Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-06-07, 11:26   #1
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

ne shenje RESPEKTI dhe LAVDIE,per heroinen kosovare SHOTE GALICA,me rastin e 80 vjetorit te vdekjes se saj,po e hap kete teme,
-te pasurojme kete teme me HEROINAT E PUSHKES dhe te PENDES.
dje,sot dhe neser....
-------------------------------------------------------
secila NENE qe lind nje,apo me shume HERONJE dhe HEROINA ,,,eshte NENE HEROINE.



SHOTE GALICA-QERIME (HALIL) RADISHEVA (1895-1927)
-------------------------------------------------------
NE 80 VJETORIN E SHOTE GALICE - QERIME HALILI RADISHEVA 1895 - 1927



Mehmet BISLIMI


Gruaja dhe nėna shqiptare, jo pak herė u pėrball me ashpėrsitė e jetės. Mbi tė rėndoi pesha e shekujve tė robėrisė dhe varfėrisė, pesha e kanunit dhe padrejtėsisė, kobi e zia, loti dhe gjaku... Por, pėr asnjė ēast ajo nuk u nėnshtrua para sfidave tė shumta gjatė jetės. Dinjitetin dhe krenarinė e saj nuk e mposhti as robėria shekullore e as goditjet e njėpasnjėshme qė ajo i mori nga ashpėrsitė e jetės sė rėndė e me plot halle. Gruaja dhe nėna shqiptare, nė vend tė parfumeve evropiane, pėrdori barotin, stolitė e saja ishin koburja dhe gjerdani me fishekė, ajo ishte dhe mbeti nė shėrbim tė atdheut. Gruaja shqiptare si nėnė, atdheut i fali nga shtatė ushtarė lirie, i fali nga shtatė zana mali, qė pushtuesit i morėn gjak nė vetull si: Teuta, Donika, Nora, Tringa, Shota..... e deri tek Gjevė Lladrovci e ditėve tė sotme dhe pa dyshim nėnėmadhja, nėnėlokja Zahide Jashari - nėna e Komandantit tonė Legjendar Adem Jashari!

Nėnat tona, gatuan bukėn pėr ēlirimtarėt, thurėn ēorapet qė tė mos ngrijnė ata, i bekuan rrugėt e tyre tė pėrgjakshme, i puthen ata nė ballė duke ua dhanė uratėn nė rrugėt tona tė vėshtira, por tė lavdishme tė lirisė. Ato i vizituan bijtė e tyre nėpėr syrgjynet otomane e kazamatet serbe, duke u thėnė: ”Mbahuni bijtė e mi, mos u ligėshtoni para dushmanit, mbahuni pėr hatėr tė vatanit!”... Ishin kėto fjalėt e nėnave tona, qė na dhanė forcė dhe bėnė qė populli ynė tė triumfoj fuqishėm mbi tmerrin shekullor tė robėrisė, mbi planet asimiluese, mbi planet gjenocidiale qė pushtuesit tanė i zbatuan egėrsisht mbi popullin shqiptar. Nuset e reja i pritėn trimat e tyre me vite tė tėra, nga syrgjynet, nga internimet, nga burgimet... e kujė nuk vunė! Ato fėmijėt nuk i lanė vetėm e shpinėn nuk ua kthyen pėr njė copė dashuri. Jo, ato kėtė nuk e bėnė kurrė, ato u gjakosen krah burrave pėr kėtė tokė tė zhuritur! Ato hynė nė histori me qėndresėn e tyre, ato hynė nė kėngė me bujarinė e tyre, ato u mitizuan pėr besnikėrinė dhe sakrificat e tyre si Rozafa e kalasė prej guri, si Doruntina... E kur bijtė tanė u kthyen tė gjakosur nga lufta, fjala e nėnės ua mikloi plagėt e tyre. Ato nuk lejuan qė loti tė iu shkoj nė faqet e tyre tė ndritura- jo as njė herė!... O zot, po cilat nėna nė botė, janė mė tė sprovuara, mė tė forta, mė bujare se nėnat tona? Ishte nėna dhe gruaja shqiptare ajo, qė i rezistoi tė gjitha kėto dhe nuk u dorėzua. Asaj, dhe vetėm asaj i dedikohen tė gjitha, para sė cilės populli ynė me respektin mė tė madh duhet tė pėrkulet deri nė gjunjėzim - para qėndresės dhe heroizmave tė NĖNĖS Shqiptare!

I gjithė ky respekt pėr nėnat tona, sot pėrcillet nė emrin e nėnės, nė emrin e gruas dhe nė emrin e heroinės sonė kombėtare – SHOTE GALICĖS, ky emėr kaq i madh qė zuri vend po aq tė madhėrishėm e lavdishėm nė historinė tonė kombėtare. Emri Shotė Galica ėshtė emėr nderi e krenarie, ėshtė emėr mburrje e emėr lirie pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė. Ėshtė dashuri pėr atdheun, pasion dhe inspirim i qindra Shotave tė reja qė ranė me pushkė nė dorė rreshtuar nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ato luftuan pėr ēlirimin e atdheut - ashtu si Shotė Galica dikur, dhe ranė pėr atdhe sa herė e kėrkoi domosdoshmėria e lufta ēlirimtare, ato ranė me emrin e Shote Galicės nė gojė!

Qerime Shotė Galica e inspiruar nė bėmat e trimėreshave shqiptare e bindur thellė nė tė drejtėn e popullit tonė pėr tė qenė tė lirė e vuri pushkėn krahut dhe pėr 12-tė vjet me radhė nuk u nda nga burri dhe bashkėluftėtari i saj Azem Galica, dhe nga shokėt e tij. Pėr 12-tė vjet me radhė Shote Galica luftoi kundėr pushtuesve serbė, austrohungarezė e bullgar.

Shota e Radishevės, ishte motėr e gjashtė vėllezėrve. Babai i saj Halili, ngase e kishte tė vetmen vajzė, nuk e ndau nga djemtė e tij pėr asnjė ēast. E merrte me vete nėpėr kuvende e ndeja burrash, ku pati fatin tė shohė me sytė e saj trimat e kohės si: Isa Boletinin, Shaqir Smakėn, Kamer Loshin, Nak Berishėn, Azem Bejtėn, Mehmet Deliun, Shak e Ramadan Radishevėn, Halit Bajramin, Xhemė Tėrnavin, Fazli Baranin, Emin Latin - Mehėn, Shaban Mikushnicėn, Bajram Zenė Mehėn e shumė trima tjerė. Nėpėr ato kuvende e ndeja merreshin vendime qė tė kėrciste pushka mbi pushtuesin serb. Aty edhe kėndohej kėnga e binte ēiftelia pėr trimėritė e trimave tanė. Shota i binte mirė ēiftelisė, si edhe ēarkut tė hutės

Kėndonte si zanė mali, sa edhe tė tmerronte me zėrin e kushtrimit:”Ooo, Prite, prite Azem Galicėn, o hejjj”...
-------------------------------------------------------
albanur.net




















Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 06-07-07 nė 16:35
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante