Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-01-08, 03:02   #14
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

paralelisht si dy pjesė tė veēanta, por tė ndėrlidhura, tė njė dyqytetshi, ku i riu fitoi epėrsinė dhe u bė mė pėrfaqėsuesi. I parė mė vete Bylisi ka tė gjitha tiparet e qyteteve tė tipit tė tretė, pa akropol. por sė bashku me Klosin ai pėrbėn njė kategori tė veēantė qyteti. Pavarėsisht nga klasifikimet e ndryshme qė mund t’u bėhen qyteteve ilire, trajtimi i tyre urbanistik u pėrgjigjej disa kėrkesave themelore, siē ishin vendosja e qendrės sė banuar nė njė terren jo tė sheshtė, rrethimi i saj me mure, ndarja e territorit brenda mureve nė tri pjesė kryesore, pėr banim, pėr veprimtari shoqėrore e mbrojtje dhe krijimi sipas kushteve tė terrenit, i unitetit midis agorasė dhe komplekseve tė banimit. Njė nga kriteret bazė tė qytetit ilir tė asaj kohe ishte modelimi sipas vijės sė jashtme i mureve rrethuese, traseja e tė cilėve shfrytėzon sa mė mirė mundėsitė mbrojtėse tė terrenit. Nė kėtė sistem fortifikimi muret e qendrave tė vjetra tė epokės sė hekurit shfrytėzoheshin vetėm pjesėrisht. Qytetet e ngritėn mbrojtjen e tyre mbi njė bazė krejt tė re qė u pėrgjigjej nivelit dhe kėrkesave tė kohės. Muret rrethuese tė Lisit dhe tė Shkodrės u ndėrtuan nė stilin e njohur trapezoidal-poligonal, kurse ato tė Bylisit, Dimales, Margėlliēit, Irmajt e tė Zgėrdheshit, ndiqnin stilin kuadratik. Kėto ishin mure tė fuqishme tė ndėrtuara me blloqe tė mėdha e tė skalitura me njė trashėsi prej 2,70-3,50 m dhe qė nė kohėn e vet arrinin njė lartėsi prej 10-12 m. Ato pėrforcohen tani me kulla tė shumta. Nė qoftė se vendbanimet e para kishin njė ose dy porta, qytetet qė kanė tani njė jetė mė tė dendur dhe lėvizje tė madhe kanė porta tė shumta, tė mėdha e tė vogla, pėr tė lehtėsuar hyrjen e daljen e qytetarėve. Meqenėse portat pėrbėnin pikat mė tė prekshme, mbrojtjes sė tyre i kushtohej njė kujdes i veēantė. Ato zakonisht vendoseshin midis dy kullave dhe nė rastin kur mbroheshin nga njė e tillė e vetme, atėherė kulla ngrihej nė anėn e djathtė tė hyrjes, me qėllim qė tė shfrytėzohej krahu i zbuluar i armikut. Nuk njihet ende nė masėn e duhur ndėrtimi i brendshėm i kėtyre qyteteve, por edhe ato tė dhėna tė pakta qė kemi dėshmojnė se ato janė ndėrtuar sipas shembullit tė qyteteve bashkėkohėse nė Greqi, Maqedoni dhe nė Epir, nė bazė tė parimeve urbanistike tė njohura tė kohės helenistike. Pėrveē ndarjeve tė mėdha, akropolit dhe qytetit tė mesėm e tė poshtėm, nė kėto qytete dallohet edhe pjesa ku ndodheshin sheshi publik dhe tregu i qytetit. Skodra e Lisi dhe qytete tė tjera tė ngritura buzė detit apo lumenjve, kishin edhe skelat e tyre. Rrugėt ishin njė element themelor urbanistik qė e ndanin qytetin nė insola, qė niseshin nga hyrjet kryesore apo tė dyta, pėrshkonin qytetin nė drejtime tė ndryshme dhe lidhnin nė mėnyrė organike pjesėt pėrbėrėse tė tij. Vendet mė nė dukshme janė pėrdorur nė qytetet ilire pėr ndėrtimin e godinave tė rėndėsishme shoqėrore. Vende tė tilla zinin tempujt, teatrot, portikėt, stadiumi nė Bylis, Amantie, Dimale etj., varret monumentale nė Selcė tė Poshtme etj. Kur terreni ishte i pjerrėt, ai sistemohej pėr nevoja tė ndėrtimeve qytetare me anė tarracash. Njė kujdes i veēantė i kushtohej pajisjes sė qytetit me kanale kulluese, tė cilat shkarkonin ujėrat jashtė mureve rrethuese. Furnizimi me ujė tė pijshėm mbėshtetej kryesisht nė sterat dhe rezervuaret qė ndėrtoheshin brenda qytetit ose nė trashėsinė e mureve rrethuese. Njė ide mbi madhėsinė e qyteteve ilire e japin hapėsira qė ato zinin dhe perimetri i mureve tė tyre rrethuese. Kėshtu, Lisi zinte njė sipėrfaqe prej rreth 20 ha dhe muret e tij kishin njė gjatėsi prej 2 200 m; Bylisi shtrihej mbi njė sipėrfaqe prej 28 ha, ndėrsa muret ishin 25 550 m tė gjatė, kurse Klosi kishte pushtuar nė kodrėn e vet 18 ha tokė, qė rrethoheshin prej muresh me njė gjatėsi prej 1 850 m. Nuk dimė shtrirjen e saktė tė Skodrės, por duket se ka qenė pak mė e madhe se ajo e Lisit. Qytetet e tjera, si Antipatrea, Dimale, Zgėrdheshi kishin njė madhėsi mesatare: sipėrfaqja e shtrirjes sė tyre arrinte deri nė 10-15 ha, kurse muret perimetrale nuk i kalonin tė 1 400 m. Njė grup i tretė qytetesh, si Irmaj, Margėlliēi etj., ishin mė tė vegjėl; muret e tyre ishin nėn 1 400 m tė gjatė dhe rrethonin sipėrfaqe tė vogla prej 5-7 ha. Megjithėse qytetet e kėsaj kohe shtriheshin edhe tej mureve rrethuese (jashtė tyre gjejmė dendur gjurmė banesash, tempuj e ndėrtime tė tjera), prapėseprapė truallin kryesor tė qytetit e pėrbėnte territori brenda mureve rrethuese. Muret rrethuese dhe godinat shoqėrore qė janė ruajtur dėshmojnė se ndėrtimet e tyre u nėnshtroheshin parimeve tė njohura tė urbanistikės antike. Vetėm ndėrtues tė aftė dhe me njohuri tė thella teknike mund tė zgjidhnin detyrat e ndėrlikuara qė paraqisnin ndėrtimet mbrojtėse dhe ato me karakter publik e privat, nė atė shkallė tė gjerė dhe nė atė nivel tė lartė qė njohin qytetet ilire qė nga fundi i shek. IV deri nė mesin e shek. III. Jeta dhe kėrkesat e kohės i pėrgatitėn kėta ndėrtues midis vetė popullsisė ilire. Realizimi i kėtyre ndėrtimeve ishte vepėr e njė shoqėrie skllavopronare qė kishte mundėsitė e organizimit dhe tė sigurimit tė materialeve pėr njė veprimtari kaq tė gjerė ndėrtuese. Procesi i shndėrrimit tė disa qendrave tė fortifikuara tė epokės sė hekurit nė qytete nuk pėrfshin dhe as qė mund tė pėrfshinte tė gjitha kėto qendra. Midis tyre u veēuan dhe u kthyen nė qytete vetėm ato qė kishin njė pozitė gjeografike tė pėrshtatshme pėr njė zhvillim mė tė lartė. Pjesa tjetėr, mė e madhja e tyre, ruajti pamjen e dikurshme me njė jetė ekonomike tė kufizuar. Nevojat e mbrojtjes dhe tė tregtisė bėnė, nga ana tjetėr, qė krahas kėtyre qendrave tė lindin nė rrugėt e komunikacionit ose rreth qyteteve edhe njė varg vendbanimesh tė vogla, tė fortifikuara, me funksione ushtarake e administrative. Tė tilla mund tė konsiderohen kalaja e Xibrit nė Mat, e cila zinte njė pikė kyēe nė rrugėn qė tė ēonte prej Dyrrahut nė krahinat e brendshme lindore nėpėr Shkallėn e Tujanit - Qafė Murrizė - Dibėr - Maqedoni; qyteza e Shkamit nė rrugėn e Krrabės, kulla e Kamunaut nė Sulovė, nė rrugėn qė lidhte ultėsirėn bregdetare pas Apolonisė me luginėn e Devollit; pikėvrojtimi i Rabies nė Mallakastėr, nė rrugėn qė ndjek krahun e djathtė tė Vjosės e tė tjera si kėto, tė cilat gjenden pa pėrjashtim nė tė gjitha rrugėt e dorės sė dytė qė pėrshkonin truallin e vendit tonė. Tek autorėt antikė dhe nė burimet epigrafike kėto qendra pėrmenden si kėshtjella apo fortesa rreth qyteteve me termat castellum apo peripolia. Ato janė nė funksion tė qyteteve qoftė nga pikėpamja strategjike dhe administrative, qoftė nga ajo ekonomike. E para duket nė vendosjen e tyre pranė qafave ose rrugėve qė tė ēojnė drejt qytetit, duke krijuar njė kurorė fortifikimesh nė zonėn gjeografike ku qyteti mbizotėron me ekonominė e vet. E dyta shprehet nė faktin se ato mė tepėr konsumojnė prodhimet e qytetit sesa prodhojnė vetė.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė