Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-02-05, 20:35   #13
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

ELENA GJIKA

STĖRMBESĖ MIRDITORE
Pėr Elena Gjikėn, e njohur edhe me pseudonimin Dora d'Istria, njerėzit tanė kanė mėsuar, pėrveē artikujve tė shumtė tė shtypit tonė, edhe nėpėrmjet monografisė sė Vehbi Balės, kushtuar kėsaj figure tė shquar. Ajo pėrkrahu nxehtėsisht lėvizjen kombėtare shqiptare, veēanėrisht nė vitet e Lidhjes sė Prizėrenit. Duke marrė parasysh se gjithė jetėn e saj ajo ia kushtoi ēėshtjes kombėtare shqiptare, na duket se nuk ėshtė e drejtė ta quajmė “shkrimtare dhe publiciste pėrparimtare rumune”, siē thuhet nė Fjalorin Filozofik Shqiptar, por njė figurė e ndritur e kulturės kombėtare shqiptare, siē bėjmė me Marin Barletin, Aleksandėr Moisiun e ndonjė tjetėr.

Duke gėrmuar nė origjinėn e saj shqiptare, autorė tė ndryshėm e bėjnė atė stėrmbesė, kryesisht, tė zonave tė Shqipėrisė Jugore, dikush stėrmbesė tė Ēamėrisė, dikush tė Pėrmetit e tė tjerė. Dhe pėr kėtė sjellin si argument, pėrveē tė tjerave, edhe mbiemrin “Gjika”, i cili, vėrtetė, ėshtė i pėrhapur nė kėto vise, siē ėshtė i njohur edhe nė Shqipėrinė Veriore, veēanėrisht nė trevat e Mirditės etnografike. Por duke e kėrkuar origjinėn e Elena Gjikės vetėm duke u nisur nga pėrhapja e fisit “Gjika”, do tė ishte e vėshtirė tė zbulohej e vėrteta pėr kėtė ēėshtje me rėndėsi nė historinė e kulturės shqiptare.

Pėr ta zbuluar mė mirė tė vėrtetėn mbi origjinėn e saj, na ndihmon vetė Elena Gjika me pohimet qė parashtron nė veprėn “Gratė nė Lindje”, botuar nė Zyrih mė 1859 nė gjuhėn frėnge. Kėtu ajo, midis tė tjerave, shkruan: “Mirdita ėshtė vendi ku linden dy familje, njėra prej tė cilave ka luajtur njė rol tė madh nė Turqi dhe tjetra nė Moldavi – Vllahi (Rumani). Nga Kyprili ka dalė njė vezir i madh dhe katėr breza ministrash janė dalluar. (Familjes sė Kyprilinjėve - Preng C. Lleshi). Familja tjetėr, ajo me emrin “Gjika”, ėshtė, gjithashtu me origjinė nga Kypriliu, ku lindi nė shekullin e XVII-tė Gjergji i Parė qė hypi nė fron mė 1658” 1)

Pohimi i Elena Gjikės ėshtė i qartė: Kyprilinjėt dhe Gjikajt ishin dy familje tė njohura nė Mirditė, duket nga njė fshat me emrin Kypril, qė ndeshet ndonjėherė nė formėn Kiptil. Pinjollėt e kėtyre dy familjeve, aty nga fundi i shekullit XVI ose fillimi i shekullit XVII, u larguan nga vendlindja e tyre: Kyprillinjėt pėr nė Turqi, kurse Gjikajt pėr nė Moldavi – Vllahi tė Rumanisė, tė cilat bėnė emėr atje ku shkuan – gjė qė dėshmon pėr njė shkallė tė lartė zhvillimi tė trevave nga u shpėrngulėn. Dhe dokumentet historike hedhin dritė nė pohimet e Elena Gjikės: I miratojnė ato, por, sigurisht, lėnė edhe vend pėr diskutime, saktėsinė e thellime, veēanėrisht pėr lokalizimin e fshatit Kyprill, nga u larguan dy familjet e pėrmendura jo vetėm nė historinė e Mirditės, por edhe tė Shqipėrisė.

Tė dhėnat qė sjell E. Gjika pėr origjinėn e saj nga Mirdita, ndriēohen fort edhe nga disa tė dhėna qė parashtron historiani Selami Pulaha nė veprėn “Lufta shqiptare – turke nė shekullin XV”. Nė kėtė vepėr ai pohon se nė vilajetin e Urakės (Selita ose Kurbneshi i sotėm), nė vitin 1467 kishte tre fshatra ku haseshin mbiemrat Gjika: Kiptil (ndoshta duhet tė jetė Kypril), Selitė, ku duket se Gjikajt janė fort tė pėrhapur. Kėtu del se nė fshatin Gjikė, ku kishte 21 shtėpi, ishin edhe kėto familje: Budin Gjika, Andrea Gjika, Gjon Gjika, Shtjefėn Gjika. Po kėtu, sipas dokumenteve qė sillen, del se nė fshatin Selitė nė 16 shtėpi qė kishte, figuronin edhe dy familje qė kishin mbiemrat Gjika: Kol Gjergj Gjika e Lazėr Gjika, si edhe njė farė Gjon Mirditi. 2)

Historiani S. Pulaha, nė revistėn “Studime Historike”, viti 1973, afirmon se Gjikajt i hasin edhe nė zonėn e Oroshit nė tė njėjtėn periudhė me Gjikajt e Urakės. Ky fakt, por dhe fakti tjetėr qė Gjikajt i kemi prezentė nė Mirditė edhe pas pesė shekujsh, por edhe vetė pohimi i Elena Gjikės, sikur tė bindin se kjo pėrfaqėsuese e madhe e Rilindjes Kombėtare Shqiptare ėshtė stėrmbesė mirditore. Dhe pėr kėtė mund tė dėshmojė ekzistenca edhe nė ditėt tona e fiseve nė fshatrat Kuzhnen, Shebė, por dhe Macukull, i cili administrativisht i takon rrethit tė Matit, por qė ėshtė si vazhdim i Selitės sė vjetėr.

Njė tezė tjetėr, ndoshta mė shumė e pranueshme, pėr vendburimin e Gjikajve dhe tė Kyprillinjėve, ėshtė mendimi se fshati Kyprill lidhet me emrin e fshatit Kpruell, ngjitur me fshatrat Spiten, Zejmen tė rrethit tė Lezhės dhe Katundi i Vjetėr i rrethit tė Mirditės. Emri i kėtij fshati, nė shtegtimin e tij shekullor do tė ketė pėsuar ndryshime qė nuk kanė arritur tė ndryshojnė rrėnjėn e Kprol e Kpruell, qė duhet tė kenė ardhur nga njė “Kaproll” a “Kapruell”, tė cilat janė edhe sot tė gjallė nė tė folmen e Mirditės. Nė ndryshimet fonetike qė mund tė ketė pasuar ky emėr mund tė ketė ndikuar edhe pėrdorimi i gjuhės turke nė rregjistrimet qė kanė bėrė zyrtarėt turq. Edhe gėrmadhat e njė manastiri tė hershėm, edhe gojėdhėnat pėr njė qytezė tė hershme nė kėtė vend, por dhe gėrmadhat e kishės sė vjetėr nė Katundin e Vjetėr, tė bėjnė tė mendosh se kėtu duhet kėrkuar vendorigjina e Kyprillinjėve dhe e Gjikajve.

Pavarėsisht se ku do tė lokalizohet nė tė ardhmen fshati Kyprill, aty ku duken gėrmadhat e tij, nė Kuzhnen, Shebe apo Selitė, njė gjė ėshtė e vėrtetė: Elena Gjika, siē e ka pohuar qartė nė librin “Gratė nė lindje”, ėshtė stėrmbesė e Mirditės, e trevės qė nuk iu nėnshtrua pėr pesė shekuj perandorisė osmane. Fakti qė pinjollėt e Kyprillinjėve i kemi prezentė edhe nė ditėt tona nė Turqi dhe fakti qė Gjikajt i kemi prezentė edhe nė Kuzhnen e Shebe tė Mirditės, por edhe nė Macukull tė Matit do t'i ndihmojė historianėt qė t'i afrohen mė shumė tė vėrtetės shkencore pėr vendorigjinėn e Elena Gjikės.



• Gratė nė lindje. Zyrih 1859, f. 271.

• S. Pulaha: Lufta ruso-turke f. 332

“Mirdita”, 17.02.1991.



Girokastėr 04.05.69

Shoku i dashur Frenk! Gėzohem tė jeni shėndosh e mirė. Do tė mė falni pėr vonesėn e zgjatur, por kam kėrkuar tė mė vinte edhe njė material nga jashtė, i cili mė erdhi nė film nėpėrmjet Biblotekės Kombetare, por nuk kishte gjė nga ato qė unė prisja pėr Elena Gjikėn, prandaj kėtė radhė po ju dėrgoj vetėm kėto shėnime tė pakta.

Elena Gjika (Dora d'Istria) pėr Mirditėn.



Nė librin e saj “Gratė nė lindje” shkruar frėngjisht, Elena Gjika, lidhur me origjinėn e saj shkruan midis tė tjerave:
“Mirdita ėshtė vendi ku lindėn dy familje, njėra prej tė cilave ka luajtur njė rol tė madh nė Turqi dhe tjetra nė Moldavi-Vllahi (tė Rumanisė). Nga Kyprili ka dalė njė vezir i madh dhe katėr breza ministrash janė dalluar prej saj.
Familja tjetėr, ajo me emrin Gjika, ėshtė gjithashtu me origjinė nga Kyprili, ku lindi, nė shek. XVII, Gjergji i parė qė hypi nė fron mė 1658, (fq. 271) i librit “Gratė nė lindje”)

Shėnim: Kyprili, Elena Gjika e pėrmend si fshat nė Mirditė, prandaj do shikuar kjo. Me fjalė tė tjera ajo thotė se familja e Qyprillinjve dhe e Gjikajve ishin prej Mirdite, si origjinė. Libri i Elena Gjikės ėshtė botuar nė Zyrih , mė 1859.


ELENA GJIKA (DORA D'ISTRIA)

VAJZA JETIME NGA ĒAMĖRIA



Gjer mė sot, u tha dhe u shkrua se Elena Gjika e kishte origjinėn nga Pėrmeti buzė Vjosės, duke mbetur nė heshtje origjina e saj e vėrtetė dhe shumė gjėra tė tjera interesante tė jetės dhe sidomos vizita qė bėri ajo nė Shqipėri gjatė okupacionit turk.
Atė qė nuk e treguan tė tjerėt pėr tė, e shkruan ajo vetė nė veprat e saj me vlerė:

“Jam lindur – shkruan Elena Gjika nė brigjet e Shqipėrisė jugore, jo larg maleve tė dėgjuara tė Sulit, nė qytetin e Pargės…”

Duke kujtuar ditėt e hidhura tė dorėzimit tė qytetit, Elena Gjika shkruan: “Parga ime e dashur iu dorėzua vezirit tė pamėshirshėm tė Janinės, i cili nuk donte tė falte qytetarėt e Pargės pėr arsye tė ndiente kėtė udhėtim, megjithėse kishte disa “qė qeshnin pėr kėmbėnguljen e saj patriotike”.

Ēamėrinė, vendlindjen e saj, ajo e cilėson njė nga krahinat mė tė qeshura tė lindjes. “Nuk e them kėtė – shkruan Elena Gjiak – nga entuziazmi patriotik”. Duke kujtuar bukurinė e vajzave tė Ēamėrisė, ajo shton: “..Njeriu adhuron bukurinė e kėtyre virgjėreshave me sy tė zes, flokėt e kėndėshme tė sė cilave, me njė ngjyrė gėshtenje, zbresin gjer nė thembrat e kėmbės, Sot, pėrkundrazi, ēdo gjė ka ndryshuar! Zemra pikon gjak, duke soditur jetėn e mjeruar, qė bėjnė kėta njerėz… luftėtarė tė shkėlqyer qė i takonin dikur tė ngarkuar me armė plot me re qė ajo dėgjoi nga goja e njė gruaje.
Shkodrėn Dora D'Istria e pėrshkruan me ngjyra tė bukura. Duke folur pėr Rozafatin ajo thotė: “Pazaret dhe xhamitė me kubera ngrihen si amfiteatra gjer nė kėshtjellėn e Rozafatit, e cila qėndron nė ajėr nė njė lartėsi prej 115 metrash”. Pazarin e Shkodrės e pėrshkruan si njė “ballo me lloj lloj kostume”.

Duke folur pėr veriun e atdheut tonė Dora d'Istria na informon se familjet Gjika dhe Qyprili janė nga krahina e Mirditės duke dhėnė edhe hollėsira tė tjera pėr to.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė