Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-04-09, 11:01   #2
Action
 
Avatari i Action
 
Anėtarėsuar: 26-12-08
Postime: 692
Action me shokė shumeAction me shokė shume
Gabim Titulli: Disa prej episodeve mė tė ēuditshme ne Sport

Situata tė ēmendura



Incidente tė pabesueshme jashtė fushės sė futbollit me lojtarė profesionistė


* Charles Akonnor, i cili luan nė Bundesligėn gjermane, e ka futur antenėn e telefonit brenda hundės, duke i shkaktuar vetes njė hemorragji tė madhe.

* Kanizares, portierit tė kombėtares spanjolle, i shpėton nga dora njė shishe parfumi, tė cilėn ai e godet me kėmbė pa rėnė nė tokė, duke dėmtuar kėshtu rėndė kėmbėn.

* Robie Kin (ish i Totenhemit, tani i Liverpulit) ka kėputur ligamentin e gjurit tė tij pas njė hedhjeje tė dhunshme nė poltron mbi telekomandėn e televizorit tė tij.

* 1998: Darren Bernard i FC Barnslit rrėshqet nė dyshemenė e kuzhinės sė tij, ku kishte bėrė "pipin" qeni i tij. Ai nuk mundi tė luante pėr pesė muaj.

* Dirk van der Ven ka prerė disa gishta tė dorės sė tij nė tentativėn pėr tė ndezur motorin qė korr barin.

* Vidar Riseth (1860 Mynih) ka qenė viktimė i njė makine qė pėrdorej pėr masazh: makina i ka rėnė nga dora dhe u ka shkaktuar njė dėmtim serioz nė "tendinėn e Akilit".

* Peter Nielsen (Mynshengladbah) ka thyer njė krah, ndėrsa, - sipas tij, - po ulej nė poltronin pėrballė televizorit.

* Ende pėr t‘u sqaruar: Mikael Bletel (Saarbryken) i ėshtė kėputur njė nerv i kėmbės, ndėrsa gjendej... i shtrirė nė krevat.

* Devid Beti (Lids Jujantid) ėshtė pėrplasur me motorin e vogėl tė tė birit, duke dėmtuar rėndė "tendinėn e Akilit". Tė paktėn i biri doli i padėmtuar nga incidenti.

* Braziliani Ramalho ndiente dhimbje dhėmbėsh; i japin njė kurė me suposto dhe ai ēfarė bėn? I pi!!! Detyrohet tė qėndrojė tri ditė shtrirė pas helmimit.




Koincidenca tė futbollit


Topi ėshtė i rrumbullakėt dhe shkon nga e ēojnė...


Bolonja, e cila nė vitin 2005 bie nė Serinė B pas njė humbjeje kundėr Parmės nė "Playout", kthehet nė 2008 nė Serinė A, ndėrsa emilianėt (Parma) bien nė kategorinė inferiore.


Tė tjera koincidenca tė ēuditshme"


Nė finalen e Botėrorit 2006, Trezege gabon njė penallti decizive; i njėjti lojtar i kishte rrėmbyer Italisė titullin e kampionit tė Evropės nė 2002 falė njė goli nė minutat shtesė.


Nė njė vit tė vetėm (2007), Milani ėshtė hakmarrė ndaj dy skuadrave (Liverpulit dhe Boka Xhunjors) tė cilat, respektivisht, i kishin rrėmbyer Champions nė 2005 dhe Kupėn Interkontinentale nė 2003.


Katėr skuadra e kanė fituar titullin kampion tė Italisė nė vitin e 100-vjetorit tė tyre: Juve 1997, Milan 1999, Lacio 2000, Inter 2008.


Dy periudha pėrballė njėra-tjetrės:


1978:

- Vdes Papa

- Juve fiton titullin

- Liverpuli fiton Kupėn e Kampioneve

- Fiorentina shpėton nė javėn e fundit tė kampionatit

- Martohet Karli i Anglisė

- Inter fiton Kupėn e Italisė

- Askoli ngjitet nė Serinė A, duke e luajtur ndeshjen e fundit ndaj Modenės


Njė vit mė pas (1979) Milani pėrfundon nė serinė B dhe presidenti i saj arrestohet.

Botėrori qė pason fitohet nga Italia (1982).



2005:

- Vdes Papa

- Juve fiton titullin

- Liverpul fiton Champions

- Fiorentina shpėton nė javėn e fundit tė kampionatit

- Martohet Karli i Anglisė

- Interi ėshtė finalist i Kupės sė Italisė

- Askoli ėshtė nė luftė pėr "Playoff" pėr ngjitjen nė Serinė A dhe duhet tė luajė ndeshjen e fundit kundėr Modenės


Njė vit mė pas (2006) Juventus pėrfundon nė Serinė B.

Botėrori pasues fitohet nga Italia (2006).



Futboll mbi eksploziv


Luanin mbi njė bombė tė madhe tė pashpėrthyer dhe nuk e dinin! Gjatė punės pėr tė ndėrruar tapetin e fushės nė stadiumin "Vestfalen Stadion" tė Dortmundit, punėtorėt kanė hasur nė njė objekt tė fortė metalik. Pas njė ekzaminimi tė parė u zbulua se kishin tė bėnin me njė bombė tė madhe tė pashpėrthyer, e cila datonte nga Lufta e Dytė Botėrore! Pra, pėr vite tė tėra, Borusia e Dortmundit dhe kundėrshtarėt e saj kishin luajtur rreth njė apo dy metra mbi eksploziv jashtėzakonisht tė rrezikshėm. Pas zbulimit, bomba ėshtė ēaktivizuar menjėherė dhe ėshtė dėrguar nė muzeun e zonės.
Action Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė