Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-01-14, 17:24   #34
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Titulli: A kemi nevojė pėr njė shtet tė tillė ?

OVL nė mbrojtje tė Haradinajt: Ushtarėt luftuan pėr liri e jo pėr fe.




Organizata e Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė, ka vendosur t’I dalė nė mbrojtje ish-komandantit Ramush Haradinajt. Nė reagim thuhet se OVL, ėshtė e shqetėsuar me debatin rreth fesė qė po ndodh kohėn e fundit nėpėr media e portale tė ndryshme.

“Ne konsiderojmė se nxitja e pėrēarjes fetare nė Kosovė, ėshtė e panevojshme dhe e papranueshme. Gjithashtu, ne kundėrshtojmė edhe pėrfshirjen e temės sė luftės ēlirimtare gjatė kėtij debati tė pakuptimtė”.

Sipas organizatės sė veteranėve, lufta ēlirimtare ka qenė e pastėr dhe nuk i ka diferencuar njerėzit ideologjikisht, por i gjithė populli liridashės i ka pasur dyert e hapura tė angazhohet pėr lirinė e Atdheut tė vet e bashkimin e trojeve, pa dallim feje apo ideologjie. Dėshmorėt e Kombit nuk mund tė pėrvetėsohen nga askush, ata nuk kanė qenė as tė feve e as partive tė ndryshme politike, por kanė qenė luftėtarė tė bashkimit tė trojeve shqiptare.

“Duke ēmuar lartė kontributin e disa prijėsve fetarė nė luftėn ēlirimtare, ne kundėrshtojmė ashpėr sulmet qė ju bėhen komandantėve tė UĒK-sė siē ėshtė rasti me Komandatin e ZO tė Dukagjinit Gjeneral Ramush Haradinaj, nga persona tė panjohur dhe tė paditur, apo dhe nga tė tjerė qė kėtė e bėjnė me qėllim tė caktuar, e qė gjatė luftės nuk iu rreshtuan famėmadhes Ushtri Ēlirimtare tė Kosovės. Pėr opinionin ėshtė e ditur, se familja Haradinaj, ka qenė gjithėherė nė shėnjestėr tė pushtuesit, pasi qė nė vazhdimėsi ka punuar nė shėrbim tė interesave kombėtare. Pėr gjysėm lirinė qė e kemi sot, kjo familje ka dhėnė dy dėshmorė tė Kombit: Luanin dhe Shkelzenin”.

Organizata e Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė, si pėrfaqėsuese e idealit tė luftės pėr liri, si pėrfaqėsuese e vlerave dhe bartėsve tė saj, bėn tė qartė se njė nga frytet e luftės ėshtė edhe liria e fesė, e cila ka luajtur rol tė madh nė unifikimin e popullit tonė, e asnjėherė rol pėrēarės.

“Kėrkojmė qė ky debat tė mbyllet, nė tė mirėn e interesave kombėtare, sepse shqiptarėt ende janė tė copėtuar e robėruar dhe ende nuk kanė realizuar aspiratat e tyre si komb”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė