Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-01-08, 02:55   #8
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

[redaktoni] Ekonomia dhe shoqeria


Illyria, Dyrrhachion. After 350 BC


Artikulli krysor : Ekonomia dhe shoqėria ilire nė lashtėsi Zhvillimi ekonomik e shoqėror i Ilirisė gjatė epokės sė hekurit dhe veēanėrisht gjatė shek. VII-V p.e.sonė kishte pėrgatitur kushtet pėr lindjen e qyteteve dhe tė jetės qytetare. Siē dėshmojnė tė dhėnat arkeologjike, qytetet ilire ngrihen mbi bazėn e vendbanimeve tė fortifikuara tė epokės sė hekurit dhe tė qendrave protourbane qė u krijuan si rezultat i zhvillimit tė zejtarisė, tė bujqėsisė, tė blegtorisė, si edhe tė intensifikimit tė marrėdhėnieve tė kėmbimit me botėn greke. Kjo dėshmohet nga prania e gjerė e qeramikės sė importuar korinthike e jonike dhe mė pas edhe nga prodhimet e kolonive greke nė Dyrrah e nė Apoloni, tė cilat kishin hyrė nė marrėdhėnie tė ngushta me prapatokėn ilire. Lindja dhe zhvillimi i jetės qytetare ishte njė dukuri me karakter ekonomik e shoqėror tėrėsisht e re. Thelbi i saj ishte vendosja e ekonomisė antike tė tregut qė u materializua me krijimin e qyteteve si qendra prodhimi e shkėmbimi. Kjo ėshtė e lidhur me shkėputjen e plotė tė zejtarisė nga bujqėsia, me krijimin e mėnyrės antike tė prodhimit dhe me zbatimin e punės sė skllavit nė degėt e ekonomisė.
[redaktoni] Bujqesia e blegtoria


Illyria, Dyrrhachium. C.450-350 BC.


Artikulli krysor : Bujqėsia dhe blegtoria ilire nė antikė Lindja e qyteteve i dha njė shtytje tė re zhvillimit tė degėve tė ndryshme tė ekonomisė ilire. Zejtarinė e shfrytėzimit tė minierave dhe tė pėrpunimit tė metaleve ilirėt e njihnin dhe mė parė, por asnjėherė si tani ajo nuk paraqitet si degė e veēantė e njė qyteti, siē ėshtė rasti i Damastionit. Nė shek. IV nė zejtarinė e punimit tė metaleve nuk vihet re ende ndonjė ndryshim cilėsor, fjala vjen nė punimin e veglave tė punės, tė armėve apo tė zbukurimeve, nė krahasim me shekujt pararendės. Por tani mund tė flitet pėr njė veprimtari mė tė gjerė e mė intensive si nė shfrytėzimin e minierave, ashtu edhe nė prodhimtarinė e degėve tė veēanta tė zejtarisė metalpunuese. Bie nė sy nė mėnyrė tė veēantė rritja e prodhimit tė armėve, qė pėrbėjnė nė kėtė kohė gjetjet mė tė shumta nėpėr nekropolet nė krahasim me zbukurimet.
[redaktoni] Tregtia

Artikulli krysor : Tregtia ilire nė antikė Si rrjedhim i zhvillimit tė zejtarisė dhe tė degėve tė tjera tė ekonomisė ilire u zgjeruan shkėmbimet dhe tregtia. Gjetjet arkeologjike dėshmojnė pėr njė shtrirje tė gjerė tė prodhimeve tė zejtarisė ilire. Tipat standardė tė armėve, tė zbukurimeve dhe tė enėve prej balte qė pėrsėriten nė gjetjet nga njė krahinė nė tjetrėn, dėshmojnė pėr marrėdhėnie intensive midis popullsisė sė krahinave tė ndryshme dhe pėr njė zhvillim tė konsiderueshėm tė kėmbimeve midis tyre. Njė zhvillim mė tė gjerė morėn nė kėtė kohė shkėmbimet me botėn greke. Jo mė kot pasuritė minerale dhe disa prodhime bujqėsore tėrhoqėn vėmendjen e autorėve antikė tė kėsaj kohe. Duket se kėto prodhime ishin ndėr artikujt kryesorė tė eksportit ilir. Njė vend me rėndėsi zinin kėmbimet me kolonitė greke tė bregdetit Adriatik dhe qytetet e Halkidės, tė cilat merrnin nga Damastioni argjendin pėr prerjen e monedhave tė tyre, kurse nga tokat e afėrta tė Atintanisė serėn, qė u duhej pėr ndėrtimin e anijeve dhe lyerjen e enėve tė transportit. Kundrejt tyre ilirėt merrnin prodhime luksi tė artizanatit grek, midis tė tjerave prodhime atike e italike. Krahas prodhimeve tė Dyrrahut e tė Apolonisė, enėt e kėtyre qendrave janė gjetje jo tė rralla nė vendbanimet e zonės bregdetare. Por ato fillojnė tė duken mė dendur edhe nė krahinat e brendshme ilire. Pas Trebenishtit ato shfaqen edhe nė luginėn e mesme tė Drinit, nė afėrsi tė Kukėsit e tė Krumės. Kėto prodhime arrijnė kėtu nėpėrmjet rrugėve tregtare tė shkelura qysh nė shek. VI-V, duke ndjekur luginat e lumenjve me pikėnisje si nga qendrat e bregut Adriatik, ashtu edhe tė Egjeut. Monedhat e argjendit pėrdoren gjerėsisht si ekuivalent shkėmbimi. Nė krahinat bregdetare gjejnė njė pėrhapje tė madhe monedhat e Dyrrahut e tė Apolonisė, kurse nė ato tė brendshme dhe lindore monedha e Damastionit. Gjetjet e deritanishme tregojnė se kjo monedhė qarkulloi nė njė zonė tė gjerė qė pėrfshinte krahinėn e diestėve, penestėve dhe pjesėrisht atė tė lynkestėve. Prerja dhe hedhja nė treg e monedhave nga njė qytet ilir si Damastioni ėshtė njė fakt me rėndėsi tė veēantė. Ai tregon se tani, nė pjesėn e parė tė shek. IV p.e.sonė, krahas Dyrrahut dhe Apolonisė, tė cilat me monedhat e tyre, qysh nga shek.V p.e.sonė kishin mbuluar krahinat e afėrta tė ultėsirės bregdetare dhe i kishin tėrhequr ato nė orbitėn e marrėdhėnieve skllavopronare, njė qytet ilir, Damastioni, lindi dhe u bė qendėr e rėndėsishme ekonomike e krahinave tė brendshme. Ai hodhi nė treg monedhėn e vet dhe me kėtė shėnoi shtrirjen e mėtejshme tė sistemit monetar nė krahinat e brendshme tė Ilirisė Jugore. Ekonomia monetare theu kėshtu dhe nė kėtė pjesė tė Ilirisė ekonominė e prapambetur natyrore, pėr t’i hapur rrugėn njė sistemi tė ri ekonomik, skllavopronarisė.
[redaktoni] Skllavopronaret
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė