Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-01-08, 02:42   #1
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Ilirėt Nė Mesdhe

Ilirėt

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė



Shko te: navigacion, kėrko

Iliria


Problemi i prejardhjes dhe i rrugės sė formimit tė trungut etnik ilir me veēoritė e tij gjuhėsore e kulturore, ka pėrbėrė njė nga synimet mė kryesore tė ilirologjisė. Rreth kėtij problemi janė shfaqur pikėpamje tė ndryshme, tė cilat ndriēojnė nė mėnyrė tė mjaftueshme gjithė kėtė proces tė ndėrlikuar etnogjenetik. Kėrkimet komplekse arkeologjike, gjuhėsore dhe historike tė kohėve tė fundit e kanė vendosur atė mbi njė bazė mė tė shėndoshė dhe e kanė futur nė njė rrugė mė tė drejtė zgjidhjeje. Sado tė ndryshme qė mund tė paraqiten nga forma, teoritė mbi prejardhjen e ilirėve shprehin nė pėrmbajtje vetėm dy pikėpamje, e para i konsideron ilirėt si tė ardhur nė Gadishullin Ballkanik, ndėrsa pikėpamja e dytė i konsideron si popullsi autoktone e formuar nė truallin historik tė Ilirisė.
Midis teorive qė i quajnė ilirėt tė ardhur nė Gadishullin Ballkanik, ka mospėrputhje si pėrsa i takon vendit nga vijnė, ashtu edhe kohės sė ardhjes sė tyre. Disa e lidhin pėrhapjen e tyre me kulturėn e Halshtatit, tė tjerė me kulturėn e Fushave me Urna, apo me kulturėn Luzhice. Sipas tyre, nė kapėrcyell tė mijėvjeēarit tė dytė p.e.s. ilirėt morėn pjesė nė lėvizjet e popujve qė njihen me emrin dyndja dorike, egjeane ose panono-ballkanike dhe duke zbritur nga Evropa Qendrore, nė fillim tė epokės sė hekurit, u ngulėn nė Gadishullin Ballkanik nė trojet e tyre historike.
Pikėpamje mė e re ėshtė ajo qė e konsideron kulturėn ilire si njė dukuri tė formuar historikisht nė vetė truallin ilir nė bazė tė njė procesi tė gjatė dhe tė pandėrprerė tė saj gjatė gjithė epokės sė bronzit dhe fillimit e epokės sė hekurit.
Kjo tezė e zhvillimit tė pandėrprerė tė kulturės, qė jep mundėsi tė flitet edhe pėr njė zhvillim tė pandėrprerė etnik, gjen prova tė shumta nė territorin historik tė ilirėve, sidomos me zbulimet e bėra nė truallin e Shqipėrisė nė vendbanimin e Maliqit dhe nė varrezat tumulare tė Pazhokut, tė Vajzės, tė Matit etj, kurse jashtė Shqipėrisė, nė varrezat tumulare tė pllajės sė Glasinacit Bosnjė e gjetkė. Pėrballė kėtyre zbulimeve bėhet fare e paqėndrueshme teza qė e lidh etnogjenezėn e ilirėve me kulturėn e Halshtatit ose me bartėsit e kulturės sė fushave me urna. Trualli i kėsaj kulture tė fundit nuk mund tė lidhet nė asnjė mėnyrė etnikisht me ilirėt. Duke krahasuar truallin e kulturės sė fushave me urna me atė tė kulturės sė mirėfilltė ilire Mat-Glasinac nė rajonin qendror tė Ilirisė, vihen re ndryshime thelbėsore si nė kulturėn materiale, qeramikė, objekte metalike etj, ashtu edhe nė kulturėn shpirtėrore, qė ka njė rėndėsi tė veēantė nė pėrcaktimin etnik tė njė popullsie. Trualli i Panonisė ndjek mėnyrėn e varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat e saj nė vazo tė veēanta urna, ndėrsa ai i Matit dhe i Glasinacit, varrimin nė tuma kryesisht me vendosje kufome. Kėto ndryshime nė kulturė i veēojnė panonėt si njė grup etnik mė vete qė dallohet nga ai i ilirėve. Pėrveē kėsaj tė dhėnat arkeologjike kanė treguar se dyndjet panono-ballkanike, dorike dhe egjeane nuk e pėrfshinė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik dhe si pasojė nuk shkaktuan ndryshime dhe zhvendosje tė theksuara tė ilirėve. Kjo shihet qartė sidomos nė territorin e Shqipėrisė, ku materialet arkeologjike tė kėsaj kohe, flasin jo pėr ndėrprerje nė zhvillimin autokton tė kulturės, por pėr njė vazhdimėsi tė saj qė nga epoka e hershme e bronzit, pavarėsisht se disa shfaqje tė reja nė prodhimin metalurgjik, tė shek. XI-IX p.e.sonė, mund tė lidhen me ndikimet kulturore tė ardhura pėrmes dyndjeve nga veriu. Ky zhvillim i pandėrprerė kulturor nė territorin shqiptar shfaqet akoma mė mirė nė qeramikė, e cila ėshtė njė tregues i rėndėsishėm nė pėrcaktimin etnik dhe kulturor tė pėrdoruesve tė saj. Qeramika e kėsaj kohe zhvillohet nė tėrė truallin ilir mbi bazėn e poēerisė mė tė hershme tė epokės sė bronzit, pa pasur ndonjė ndryshim nė kohėn e kalimit nga epoka e bronzit nė atė tė hekurit, dhe duke e ruajtur kėtė traditė autoktone tė paktėn deri nė shek. VI p.e.s., kur historikisht dihet se kėto krahina banoheshin nga bashkėsi tė qėndrueshme fisnore ilire.
Tė gjitha kėto tė dhėna arkeologjike, tė grumbulluara nė pesėdhjetė vjetėt e fundit nė territorin e Shqipėrisė, sė bashku tregojnė se etnogjeneza ilire nuk duhet parė nė asnjė mėnyrė nė lidhje me ardhjen e njė popullsie nga veriu i Ballkanit, por si njė proēes historik shumė i gjatė dhe i ndėrlikuar autokton. Ky proēes fillon shumė kohė pėrpara kėtyre dyndjeve (dorike, egjeane dhe panono-ballkanike) dhe konkretisht me dyndjen e madhe tė periudhės kalimtare nga neoliti nė epokėn e bronzit, qė pėrfshin treva tė gjera tė Evropės dhe tė Azisė, duke sjellė me vete ndryshime tė dukshme etnike nė Evropėn neolitike.
Kjo dyndje e cilėsuar indo-europiane, qė ndodhi nė kapėrcyell tė mijėvjeēarit tė tretė, u krye nga grupe tė ndryshme popullsish baritore tė ardhura nga stepat e Lindjes. Ėshtė provuar arkeologjikisht se ajo nuk u bė menjėherė, por valė-valė dhe se krahinat perėndimore tė Ballkanit, midis tyre dhe territori i Shqipėrisė u prekėn prej saj mė vonė se sa ato lindore.
Gjatė kėsaj dyndjeje grupe tė ndryshme kulturore tė Evropės u zhdukėn pa lėnė gjurmė, tė tjera u pėrzien me popullsitė migratore, tė cilat u imponuan me kėtė rast vendasve gjuhėn, kulturėn, dhe nė njė farė mase edhe zakonet e veta. Kėshtu ndodhi, p.sh. me kulturat neolitike tė Vinēes, tė Butmirit, tė Lisiēi-Hvarit nė territorin e Jugosllavisė, tė cilat u zėvendėsuan me kulturat e reja Kostalace, Vuēedole etj; e njėjta gjė ndodhi edhe me kulturėn neolitike tė Maliqit, e cila u zėvendėsua nga njė kulturė mė e ulėt e karakterizuar me qeramikėn e saj trashanike, qė i atribuohet pikėrisht kėsaj dyndjeje.
Nė proēesin e shtjellimit tė kėtyre ngjarjeve dhe tė pėrzierjeve etnike dhe kulturore tė popullsive neolitike vendase, para-indoeuropiane, ose sipas disa studiuesve, indoeuropiane tė hershme, me ardhėsit e rinj indoeuropianė tė stepave u formua edhe baza mbi tė cilėn nisėn tė zhvillohen nė kushte tė veēanta edhe proēeset etnogjenetike tė popullsive tė vjetra historike tė Ballkanit Perėndimor, rrjedhimisht dhe procesi i formimit historik tė trungut etnik ilir me tipare tė pėrbashkėta kulturore, tė dallueshme prej bashkėsive tė tjera fqinje jo ilire. Nė kėtė proēes, i cili u zhvillua gjatė gjithė mijėvjeēarit tė dytė p.e.s., diferencimi dhe asimilimi i popullsive, ashtu sikurse dhe lidhjet ekonomike e kulturore, luajtėn njė rol tė rėndėsishėm. Nė qoftė se nė periudhėn e hershme tė epokės sė bronzit, kultura e territoreve perėndimore tė Ballkanit, ishte shumė larg pėr t’i dhėnė asaj karakter tė pėrcaktuar ilir, tė dallueshėm prej atyre tė territoreve tė tjera, ky diferencim i tipareve kulturore vjen e bėhet gjithnjė mė i theksuar nė periudhėn e mesme tė bronzit dhe veēanėrisht nė periudhėn e fundit tė epokės sė bronzit. Nė rrugėn e kėtij zhvillimi tė brendshėm, territoret jugore tė kėsaj treve ishin tė kthyera mė tepėr me fytyrė drejt jugut, nga bota e pėrparuar e Egjeut, me tė cilėn qenė nė marrėdhėnie tė ngushta ekonomike e kulturore. Veriu, pėrkundrazi, shfaq prirje drejt Evropės Qėndrore, por me lidhje mė tė dobėta me tė. Kėto lidhje ndikuan sadopak nė formimin dhe nė diferencimin nė fund tė epokės sė bronzit dhe nė fillim tė epokės sė hekurit tė dy grupeve tė mėdha kulturore ilire, grupit jugor dhe verior.
Kėshtu duke zėnė fill nė kapėrcyell tė epokės sė bronzit, proēesi i formimit tė etnosit ilir pėrshkon nė mijėvjeēarin e dytė rrugėn e gjatė tė diferencimit nga masa e pasigurt etnike qė u formua pas shkatėrrimit tė botės neolitike dhe pėrfundon nga fundi i kėtij mijėvjeēari. Si e tillė, kjo epokė krijon nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit atė substrat etno-kulturor, mbi bazėn e tė cilit formohet mė vonė etnosi dhe kultura ilire. Bartėsit e kėtij substrati mund tė identifikohen me atė popullsi parailire, qė nė burimet historike njihet si pellazge.
Pavarėsisht nga kjo hipotezė pėr parailirėt, thelbėsor ėshtė fakti se nė fund tė epokės sė bronzit, nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit ishte formuar njė bashkėsi e gjerė kulturore dhe etnike, e cila nė epokėn e hekurit nė bazė tė zhvillimit tė brendshėm ekonomiko-shoqėror, do tė vazhdonte tė zhvillonte mė tej kulturėn e vet duke i dhėnė asaj njė fytyrė gjithnjė mė tė pėrcaktuar etnike. Kjo ėshtė dhe periudha e formimit tė plotė tė bashkėsisė sė madhe ilire dhe tė grupeve tė veēanta etnokulturore, tė cilėt pėrmenden nga autorėt mė tė hershėm antikė


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante