tim t’ua tregosh.

Ti t“mė rritesh, motra ime,
Tė shkollohesh nė kurbet tė zi,
E tė kthehesh nė atdhe
E merre burrė njė shqiptar tė ri.

Nėse kthehesh dhe e mban nė mend
Kėtė amanet n“kėtė natė me hanė,
Shpėrndaj gjithkund dashurinė
Duke u bėrė mė e mira nėnė.

Nėse vajzė tė lindė fėmija
Ty, moj motėr ,qofsh me shumė gėzim,
T“mė kujtosh mua ndėr mote
Leja vajzės emrin tim.

Lamtumirė, moj motėr e mira ,
E ti, atdheu im i mbarė,
M‘u sfilitėn ėndrrat e mia
Me e marr njė djalė shqiptar.

Para syve i del gjerdeku
Dhe duvaku i nusėrisė,
Plot buzėqeshje n“kopshte t“Kosovės
Duke i dhėnė gji fėmijės.

Mori rrugėn kah errėsira
Me u zhdukė nga kjo jetė,
Njė unazė prej trup shkrumuemes
Si kujtim motrės me i mbet.

VII
Ngadalė ecte dhe mendonte
O Zot i dashur po ēka tė bana?
Para syve seē i dilnin
Herė Xhovani e herė nėna.

Pa mendua e pa cak ecte
Nė njė pompė mezi arrin,
Aty bleu njė kovė plastike
Mbushur plot me benzinė.

Shkoj u ul nė park t“qytetit
Atje diku nė Bavari,
Nisi e shkreta tė qajė pėrmallshėm
Pėr fatin tonė n“kurbet tė zi.

Qau pėr fatin qė iu thye
Qau pėr motrėn qė e la n“vetmi,
Qau pėr nėnėn qė bėri kobin
Me gjak t“vetin, me fėmijė.

Qau pėr babin atje n“Kosovė
Dhe atdheun e robėruar,
Qau pėr shkollat mbyllė nga shkau
Mbarė njė popull rri pėrgjumur.

Qante vasha ma e bukura
E tokės sė Arbėrit nė kurbet,
Kish vendosė ma mos t“jetonte
Por tė ndahej nga kjo jetė.

Nė mes tė parkut lisa tė lart
Vetėm hėnėn nė shoqėri,
Tash po vjen fundi i jetės
I njė luleje nė rini.

Ngadalė hapi kovėn plastike
Lau trupin me benzinė,
Sa e mirė iu duk aroma
Thua pėr te ishte shpėtim.

Trupi i njomė i vashės s“re
U shndėrrua nė pastėrti,
Iu kthye beqaria
Ditė e re thua se po gdhi.

Ndezi shkrepzėn sypatrembur
Flakė i mori trupi i njomė,
U zdrit qielli e u zdrit parku
Njė zė lėshoi si jehonė.

-Ah moj nėnė, moj nėna ime,
Lamtumirė se tė kam gjan,
Mos mbaj zi, mos qaj pėr mua
Pashė atė gji qė ma ke dhanė.

Njė amanet po ta la ty
Tė qoftė hallall gabimi yt,
Kthehu ti nė tokė tė arbrit
Fillo motrėn me ma rritė.

Mos rri mė n“kurbet tė zi
Sepse jetėn do ta kesh t“rėndė,
Nė atė flakė i shtrini duart
Donte nėnėn me e pėrqafuar.

Ra ngadalė nė bar tė njomė
Ndėrsa n“qiell u dukėn re,
Donin ato ta lėshojnė shiun
Me e shpėtua vashėn e re.

Porse retė u vonuan
Edhe hana doli plotė,
Bashkė me yjet e asaj nate
Qanė e derdhen rrėke lot.

Vajtuan lulet e parkut plak
Diku larg nė Bavari,
Derisa digjej bukuroshja
Edhe bėhej shkrumb e hi.

Aty mbeti hiri i vashės
Ku u dogj ajo bukuri,
Kurrė aty ma s‘doli bari
E kam pa me sytė e mi.

Porse hiri i shqiptares
Si i Feniksit pėrsėri,
Do tė hip nė qiell e tė ngjallet
Pėr mirėsi e dashuri.

VIII

Kanė kaluar disa vite
Nga kjo ngjarje e fatkeqėsi,
Shumė shqiptarė e shqiptare
Sėrish shkuan nė kurbet tė zi.

Motėrmira u kthye n“atdhe
Me atė unazė qė nė hi ka mbetė,
Ia la vajzės emrin e motrės
Me e pėrtėri nė kėtė jetė.

Ah, moj motėr ,qė s‘ke varr
Por e ke shpirtin n“gjithėsi,
Bėhu roje e rrugėve tė arbrit
Mbylli ato pėr kurbet tė zi.

Thonė se nėne diku u tretė
Dikush i dha zjarr restorantit,
Thonė sė ēdo gjė u bė shkretė
Pėrmbi varrin e Xhovanit!


__________________

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Murgesha : 01-02-12 nė 21:03
e-uritura Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė