Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-01-08, 02:58   #12
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

Artikulli kryesor : Forcimi i pushtetit mbretėror ilir nė antikė Nė vitin 302 p.e.sonė Glaukia ishte ende nė krye tė shtetit ilir. Pas kėsaj date ai nuk pėrmendet mė. Periudha qė pason ėshtė mjaft e errėt dhe njihet vetėm nėpėrmjet burimeve tė fragmentuara, por ndonjėherė tepėr tė rėndėsishme. Rreth vitit 295 p.e.sonė si mbret i ilirėve pėrmendet Bardhyli i ri. Rrethanat nė tė cilat ai u gjend nė krye tė shtetit ilir dhe marrėdhėniet e tij me Glaukinė, tė cilin e zėvendėsoi, janė tė paqarta. Njė lidhje martesore e paraqet Bardhylin si aleat tė Pirros. Plutarku thotė se pas vdekjes sė gruas sė parė, Antigonės, Pirroja “u martua me shumė gra, pėr arsye politike dhe pėr tė rritur fuqinė e tij”. Njė ndėr to ishte edhe Brikena, bija e Bardhylit, mbretit tė ilirėve. Historiani romak Justini dhe shkrimtari romak i shek. I Frontini njoftojnė nga ana e tyre pėr njė fushatė tė Pirros kundėr ilirėve, nė tė cilėn ai kishte dalė fitimtar dhe kishte pushtuar edhe qytetin qė ishte kryeqendra e tyre, pa na thėnė emrin e tij. Edhe historiani grek i shek. II Apiani, gjithashtu, i bėn jehonė kėsaj ngjarjeje, duke thėnė se Pirroja zotėronte njė pjesė tė Ilirisė gjatė bregdetit Jon. Tė gjitha kėto burime nuk e pėrcaktojnė, megjithatė, se deri ku u shtri sundimi i mbretit molos mbi tokat ilire dhe si ndodhi qė ai i rritur nė oborrin e Glaukisė ndėrhyri me forcė nė shtetin e tij. Pas gjithė kėtyre ngjarjeve fshihet njė grindje e brendshme midis trashėgimtarėve apo pretendentėve pėr fronin e Glaukisė, e cila u shfrytėzua nga Pirroja. Por nuk ėshtė pėr t’u pėrjashtuar edhe pikėpamja sipas sė cilės Bardhyli i ri tė ketė qenė njė pinjoll i Bardhylit I, qė vjen nė fuqi me ndihmėn e Pirros, duke i lėshuar kėtij tė fundit njė pjesė tė Mbretėrisė Ilire. Vetėm kėshtu mund tė shpjegohet se si Pirroja u bė zot i krahinave perėndimore tė Mbretėrisė Ilire, ndofta edhe i Apolonisė, kurse Bardhylit i la krahinat lindore rreth liqenit Lyhnid, ose nė perėndim tė tij. Por pushtimi i tokave ilire prej Pirros dhe sundimi i Bardhylit tė ri si “mbret i lirėve” mbi njė pjesė tė shtetit ilir nuk duhet tė kenė zgjatur shumė. Pasazhi i Apianit qė thotė se kėto toka i trashėguan dhe pasardhėsit e Pirros bie nė kundėrshtim me zhvillimin e ngjarjeve tė mėpastajme. Grindjet e brendshme pėr trashėgimin e fronit tė Glaukisė duket se u kapėrcyen shpejt. Nė prologun e librit XXIV tė historianit latin Trogut bėhet fjalė pėr “luftėn qė Ptolemeu e Kerouni (mbret i Maqedonisė) bėnė me Monunin ilir dhe Ptolemeun, tė birin e Lysimahut”. Ky lajm qė i takon njė ngjarjeje tė vitit 280 p.e.sonė flet pėr njė sundimtar ilir qė ndėrhyn nė grindjet pėr fronin maqedon si aleat i pretendentit tjetėr, birit tė Lysimahut. Sipas renditjes sė Trogut, Monuni ėshtė kundėrshtar i parė i Keraunit dhe mund tė supozohet edhe iniciator i kėsaj lufte. Sidoqoftė ky Monun duhet tė ishte sundimtar i njė vendi, kufijtė e tė cilit takonin me Maqedoninė. Supozimi se ai ishte njė mbret dardan, sot ėshtė zhvleftėsuar duke i lėnė vend mendimit se nė rastin konkret kemi tė bėjmė me njė sundimtar tė shtetit ilir. Figura dhe veprimtaria e tij bėhet mė e qartė nėpėrmjet njė monedhe tė Dyrrahut. Kjo ėshtė njė tridrahme, e cila mban simbolet e njohura tė tridrahmes sė mėparshme autonome tė Dyrrahut; nė faqe ka njė lopė duke e pirė viēi, nė shpinė njė katror tė mbushur me zbukurime lineare; ndryshe prej sė parės monedha e re ka njė peshė mė tė vogėl (10,3-10,5 gr. nė vend tė 10,4-11,5 gr.) dhe krahas legjendės ????? apo ??? ka edhe emrin e mbretit (??S???OS ?????????) dhe njė nofull derri mbi lopėn, qė mungojnė nė tridrahmat e vjetra. Nė njė variant tjetėr monedhave tė Monunit u ėshtė hequr legjenda e shkurtuar e qytetit dhe ėshtė zėvendėsuar me njė heshtė. Kėto tridrahme janė datuar me tė drejtė pas vitit 300 p.e.sonė dhe pėrputhen si kohė me Monunin e pėrmendur prej Trogut. Njoftimi i Trogut dhe prerja e kėsaj monedhe dėshmojnė se me gjithė tronditjen qė kishte pėsuar shteti ilir mbas vdekjes sė Glaukisė nga ndėrhyrja e Pirros, Monuni kishte mundur tė rimėkėmbte shtetin e tij nė tė gjithė territorin e dikurshėm, prej brigjeve tė Adriatikut deri nė kufi tė Maqedonisė. Si duket, ai pėrfitoi nga largimi i Pirros pėr nė Itali pėr t’i rikthyer shtetit tė vet tokat e pushtuara. Pushteti i tij mbi Dyrrahun ishte rritur. Duke vėnė dorė mbi punishten e monedhave, ai i thelloi mė shumė se paraardhėsi i tij marrėdhėniet me kėtė qytet. Varianti i fundit i prerjeve tė Monunit tregon se mbreti ilir duhet ta ketė ndjerė veten mjaft tė fortė qysh se hoqi prej kėsaj monedhe emrin e shkurtuar tė Dyrrahut. Nuk dihet se si kanė qenė marrėdhėniet e tij me Apoloninė, por s’ka ndonjė arsye pėr t’i konsideruar tė ndryshme. Edhe ky qytet duhet tė ketė njohur sovranitetin e plotė tė mbretit ilir, duke iu nėnshtruar atij si Dyrrahu politikisht dhe ekonomikisht. Pasardhės i Monunit dhe i fundit prej dinastisė sė Glaukisė ka qenė Mytili. Edhe pėr tė si traditė letrare kemi vetėm njė njoftim tė shkurtėr nė prologun e librit XXV tė Trogut ku thuhet se “... i biri i tij /Pirros/, Aleksandri bėri me Mytilin luftėn ilire”. Njė monedhė bronzi e prerė edhe kjo nė punishten e Dyrrahut vėrteton plotėsisht natyrėn historike tė personit tė Mytilit. Kjo monedhė, e cila ka si simbole kryet e Herakliut nė faqe dhe armėt karakteristike tė kėtij heroi (harkun, mėzdragun dhe millin) nė shpinė, ndryshon prej prototipit tė vet, sepse nė vend tė nėpunėsit monetar tė Dyrrahut atė e siglon kėtė radhė mbreti Mytil (??S???OS ???????), i cili ka hequr pėrveē kėsaj nga monedha edhe legjendėn e qytetit. Vetė kėto tė dhėna tė monedhės tregojnė se Mytili ishte zoti i Dyrrahut dhe ushtronte mbi kėtė qytet po atė pushtet qė kishte edhe paraardhėsi i tij Monuni. Monedha ėshtė tepėr e rrallė, gjė qė tregon se sundimi i tij ka qenė i shkurtėr. Lufta midis Mytilit dhe Aleksandrit, pėr tė cilėn bėnte fjalė Trogu, i takon vitit 270 p.e.sonė. Pėr fat tė keq nuk ėshtė ruajtur ndonjė njoftim i saktė mbi shkaqet dhe pėrfundimet e kėsaj lufte, gjė qė ka dhėnė shkas edhe pėr supozime tė ndryshme. Mendimi se ajo pėrfundoi nė favor tė Aleksandrit dhe se ky u bė pėrsėri zot i krahinave jugore tė shtetit ilir, madje edhe i Apolonisė, u referohet Frontinit dhe Apianit. Njė shqyrtim mė i kujdesshėm i njoftimeve tė tyre tregon se kėto pėrfundime nuk janė plotėsisht tė drejta. Ėshtė e vėrtetė se Frontini, qė plotėson Trogun, bėn fjalė pėr njė ndeshje nė tė cilėn Aleksandri mundi ilirėt, por pėrleshja zhvillohet nė tokėn epirote dhe nga ky lajm nuk del se ai pushtoi qoftė edhe ndonjė pjesė nga tokat e shtetit ilir. Sa pėr njoftimin e Apianit, ai ka karakter tepėr tė pėrgjithshėm dhe as ky dhe as ndonjė autor tjetėr nuk paraqesin prova se Apolonia ka qenė nėn sundimin e ndonjė mbreti epirot.
[redaktoni] Fuqizimi i skllavopronarise
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė