Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-11-06, 02:45   #46
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

BOTA SHKENCORE PO I KTHEHET ZOTIT

Gazetat ende po u bėjnė jehonė fjalėve plot keqardhje tė thėna nga Anthony Flew, qė dikur ka qenė njė filozof ateist shumė i njohur. Profesori i filozofisė, britaniku 81 vjeēar Flew, ka zgjedhur tė bėhet ateist qė nė moshėn 15 vjeēare dhe pėr herė tė parė bėri bujė nė fushėn akademike me dokumentin qė publikoi nė vitin 1950. Nė 54 vitet e ardhshme ai e mbrojti ateizmin si profesor nė universitetin e Oksfordit, Aberdinit, Keelesit dhe Readingut si dhe nė shumė universitete amerikane dhe kanadeze me anė tė debateve, librave, leksioneve dhe artikujve. Megjithatė, ditėt e fundit Flew shpalli se e ka braktisur kėtė gabim dhe se e pranon faktin qė universi ėshtė krijuar.
Faktor vendimtar nė kėtė ndėrrim radikal pikėpamjesh janė faktet e pastra dhe definitive tė zbuluara nga shkenca rreth subjektit tė krijimit. Flew e kuptoi, duke parė kompleksitetin e jetės, se origjina e vėrtetė e jetės ėshtė dizajni inteligjent dhe se ateizmi qė ka pėrkrahur pėr 66 vjet ishte njė filozofi e diskredituar.
Flew i paraqiti arsyet shkencore themelore pėr kėtė ndryshim nė besimin e tij me kėto terma:
“Hulumtimi i ADN-sė nga ana e biologėve ka shfaqur, me kompleksitetin e pabesueshėm tė rregullimeve qė nevojiten pėr krijimin e jetės, se kėtu ėshtė e pranishme inteligjenca”.


“Ėshtė bėrė shumė e vėshtirė madje edhe tė mendohet pėr konstruktimin e njė teorie natyrore tė evolucionit pėr organizmin e parė riprodhues”.
“Mė ėshtė mbushur mendja se ėshtė thjesht e pamundur qė materia e parė e gjallė evoluoi nga materia e vdekur dhe pastaj u zhvillua nė krijesė jashtėzakonisht tė komplikuar”.
Hulumtimet e ADN-sė, qė Flew i citon si shkak themelor i ndėrrimit tė opinionit tė tij, nė tė vėrtetė kanė zbuluar fakte tė mrekullueshme rreth krijimit. Forma spirale e molekulės sė ADN-sė, posedimi nga ana e saj e kodit gjenetik, fijet nukleotide qė hedhin poshtė shansin e verbėr, depoja me sasi enciklopedike informatash dhe shumė zbulime tė tjera mahnitėse kanė nxjerr nė shesh se struktura dhe funksionimi i kėsaj molekule ėshtė rregulluar me dizajn special. Komentet nga shkencėtarėt qė janė marrė me studimin e ADN-sė e dėshmojnė kėtė fakt.
Francis Crick, pėr shembull, njėri nga shkencėtarėt qė zbuloi formėn spirale tė ADN-sė, e pranon se origjina e jetės ėshtė treguese e njė mrekullie:
“Njeriu i sinqertė, i armatosur me tė gjitha dituritė tė mundshme sot, mund tė konstatojė se pėr momentin origjina e jetės shfaqet si njė mrekulli, sepse tė shumta janė rrethanat qė duhet tė plotėsohen qė jeta tė fillonte”.
Duke u bazuar nė llogaritjet e tij, Led Adleman i Universiteti Southern California nė Los Anxheles, ka konstatuar se njė gram (1 gr.) ADN mund tė depozitojė po aq informata sa njė trilion kompakt disqe. Gene Mayers, shkencėtar i punėsuar nė projektin “Gjenotipi Njerėzor”, ka thėnė fjalėt e mėposhtme pas rregullit tė mrekullueshėm qė ai pa me sytė e tij:
“Ajo qė me tė vėrtetė mė mahnit ėshtė arkitektura e jetės...Sistemi ėshtė jashtėzakonisht kompleks. Si tė ėshtė dizajnuar....Prapa saj qėndron njė inteligjencė e pamatshme”.
Fakti mė i habitshėm rreth ADN-sė ėshtė ekzistenca e informacioneve gjenetike tė koduara nuk mund tė shpjegohet me anė tė materies dhe energjisė ose me anė tė rregullave tė natyrės.
Dr. Werner Gitt, profesor nė Institutin Federal Gjerman tė Fizikės dhe Teknologjisė, ėshtė shprehur kėshtu pėr kėtė subjekt:
“Sistemi i kodeve ėshtė gjithmonė rezultat i procesit intelektual...Duhet theksuar se rastėsia ėshtė e paaftė tė krijojė ndonjė kod. Tė gjitha pėrvojat tregojnė se nevojitet njė qenie qė mendon dhe qė e shpreh vullnetarisht vullnetin e lirė, njohurinė dhe kreativitetin e vet. Nuk ekziston ndonjė ligj i njohur i natyrės nėpėrmjet sė cilės materia mund tė sjellė informacion, e poashtu nuk ekziston ndonjė proces fizik ose fenomen material qė mund tė bėjė kėtė”.
Shkencėtarėt dhe filozofėt, duke u mbėshtetur nga kėto zbulime, luajtėn rolin kryesor nė pranimin e dizajnit inteligjent nga Flew. Kohėt e fundit Flew mori pjesė nė debate me shkencėtarė dhe filozofė qė ishin ithtarė tė krijimit dhe shkėmbeu ide me ta.
Pika e kthesės nė atė proces ishte diskutimi i organizuar nga Instituti pėr Hulumtimet Metashkencore i mbajtur nė Maj 2003 nė Teksas. Flew ishte bashkėpjesėmarrės sė bashku me autorin Roy Abraham Varghese, me fizikantin nga Izraeli dhe biologun molekular Gerald Schroeder dhe me filozofin katolik John Haldane. Flew ishte i impresionuar nga pesha e fakteve shkencore nė favor tė krijimit dhe nga natyra bindėse e argumenteve tė kundėrshtarėve tė tij dhe e lėshoi ateizmin si ide nė periudhėn qė pasoi atė diskutim. Nė letrėn qė ai shkroi pėr edicionin gusht-shtator tė revistės angleze “Philosophy Now”, ai rekomandoi librin e Schroederit “Fytyra e fshehur e Zotit: Shkenca zbulon tė vėrtetėn e fundit” dhe librin e Vargheses “Bota e Mrekullueshme” (The Wonderfull World).
Gjatė njė interviste me profesorin e filozofisė dhe tė teologjisė Gary R. Habermas, i cili gjithashtu luajti njė rol tė madh nė ndryshimin e ideve tė tij, si dhe nė videon “A e ka zbuluar shkenca Zotin?”, ai haptazi deklaroi se beson nė “dizajnin inteligjent”.

“INTELIGJENCA QĖ KA PUSHTUAR UNIVERSIN” DHE DĖSHTIMI I ATEIZMIT

Nė dritėn e zhvillimeve shkencore tė dhėna mė lart, pranimi i dizajnit inteligjent nga Anthony Flew, i famshėm pėr mbrojtjen e ateizmit pėr shumė vjet, reflekton skenėn e fundit nė procesin e dėshtimit qė po pėson ateizmi. Shkenca moderne ka dėshmuar ekzistencėn e “inteligjencės qė pushton gjithė universin”, duke e lėnė ateizmin jashtė ekuacionit.
Nė librin e tij “Fytyra e fshehur e Zotit” (Hiden face of God), shkencėtari Gerald Shroeder shkruan:
“Njė vetėdije e veēantė, njė menēuri universale, e pushton universin. Zbulimet e shkencės, ato qė hulumtojnė natyrėn kuantike tė lėndės nėnatomike, na kanė sjellė deri nė zbulimin befasues: E gjithė ekzistenca ėshtė pasqyrim i kėsaj menēurie. Nė laborator ne e pėrjetuam atė si informacion qė sė pari u artikulua fizikisht si energji dhe pastaj u kondensua nė formėn e materies. Ēdo grimcė, ēdo krijesė, nga atomi deri te njeriu, paraqet njė shkallė tė informatės, tė menēurisė”.
Hulumtimet shkencore nė funksionimin e qelizės dhe nė tė dhėnat nėnatomike tė materies e kanė zbuluar kėtė fakt nė mėnyrė tė qartė: Jeta dhe universi janė sjellė nė ekzistencė nga asgjėja, nga dėshira e Qenies sė pajisur me intelekt superior dhe urtėsi. Nuk ka dyshim se pronari i kėsaj diturie dhe intelekti qė mbush universin nė tė gjitha shkallėt e tij ėshtė Allahu Fuqiplotė.
Allahu e tregon kėtė tė vėrtetė nė Kur’an: “Tė Allahut janė edhe (anėt nga) lindja edhe nga perėndimi, dhe ngado qė tė ktheheni, aty ėshtė fytyra e Allahut. Vėrtetė, Allahu ėshtė i gjerė (nė bujari) e i dijshėm.” (Kur’an, Bekare 115).


info:ehlisunneti
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante