Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-01-08, 02:56   #10
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

Artikuli kryesor Marrėdhėniet Iliro-Maqedonase
Nė vitin 359 Maqedonia mundi tė dalė pėrsėri nė fushė tė betejės kundėr ilirėve, por tani ajo e kishte kapėrcyer gjendjen e kaosit tė brendshėm politik dhe kishte mėnjanuar rrezikun e sulmit nga kundėrshtarėt e tjerė. Sundimtari i ri i saj, Filipi II, filloi fushatėn kundėr Mbretėrisė Ilire pasi ishte pajtuar me Athinėn dhe kishte larguar rrezikun trak e paion. I ēliruar, nė kėtė mėnyrė, Filipi u sul kundėr ilirėve me njė ushtri tė madhe, tė pėrbėrė prej 10 000 kėmbėsorėsh tė armatosur rėndė dhe 600 kalorėsish. Bardhyli i doli pėrpara armikut me njė ushtri po kaq tė madhe, 10 000 kėmbėsorė tė zgjedhur dhe 500 kalorės. Megjithatė, mbreti plak e ēmoi kėtė radhė tė pafavorshme ndeshjen e armatosur me maqedonėt dhe bėri pėrpjekje pėr marrėveshje. Ai i propozoi Filipit paqe, me kusht qė tė dy palėt tė mbanin qytetet qė kishin nė zotėrim nė atė kohė; Filipi nuk e pranoi dhe kėrkoi qė ilirėt t’i lironin tė gjitha qytetet qė i kishin pushtuar Maqedonisė. Meqenėse nuk u arrit marrėveshja, filloi pėrleshja. Tė dy ushtritė u ndeshėn me ashpėrsi tė madhe. Ushtria ilire i pėrballoi pėr mjaft kohė sulmet e armikut. Goditjeve tė falangės maqedone Bardhyli u kundėrvuri formacionin luftarak me radhė tė shtrėnguara nė trajtė kuadrati. “Nė krye, - shkruan Diodori, - fitorja nuk anoi as nga njėra, as nga tjetra palė, dhe kėshtu vazhdoi pėr njė kohė tė gjatė, sepse tė dy ushtritė luftuan me njė trimėri tė rrallė. Nga tė dy anėt u vranė shumė veta dhe ca mė shumė u plagosėn”. Megjithėse maqedonėt e fituan mė nė fund betejėn, Filipi II i Maēedonisė e pa se nuk qe nė gjendje ta ndiqte armikun. Mė vonė ilirėt dėrguan pėrfaqėsues dhe pėrfunduan paqen, pasi liruan tė gjitha qytetet e Maqedonisė qė kishin pushtuar. Diodori bėn tė qartė edhe faktin se pėr cilat toka ishte fjala, kur thotė se, pasi i vuri nėn zotėrimin e tij gjithė banorėt gjer nė liqenin Lyhnid, Filipi u kthye nė Maqedoni. Me kėtė betejė, ai zgjidhi pėrfundimisht ēėshtjen e Lynkestisė dhe e ndryshoi gjendjen nė kufijtė perėndimorė nė favor tė Maqedonisė. Nė kushtet e krijuara rishtas ilirėt u pėrpoqėn tė dilnin nga gjendja e krijuar duke kėrkuar aleatė kundėr Maqedonisė. Nė vitet e fundit tė jetės sė tij Bardhyli u drejtua nė jug, kundėr molosėve, tė cilėt ndėrkaq ishin afruar me Filipin, duke synuar qė t’i shkėpuste nga ndikimi maqedon. Ushtria ilire invadoi tokat molose, por ndeshi nė njė qėndresė tė fortė dhe u detyrua tė tėrhiqej. Nė vitin 356 p.e.sonė ky synim u pėrsėrit nė pėrpjekjen pėr njė aleancė tė gjerė antimaqedone. Kėtė ngjarje Diodori e pėrshkruan kėshtu: “tre mbretėr, ai i Trakisė, i Paionisė dhe i Ilirisė, ishin bashkuar pėr tė sulmuar Filipin. Kėta mbretėr fqinjė e shikonin tėrė smirė rritjen e fuqisė sė Filipit dhe duke qenė se nuk ishin aq tė fortė pėr ta luftuar veēmas, u lidhėn ndėrmjet tyre me shpresė qė t’ia arrinin mė lehtė qėllimit”. Por ata ishin tė zėnė me grumbullimin e ushtrisė, kur ai i zuri nė befasi dhe i theu para se tė bashkonin forcat e tyre. Ky lajm vėrtetohet edhe me njė mbishkrim atik, qė pėrkujton pėrfundimin e njė koalicioni midis Athinės dhe tre mbretėrve tė pėrmendur mė lart. Nė kėtė akt zyrtar mbreti i ilirėve quhet Grabo. Midis mendimeve tė ndryshme qė janė shfaqur rreth figurės sė tij, duket mė i pranueshėm supozimi sipas tė cilit Grabo ka qenė pasardhės i Bardhylit, qė nė kėtė kohė duhet tė ketė vdekur. Frenimi qė arriti t’u bėnte ilirėve nuk e kėnaqte Filipin. Ai nuk e ndiente veten tė qetė sidomos kur lufta pėr vendosjen e hegjemonisė maqedone nė Greqi kėrkonte gjithė energjitė dhe forcat e tij. Pėr t’u siguruar nga sulmet e shtetit ilir, Filipi u mundua ta vinte kėtė shtet nė pozita mbrojtjeje. Prandaj, nė vitin 344 p.e.sonė, e sulmoi pėrsėri Ilirinė me njė ushtri tė fortė. Kėtė radhė ilirėt udhėhiqeshin nga mbreti Pleurati(Pleuratos). Ata i bėnė njė qėndresė tė ashpėr dhe i shkaktuan armikut humbje tė rėnda. Vetė Filipi mbeti i plagosur dhe nė fushėn e betejės ranė shumė nga rrethi i tij i afėrm. Megjithatė, ai mundi tė hyjė nė Iliri dhe tė pushtojė disa qytete, tė cilat mė vonė i fortifikoi dhe vendosi nė to garnizone. Pasi shkretoi vendin, Filipi u kthye nė Maqedoni me plaēkė tė madhe. Nė burimet nuk thuhet se deri ku mundi tė ketė arritur dhe pėr cilėn pjesė tė vendit ėshtė fjala kur flitet pėr qytetet e pushtuara, por dihet nga pohimet e Isokratit se nė bregdet nuk mundi tė dalė. Ka tė ngjarė qė ai tė ketė vėnė dorė mbi njė pjesė tė krahinės sė banuar nga fisi i dasaretėve dhe si kufi tė kenė shėrbyer ato qė nė burimet quhen malet e Ilirisė ose tė taulantėve dhe qė mund tė identifikohen me vargun e maleve tė Polisit, tė Kamjes dhe tė Ostrovicės.
[redaktoni] Kryengritja e 335 para eres sone

Pas vdekjes sė Filipit II(336 p.e.r), ilirėt e krahinave tė nėnshtruara ngritėn krye nė vitin 335 p.e.sonė kundėr pasardhėsit tė tij, Aleksandri ose Leka i Madh, kur ky ndodhej larg vendit, duke luftuar me tribalėt dhe popullsi tė tjera veriore. Kėtu Aleksandrit i erdhi lajmi i kėsaj lėvizjeje nė Iliri. Kliti, i biri i Bardhylit, ishte shkėputur prej tij dhe me tė ishte bashkuar edhe Glaukia, mbret i ilirėve taulantė. Si mėsoi se Kliti kishte pushtuar qytetin Pelion, Aleksandri u drejtua me forcat e tij kundėr kėtij qyteti. Rufi dhe Ariani qė bėjnė fjalė pėr kėtė ngjarje, pėrshkruajnė me hollėsi pozicionin e qytetit, vendosjen e forcave kundėrshtare dhe stratagjemat qė pėrdorėn tė dyja palėt. Sipas tyre Pelioni ishte njė qytet i Dasaretisė, buzė lumit Eordai, dhe mė i forti nė kėtė vend. Ushtria ilire ishte ndarė nė dy pjesė: garnizoni qė mbronte qytetin dhe repartet e lėvizshme qė kishin zėnė rrugėt dhe majat pėrqark tij. Aleksandri vendosi t’i shkėpusė lidhjet midis tyre; ngriti lėmin pranė qytetit dhe filloi ndėrtimin e njė muri qė do tė pengonte garnizonin tė dilte pėr tė marrė pjesė nė luftimet e jashtme. Mbėrritja e befasishme e Glaukisė me njė ushtri taulantėsh e vuri ushtrinė maqedone nė pozitė tė vėshtirė dhe vetėm nė sajė tė njė manovre tė shpejtė, Aleksandri mundi tė tėrhiqte pa humbje tė mėdha trupat e veta. Por ilirėt nuk ditėn ta shfrytėzonin fitoren. Duke besuar nė njė sukses tė plotė, ata e lanė ushtrinė e tyre pranė Pelionit nė shkujdesje. Kjo i dha mundėsi Aleksandrit, qė tri ditė pas tėrheqjes, tė kthehej fshehtas pėrsėri nė fushėn e betejės dhe ta godiste natėn ushtrinė ilire. Pasi pėsoi humbje tė mėdha, masa kryesore e ushtrisė ilire u tėrhoq nė malet e taulantėve. Vetė Kliti, pas dėshtimit tė kryengritjes u mėrgua nė vendin e taulantėve, ndėrsa garnizoni u largua duke i vėnė zjarrin qytetit. Deri nė prag tė kryengritjes duket se Kliti sundonte nė mbretėrinė e tij tė dobėsuar, duke njohur sovranitetin e mbretit maqedon. Kjo tė paktėn mund tė nėnkuptohet nga shprehja e Arianit qė thotė se ai “u shkėput” prej Aleksandrit, kur e njoftuan pėr fillimin e kryengritjes. Por nė burimet nuk thuhet se cila qe gjendja juridike qė u vendos nė kėtė pjesė tė Ilirisė pas largimit tė Klitit. Aleksandri duket se u kėnaq me rivendosjen e gjendjes sė mėparshme nė kėtė pjesė tė shtetit tė tij dhe nuk e vazhdoi mė tej konfliktin me ilirėt; telashe tė tjera e prisnin nė Greqi. Taulantėt, tė cilėt Filipi nuk kishte mundur t’i shkelte, paraqiten nė kėtė konflikt si njė fuqi mė vete dhe me njė mbret tė tyre. Tokat e kėtij fisi pėrbėnin siē duket atė pjesė tė Mbretėrisė Ilire qė kishte mbetur e pavarur.
[redaktoni] Organizimi politik i Ilirise
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė